OKB, Ndėrhyrjet e Serbisė nė Kosovė tė marrin fund

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super OKB, Ndėrhyrjet e Serbisė nė Kosovė tė marrin fund

Mesazh nga Baussi prej Tue Jan 26, 2010 8:58 pm




Kosova ka vazhduar tė ndėrtojė institucionet e saj mbi bazat e Kushtetutės sė saj demokratike, si dhe mbi bazėn e dispozitave tė Planit Gjithėpėrfshirės tė presidentit Martti Ahtisaari, ndėrsa Serbia po vazhdon me ndėrhyrje tė vazhdueshme destabilizuese Kosovė – qė janė tė papranueshme dhe qė duhet tė marrin fund, ka thėnė tė premten nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skendėr Hyseni.
Gjatė fjalės sė tij, Hyseni e ka pėrshkruar vitin 2009 si njė vit tė suksesshėm pėr Kosovėn nė shumė rrafshe. Duke radhitur sukseset e shtetit tė Kosovės, ministri Hyseni - krahas kompletimit tė procesit tė anėtarėsimit nė FMN dhe BB, njohjet e vazhdueshme tė Kosovės, mirėqenien e komuniteteve pakicė, organizimin e suksesshėm tė zgjedhjeve demokratike... - ndėr tė tjera ka pėrmendur edhe njė numėr marrėveshjesh dypalėshe qė ka nėnshkruar shteti ynė me shtetet tjera, si dhe vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike me shumė shtete botėrore, pėrfshirė kėtu edhe shtetet e saj fqinje.
Shefi i diplomacisė kosovare ka thėnė se, Kosova ėshtė e gatshme qė tė pėrmirėsojė marrėdhėniet edhe me Republikėn e Serbisė. Sipas tij, dialogu mes vendeve tona mund tė zhvillohet pėr shumė ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt dhe mund tė ndodhė vetėm nė nivel tė barabartė, si midis dy shteteve tė pavarura dhe sovrane.
Megjithatė, Hyseni e ka bėrė tė qartė se Kosova refuzon ēfarėdo thirrje pėr rifillim tė negociatave pėr statusin. “Pėr mė tepėr, ne vlerėsojmė se thirrjet pėr ripėrtėritje tė negociatave pėr statusin e Kosovės vijnė nga njerėz qė janė qoftė tė pavetėdijshėm pėr situatėn dhe pėrpjekjet e jashtėzakonshme pėr tė gjetur konsensus ose, edhe mė keq, kėrkojnė aktivisht qė tė destabilizojnė rajonin”, tha ai.
Mė tutje, Hyseni ka akuzuar Serbinė pėr ndėrhyrjet e vazhdueshme destabilizuese nė Kosovė, tė cilat tha ai, duhet tė marrin fund. “Ndėrhyrja skajshmėrisht pėrēarėse e Qeverisė sė Republikės sė Serbisė nė Republikėn e Kosovės, dhe mbėshtetja pėr strukturat paralele ka vazhduar. I ashtuquajturi nominim i gjykatėsve dhe prokurorėve pėr gjykatat nė Kosovė i kohėve tė fundit nga autoritetet e Serbisė ishte njė sulm tjetėr i rėndė nė sistemin e gjykatave tė Kosovės, siē duket me qėllimin e qartė tė minimit tė procesit nė vazhdim tė decentralizimit dhe themelimit tė komunave me shumicė serbe”.
“Ky ėshtė po ashtu njė tentim pėr tė bllokuar dhe minuar pėrpjekjet e pėrbashkėta tė EULEX-it dhe Kosovės nė vendosjen e rendit dhe ligjit nė tė gjithė Kosovėn pėrmes ndėrtimit tė institucioneve shumetnike”, tha Hyseni, duke shtuar se, ndėrhyrja e vazhdueshme destabilizuese e Serbisė nė Kosovė ėshtė e papranueshme dhe ajo duhet tė marrė fund.
“Kosova, nga ana e saj, do tė vazhdojė tė gjejė mėnyra pėr tė pėrmirėsuar dhe forcuar edhe mė shumė marrėdhėniet me fqinjėt, pėrfshirė me Serbinė, dhe kjo mbetet njė prej prioriteteve kyēe tė Qeverisė sime”, theksoi Hyseni.
Hyseni bėri paraqitjen nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, i cili vazhdon tė diskutojė mbi raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm, Ban Ki-moon pėr gjendjen nė Kosovė nė tre muajt e fundit.
Sekretari Ban nė raportin e tij i ka kėrkuar Prishtinės dhe Beogradit qė tė lėnė mėnjanė ēėshtjen e statusit tė Kosovės dhe tė pėrqendrohen nė bashkėpunimin rajonal. Ai rekomandon krijimin e lehtėsive pėr pjesėmarrjen e Kosovės nė mekanizmat rajonal dhe ndėrkombėtarė.
Para Hysenit, nė seancėn e KS tė OKB-sė ka folur edhe presidenti serb, Boris Tadic, i cili ndėr tė tjera ka vazhduar me refrenet e pėrhershme tė Serbisė, pėr gjoja, “kėrcėnimin e vazhdueshėm qė i kanoset objekteve kulturore serbe nė Kosovė, dhe pėr pozitėn e vėshtirė tė kėtij komuniteti nė Kosovė”. Tadic po ashtu ka kundėrshtuar edhe aktin e dėbimit tė ministrit serb Bogdanovic nga Kosova nga ana e Policisė sė Kosovės

Baussi
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11009
Mosha : 23
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : MiLaNo*ViTi
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 06/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bes.top-forum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi