Nė Lutjen e Mėngjesit do tė jenė Sejdiu e Tadiqi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nė Lutjen e Mėngjesit do tė jenė Sejdiu e Tadiqi

Mesazh nga Zyma prej Fri Jan 29, 2010 1:58 pm


Zyrtarėve serbė nuk do t'u pengojė prezenca e pėrfaqėsuesve tė
institucioneve tė Republikės sė Kosovės qė tė pranojnė ftesėn e
Presidentit tė SHBA-ve Barak Obama qė tė marrin pjesė nė Mėngjesin e
lutjeve mė 4 shkurt nė Uashington. Nė mesin e tė tjerėve, ftesėn e ka
pranuar edhe Zv/kryeministri i Qeverisė serbe Ivica Daēiq, i cili
tashmė ka konfirmuar shkuarjen nė Uashington nė Mėngjesin tradicional
tė lutjeve tė Presidentit Obama. Edhe Presidenti serb Boris Tadiq kohė
mė parė ka refuzuar ftesėn qė tė marrė pjesė nė inaugurimin e
Presidentit tė Kroacisė pėr shkak tė ftesės qė i ėshtė dėrguar
Presidentit tė Kosovės Fatmir Sejdiu. Pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile
nė Beograd kanė thėnė se zyrtarėt serbė nuk duhet patjetėr tė takohen
me pėrfaqėsuesit e Kosovės, sepse bėhet fjalė pėr njė takim masiv.
"Gjithsesi qė Mėngjesi u lutjeve nuk ėshtė njė takim i lartė zyrtar,
por tubim i takimeve joformale me rastin e tė cilave realizohen
kontaktet dhe qėllimet personale. Daēiq, ndėrkaq do tė shkojė nė emėr
personal, sepse personalisht e ka marrė ftesėn, megjithatė do ta
pėrfaqėsojė shtetin, sepse me funksion ėshtė zv.kryeministėr dhe
ministėr i punėve tė brendshme", ka thėnė Milenko Dereta, drejtor i
Nismės Qytetare nė Beograd. Daēiq pritet tė takohet me
Zėvendėssekretarim amerikan tė Shtetit James Sztajnberg , drejtorin e
FBI, Robert Miler dhe me zyrtarė tė tjerė amerikanė. I vetmi qė ka
shprehur gatishmėrinė qė tė takohet me ndonjė zyrtar tė Kosovės nė
Uashington, ėshtė Vlajko Seniq, anėtar i Kryesisė sė G 17, i cili ka
thėnė pėr shtypin serb se prania e ministrit tė Kosovės Ahmet Shala nė
Mengjesin e lutjeve nuk do t'i pengojė atij. "Nuk kam asgjė kundėr qė
tė takohem nė Mėngjesin e lutjeve me ndonjė zyrtar tė Kosovės. Po shkoj
atje me synimin e qartė dhe tashmė kam caktuar takime me pėrfaqėsuesit
e Bankės Botėrore dhe me disa zyrtarė tė tjerė amerikanė", thotė Seniq.
Nė Mėngjesin e lutjeve nė Uashington shkon edhe Slobodan Petroviq,
lider i Partisė sė Pavarur Liberale Serbe nė Kosovė.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi