Kastrati njihet me hallet e banorėve tė Kodrės sė Minatorėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kastrati njihet me hallet e banorėve tė Kodrės sė Minatorėve

Mesazh nga BosSs prej Sun Jan 17, 2010 11:25 pm

Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Avni Kastrati, ka zhvilluar nė fundjavė njė vizitė nė Kodrėn e Minatorėve nė veri tė Mitrovicės, pėr t’u njohur me hallet dhe problemet e banorėve qė jetojnė nė atė lagje shumetnike.
Kastrati, ka qėndruar nė shtėpinė e profesorit Shaban Kelmendi, njė prej aktivistėve tė kėsaj lagjeje, i cili ėshtė shquar pėr pėrpjekjet e tij pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr jetė nė kėtė mjedis.

Kastrati ka thėnė se banorėt shqiptarė tė kėsaj lagjeje kanė probleme mė tė theksuara pėr shkak tė gjendjes specifike dhe mungesės sė lėvizjes sė lirė. Ai theksoi se organizimi pėrveē strukturave lokale dhe qendrore, duhet tė shtrihet edhe te vet banorėt, tė cilėt duhet qė nėpėrmjet njė kėshilli tė pėrfaqėsojnė interesat e tė gjithėve.

Nė kėtė kontekst, kryetari Kastrati, ka thėnė se pėrfaqėsuesit e banorėve nė bashkėpunim me strukturat e komunės duhet tė krijojnė njė pasqyrė reale tė gjendjes atje. Ai tha se nė kėtė mėnyrė do tė fillohet me pėrpilimin e njė projekti pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr jetė nė Kodrėn e Minatorėve.

Kryetari Kastrati tha se banorėt duhet tė pėrzgjedhin prioritet bashkėrisht, ndėrsa komuna nė bashkėpunim me qeverinė qendrore do t’u dalin nė ndihmė. Nė kėtė drejtim, ai sqaroi se nuk do tė bėhet dallim nė pėrkatėsinė etnike, por do t’u ndihmohet tė gjithėve qė kanė nevojė pa pėrjashtim, si shqiptarėve, serbėve, turqve, boshnjakėve, goranėve etj.

Nė anėn tjetėr, Shaban Kelmendi, i cili nė shtėpinė e tij jeton me gruan e tij tė sėmurė, ka pėrmendur probleme tė shumta tė banorėve tė kėsaj lagjeje, si pėr siguri, qarkullim, papunėsi etj. Ai tha se vendi ku e ka shtėpinė ka qenė i populluar me shqiptarė, ndėrsa tani tė gjithė fqinjėt i ka serbė.

Ai theksoi se problem i madh ėshtė papunėsia dhe ēėshtja ekonomike. Sipas tij, shumica e banorėve shqiptarė tė 53 shtėpive sa janė duke jetuar atje kanė probleme tė tilla. Mandej tha se qarkullimi qė dhjetė vite ėshtė shumė i zorshėm.

Kelmendi ceku edhe nevojėn pėr njė autoambulancė. Tha se ėshtė kėrkesė e kamotshme, meqė shumė tė sėmurė kanė nevojė pėr trajtim urgjent dhe kjo s’mund tė bėhet pa njė autoambulancė.

Sipas tij, nė lagje janė 15 shtėpi tė uzurpuara tė shqiptarėve, 45 janė tė shitura, ndėrsa prej rreth 250 banorėve shqiptarė, 11 janė invalidė dhe 49 pensionistė

BosSs
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 415
Aktiviteti :
1 / 1001 / 100

Registration date : 25/12/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi