Kultivimi i frikės apo thirrja e EULEX-it pėr vrasjet e ardhshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kultivimi i frikės apo thirrja e EULEX-it pėr vrasjet e ardhshme

Mesazh nga Lim-On prej Thu Jan 28, 2010 1:33 pm

Albin Kurti, lideri i Vetėvendosje


Prishtinė, 28 Janar NOA - Njėra prej
zėdhėnėseve tė shumta tė EULEX-it, Christiina Herodes, dha njė deklaratė nė
Koha Ditore, lidhur me procesin e ringritur gjyqėsor kundėr Albin Kurtit.Ajo tha se EULEX-it nuk i interesojnė fare
kriminelėt qė vranė dhe plagosėn demonstruesit nė demonstratėn e 10 shkurtit
2007, dhe tha se shėnjestėr mbetet udhėheqėsi i VETĖVENDOSJE!-s, Albin Kurti.Si mund tė vetėquhet EULEX-i mision i
drejtėsisė, kur nuk i interesojnė kriminelėt? Ēka ėshtė drejtėsia, nėse nuk
ėshtė vendosja e tė drejtės dhe realizimi i saj, kėrkimi i kriminelėve,
arrestimi dhe gjykimi e dėnimi i tyre?.Kėto janė pyetjet qė shtron Lėvizja Vetėvendosje.Sipas saj, kjo deklaratė duhet kuptuar si thirrje
pėr vrasje tė ardhshme, sepse nuk ėshtė se u dha ndonjė arsyetim teknik lidhur
me pamundėsinė e ndjekjes sė vrasėsve, por u dha njė qėndrim politik lidhur me
vendimin qė kriminelėt tė mos ndiqen e ndėshkohen.Ky trimėrim i krimit po jepet si porosi e
qartė pėr tė gjithė ata qė guxojnė ta shprehin vullnetin dhe bindjet e tyre
politike me demonstratė, e drejtė kjo e garantuar me Deklaratėn Universale tė
tė Drejtave tė Njeriut si dhe me Konventėn e Evropiane tė tė Drejtave tė
Njeriut.“EULEX-i po i shkel tė dyja kėto. EULEX-i po
na e ngrit njė sistem tė atillė tė drejtėsisė qė tė frikėson pėr shprehjen e
mendimit dhe bindjes politike me protestė, sepse po demonstron qė shkelėsit
amnistohen, kurse shprehėsit e vullnetit politik ndėshkohen””, - thotė mė tej
Vetėvendosje.Sipas saj, ky veprim i misionit qė e quan
veten evropian, ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me vlerat demokratike evropiane
tė inkurajimit tė shprehjes sė lirė dhe bindjes politike, por edhe me frymėn e
konventave kryesore ndėrkombėtare e evropiane qė mbrojnė kėto liri
fundamentale.
Krijimi i mjedisit shoqėror nė tė cilin kultivohet frika nga manifestimi i
vullnetit tė lirė qytetar, ėshtė armiku kryesor i demokracisė dhe qytetarisė
aktive, vlerėson Lėvizja.Pėrveē kėsaj, Herodes tha se Albin Kurtit do
t’i garantohet njė gjykim i drejtė dhe i pavarur.Kėtu Vetėvendosje komenton se Herodes ėshtė
mirė ta marrė vesh se kėtu nuk ėshtė problem gjykimi i drejtė, por rasti i
padrejtė.“Kur rasti ėshtė i padrejtė, gjykimi a priori
ėshtė i padrejtė dhe nuk mund tė jetė i pavarur. Tjetėrkush do tė duhej tė
ishte i akuzuari. Nė bankėn e tė akuzuarit do tė duhej tė ishte fajtori. Ai qė
e ka kryer veprėn e dėnueshme. Ai qė ka vrarė. Ai pėr tė cilin dihet. Ai qė iku
nga Kosova. Ai qė nuk po iu intereson. Ai tė cilin po e mbroni. Dhe, me siguri e
dini nga ato pak leksione qė keni marrė nga fusha e drejtėsisė, se mbrojtja e
kriminelit ėshtė bashkėpjesėmarrje nė krimin e tij”, - pėrfundon Vetėvendosje.

_________________
Levizja Vetevendosje

Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 26
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi