Herėt a vonė, Serbia do tė pajtohet me faktin se Kosova ėshtė shtet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Herėt a vonė, Serbia do tė pajtohet me faktin se Kosova ėshtė shtet

Mesazh nga GentleMan prej Wed Jan 13, 2010 11:40 am

Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu mbajti tė
martėn ligjėratė para anėtarėve tė World Affairs Council nė San
Francisko tė SHBA-ve. Pas ligjėratės nė kėtė institucion prestigjioz,
presidenti Sejdiu ka zhvilluar njė debat tė gjerė, duke dhėnė pėrgjigje
nė interesimet e tė pranishmėve lidhur ēėshtjet ekonomike, trajtimin e
pakicave nė vend, ēėshtjen e veriut tė vendit, raportet me Serbinė,
raportet me Federatėn Ruse e ēėshtje tė tjera.
Duke e
pėrshkruar rrugėn qė ka kaluar Kosova deri tė shpallja e pavarėsisė –
presidenti Sejdiu ndėr tė tjera ka thėnė se Kosova nuk mund tė harrojė
atė ēka ka ndodhur nė tė kaluarėn dhe tragjeditė e tmerrshme qė ka
pėrjetuar nėn pushtetin e dhunshėm tė Serbisė. Megjithatė, siē u shpreh
ai, ka vendosur ta mbyllė atė kapitull dhe tė kthehet nga e ardhmja pėr
tė mirėn e gjeneratave tė ardhshme.
Gjatė dy vjetėve tė funksionimit tė saj si shtet i pavarur dhe
sovran, Republika e Kosovės, sipas presidentit Sejdiu ka shėnuar
suksese tė jashtėzakonshme. Fillimisht, theksoi Sejdiu, janė demantuar
tė gjithė ata qė thoshin se pavarėsia e Kosovės do ta destabilizojė
rajonin. Pėrkundrazi, pavarėsia e Kosovės, siē u shpreh ai, i ka sjellė
paqe dhe stabilitet rajonit, meqenėse tė gjitha shtetet tona fqinje, me
pėrjashtim tė Serbisė, e kanė njohur Republikėn e Kosovės dhe ne kemi
marrėdhėnie tė shkėlqyera me kėto vende.
Mė pastaj, presidenti Sejdiu ka folur edhe pėr ekonominė e vendit,
privatizimin, garancinė qė i japin institucionet e Kosovės investuesve
ndėrkombėtarė tė futen nė tregun kosovar, resurset natyrore tė Kosovės
etj., - ndėrsa ka potencuar se resursi kryesor i sė ardhmes sė Kosovės
ėshtė rinia e saj.
Sejdiu po ashtu ka folur edhe pėr pengesat e pėrhershme qė i bėn
Serbia shtetit tė Kosovės, ku ndėr tė tjera potencoi edhe strukturat e
saj paralele, sidomos nė veri tė Kosovės. “Serbia investon fuqishėm qė
atė pjesė tė mbajė sa mė larg normalitetit, sepse nėpėrmjet saj synon
ta destabilizojė tėrė Kosovėn. Kuptohet, kjo bėhet me qėllimin qė
pastaj tė thuhet, ja, Kosova nuk ėshtė nė gjendje tė funksionojė si
shtet demokratik. Por, tė jeni tė bindur, edhe kėto destruksionet tė
Serbisė do tė pėrfundojnė pa sukses, sepse populli dhe institucionet e
Republikės sė Kosovės janė tė pėrkushtuar pėr ndėrtimin e njė tė
ardhmeje paqėsore, stabile e prosperuese pėr tė gjithė”, tha Sejdiu.
Herėt a vonė, sipas presidentit Sejdiu, Serbia do tė pajtohet me
faktin se Kosovė ėshtė shtet mė vete, sovran dhe i pavarur, dhe do tė
heqė dorė nga veprimet qė e minojnė ardhmėrinė e tė gjithė popujve tė
rajonit. “Realiteti i Kosovės sė pavarur nuk mund tė ndryshojė dhe ora
nuk mund tė kthehet prapa”, tha ai.
“Kėtė sfidė, qė natyrisht s’ėshtė e lehtė, ne do ta tejkalojmė, si
gjithmonė, me urtėsi, me bashkėpunim me tė gjitha palėt qė janė tė
interesuar tė punojnė pėr tė mirėn e njerėzve tė Kosovės, si dhe me
vendosmėrinė tonė pėr ta shtrirė sundimin e rendin dhe tė ligjit nė
tėrė territorin e Republikės sė Kosovės. Nė kėtė aspekt, ne do tė
bashkėpunojmė ngushtė edhe me misionin e EULEX-it, tė cilin e kemi
ftuar nė Kosovė pėr tė na ndihmuar pikėrisht nė kėto dy fusha”, u
shpreh ai.
Nė fund, presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovės ėshtė e
vendosur tė arrijė nė cakun e saj final, tė integrohet sa mė parė nė
Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė institucionet e tjera ndėrkombėtare,
duke e ruajtur dhe duke e kultivuar me xhelozi miqėsinė speciale me
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi