Autoritetet e Kosovės: Veriu nuk ėshtė ēėshtje e Beogradit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Autoritetet e Kosovės: Veriu nuk ėshtė ēėshtje e Beogradit

Mesazh nga Lim-On prej Sun Jan 31, 2010 11:46 am


Prishtinė, 31 Janar - Autoritetet vendore
nė Prishtinė vlerėsojnė se veriu i Kosovės nuk ėshtė ēėshtje qė i takon
Beogradit. Ndėrkaq, zbatimi i strategjisė pėr veriun ėshtė i domosdoshėm pėr tė
shmangur destabilizimin e situatės.Pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės thonė se
asnjėherė nuk do tė heqin dorė nga pjesa veriore e Mitrovicės - zonė kjo, pėr
tė cilėn ekzekutivi kosovar, nė bashkėpunim me Zyrėn Civile Ndėrkombėtare, janė
nė fazėn finale tė pėrpilimit tė strategjisė pėr shtrirjen e autoritetit tė
Kosovės. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, bėn tė ditur qėndrimin e Kosovės
karshi veriut, duke theksuar se integritetin territorial tė Kosovės.


“Beogradi nuk ka nevojė tė heqė dorė, sepse nuk ėshtė e tij. Ne s’do tė heqim
dorė asnjėherė”, deklaron Kuēi.
Deklarata e zėvendėskryeministrit Kuēi pason kundėrshtimet e Beogradit zyrtar
ndaj jetėsimit tė kėsaj strategjie, nė kuadėr tė tė cilave hyn dhe deklarata e
fundit e sekretarit shtetėror nė Ministrinė Serbe pėr Kosovėn, Oliver Ivanoviq,
i cili tha se veriu nuk do tė jetė pjesė e Republikės sė Kosovės dhe se nuk do
mund tė krahasohet me komunat e tjera me shumicė serbe, siē janė Shtėrpca apo
Graēanica.
Por, decentralizmi, i cili u zbatua nė kėto komuna, nga autoritetet
ndėrkombėtare nė Kosovė, ėshtė vlerėsuar tė jetė opsioni mė i mirė pėr
integrimin e serbėve tė veriut tė Mitrovicės.
Pėrdorimi i forcės pėr zbatimin e strategjisė pėr veriun ėshtė hedhur poshtė
kategorikisht, duke theksuar karakterin joimponues tė planit pėr veriun.
Mirėpo, nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ahmet Isufi, thekson
nevojėn pėr shtimin e pranisė ndėrkombėtare nė veri.
Ai thotė se mungesa e pėrfaqėsuesve tė EULEX-it dhe tė mekanizmave tė tjerė tė
sigurisė nė pjesėn veriore, do tė mund tė ndikonte nė fuqizimin e strukturave
paralele serbe.
“Nė rast tė moszbatimit tė strategjisė, atėherė do tė ketė destabilizim. Nė
rast tė zbatimit tė strategjisė pėrmes njė plani veprues nė tė gjitha
segmentet, unė besoj se veriu do tė hyjė nėn kontrollin e institucioneve tė
vendit dhe do tė bėhet integrimi i pjesės veriore tė Kosovės”, thekson Isufi.
Zgjidhja e problemit tė veriut nė qarqet ndėrkombėtare vlerėsohet tė jetė e
domosdoshme edhe pėr rrugėn integruese tė Serbisė dhe tė Kosovės nė Bashkimin
Evropian.
Edhe pėrfaqėsues tė shtetit serb theksojnė se Serbia dhe Kosova do tė kenė
rrugė tė ndara pėr integrim nė BE deri nė, siē thuhet, krijimin e njė ambienti
tė ri politik e ekonomik pėr njė marrėveshje mbi kėtė ēėshtje.
Vlerėsimet e tilla, sipas pėrfaqėsuesve tė Qeverisė sė Kosovės, janė njė sinjal
pėr parapėrgatitjen e opinionit serb mbi realitetin nė Kosovė.
Zėvendėskryeministri Kuēi shpjegon:
“Mendoj se kjo ėshtė shkalla e parė e vetėdijesimit tė politikės serbe dhe po
mendoj se ky ėshtė njė realitet i ri qė ata po fillojnė ta njohin. Kėtė
realitet, nė fakt, ne e kemi shpallur me pavarėsinė e Kosovės dhe nė njė mėnyrė
ėshtė njohur nė proceset integruese nga vetė Unioni Evropian”.
“Kurse, tani po i bėn pėrgatitjet pėr opinion tė brendshėm edhe Qeveria e
Serbisė. Kosova dhe Serbia janė dy shtete tė ndara. Kosova ka territorin e vet,
ka sovranitetin e vet dhe si e tillė do tė hyjė nė Unionin Evropian”. /rfe/

_________________
Levizja Vetevendosje

Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 26
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi