Policia bėhet me autoblinda..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Policia bėhet me autoblinda..

Mesazh nga Zyma prej Sat Jan 23, 2010 11:49 am



(BESA-BESS.CH)-Dy autoblinda, njė top uji pėr tė shpėrndarė turmėn dhe pajisje pėr
hedhjen e gazit lotsjellės, janė pajisjet mė tė reja tė Policisė sė
Kosovės.

Kėto mjete, tė cilat tė enjten u prezantuan pėr publikun, Policisė sė
Kosovės i kanė kushtuar pothuajse njė milion euro. Ndėrkaq, zyrtarė tė
Policisė sė Kosovės bėjnė tė ditur se ato janė blerė nė Kanada.

Konkretisht, sipas zyrtarėve tė PK-sė, blerja e dy autoblindave kanė
kushtuar rreth 465 mijė euro. Ndėrsa automjeti pėr shpėrndarjen e
turmės, i njohur ndryshe si topi i ujit, ka kushtuar rreth 208 mijė
euro.

Po ashtu, me kėtė rast, PK-ja ka siguruar edhe njė automjet tė blinduar, ēmimi i tė cilit thuhet tė jetė 179 mijė e 280 euro.

Bėhet e ditur se kėto mjete janė blerė me buxhet tė PK-sė tė vitit 2009.

Me pajisjen me kėto mjete, tashmė Policia e Kosovės ėshtė bėrė e barabartė me policitė nė rajon.

Pėr tė prezantuar kėto mjete, forcat speciale policore tė enjten nė
kampin policor tė quajtur Vrella, qė dikur ishte nėn mbikėqyrjen e
forcave tė KFOR-it, bėnė dhe demonstrimet e tyre operative.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti tha se e gjithė kjo
ėshtė nė kuadėr tė ngritjes sė kapaciteteve tė reformave dhe
pėrmirėsimit tė kushteve tė punės pėr policinė.

“Kjo ėshtė nė kuadėr tė strategjisė sonė nė luftimin e krimit,
kontrabandės etj. Gradualisht po rrisim kapacitetet e policisė”, tha
ministri Pajaziti.

Ai premtoi se Ministria qė drejton ai do tė ndajė edhe shumė mjete, nė
mėnyrė qė forcat e rendit tė kenė pajisjet e nevojshme pėr tė qenė tė
suksesshme nė punėt e tyre.

“Kemi filluar qė me mjetet e buxhetit tė Kosovės tė pajisim policinė me
mjetet e nevojshme. Edhe pėr kėtė vit kemi ndarė buxhet pėr pajisje tė
tilla”, tha Pajaziti duke shtuar se nė tė ardhmen do tė shqyrtohet
mundėsia e blerjes sė helikopterit.

Ndėrsa drejtori i pėrgjithshėm i Policisė, Sheremet Ahmeti, tha se
tashmė Policia ėshtė duke ngritur kapacitetet e veta pėr tė vepruar e
pavarur nė luftimin e krimit.
“Kėto mjete qė po i prezantojmė do tė bėjnė PK-nė operative dhe nuk do
tė ketė nevojė mbėshtetje nga tė tjerėt qė tė realizojė misionin e
saj”, tha Ahmeti.

Ndėrsa zyrtari pėr informim i PK-sė, Baki Kelani tha se kėto mjete u
dedikohen njėsive tė specializuara policore dhe se ato do tė pėrdoren
nga stafi i trajnuar profesional.

Nė prezantimin e kėtyre mjeteve, i pranishėm ishte edhe shefi i
EULEX-it, Iv de Kermabo. Sipas tij, Policia e Kosovės ēdoherė ėshtė
duke shėnuar progres.

“Ēdo kohė Policia e Kosovės ėshtė duke u pėrmirėsuar nė aspektin e
forcės, tė trajnimit dhe nė pajisje dhe ky ėshtė njė lajm i mirė pėr
EULEX-in. Unė mendoj se me kėtė po bėhet njė hap pėrpara dhe ėshtė mirė
tė shihen pajisjet e reja, si mjete tė reja tė Policisė sė Kosovės”, ka
thėnė Kermabon.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi