Kush do ta kthejė kontrollin nė veri?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kush do ta kthejė kontrollin nė veri?

Mesazh nga BosSs prej Sun Jan 17, 2010 11:24 pm

Kthimi i kontrollit nė veri, pėrmes strategjisė sė ICO-sė e Qeverisė, sipas autoriteteve kosovare do tė ketė sukses, nėse pėrfshihen tė gjithė faktorėt vendorė e ndėrkombėtarė. Por, pjesė tė strategjisė, qė synon vendosjen e sundimit tė ligjit nė veri, e rrjedhimisht zbehjen e strukturave paralele serbe, pranojnė se janė vetėm qeveria dhe Zyra Civile Ndėrkombėtare (ICO), e jo edhe EULEX-i dhe KFOR-i.
“Parimisht ėshtė njė projekt i pėrbashkėt mes ICO-sė dhe Qeverisė sė Kosovės. Siē e dimė, ka faktorė tjerė qė punojnė nė Kosovė, por kjo ėshtė njė strategji e pėrbashkėt e ICO-sė dhe e Qeverisė”, ka thėnė pėr Radion Evropa e Lirė zėdhėnėsi i ICO-s, Andy Mcguffie, duke u pėrpjekur qė tė mos pėrfshijė dy institucionet qė janė pėrgjegjėse pėr njėrėn nga pikat kryesore tė strategjisė - vendosjen e sundimit tė ligjit nė veri.

“EULEX-i dhe KFOR-i kanė mandatin e tyre, kanė programet e tyre dhe programet e tyre pėrfshijnė veprimet nė tėrė territorin e Kosovės. Nisma e qeverisė dhe ICO-s ėshtė ēėshtje jona, e dy institucioneve tona, ndėrsa organizatat tjera do tė vazhdojnė me programet e tyre tė punės”, theksoi Mcguffie.

Beogradi zyrtar kontrollon veriun tash e dhjetė vjet, pėrmes strukturave paralele, pėr tė cilat edhe sivjet ka ndarė mbi 40 milionė euro. Sipas analistėve politikė, pėr t’u zbatuar strategjia pėr kthimin e ligjshmėrisė nė veri, ėshtė e domosdoshme pėrfshirja e KFOR-it dhe e EULEX-it.

Ndryshe, ditė mė parė, autoritetet e Aleancės Veri-atlantike shprehėn shqetėsimin e tyre nė lidhje me funksionimin e strukturave paralele nė Kosovė, duke u zotuar tė reagojnė, pėr tė garantuar sigurinė dhe stabilitetin nė tė gjithė vendin. Vetė komandanti i krahut jugor tė NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, ka thėnė se strukturat paralele paraqesin kėrcėnim pėr situatėn e brendshme nė vend.

Edhe institucionet tjera ndėrkombėtare, ICO dhe EULEX-i ditėt e fundit janė shprehur kundėr strukturave paralele, duke i quajtur ato tė papranueshme.

BosSs
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 415
Aktiviteti :
1 / 1001 / 100

Registration date : 25/12/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi