Kosova mbeti pa njė burrė tė madh tė saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Kosova mbeti pa njė burrė tė madh tė saj

Mesazh nga Zyma prej Mon Feb 01, 2010 7:07 pm

Ėshtė mbajtur nė Prishtinė njė mbledhje komemoracioni me rastin
e ndarjes nga jeta tė nėnkryetarit tė LDK sė dhe kryetarit tė Istogut,
Fadil Ferati.
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, nėn
patronazhin e tė cilit u mbajt komemoracioni, tha se ēdo vit janari na
tubon pėr tė shėnuar data tė dhembjes dhe tė pikėllimit. Fadil Ferati,
siē tha presidenti Sejdiu, bashkohet me vargun e palosshėm tė burrave
tė mėdhenj tė Kosovės, tė cilėt ikėn nga kjo botė e vdekshme, pikėrisht
nė janar.
Sejdiu theksoi se Fadili ishte kolos i Kosovės, i cili asnjėherė nuk
diti dhe nuk deshi tė ndalet e as tė trembet nė luftėn e madhe e tė
gjatė pėr Lirinė dhe Pavarėsinė e Kosovės.
“Fadili ishte dhe mbeti vullkan i gjallė prej tė cilit shpėrthente
gjithmonė zjarr i gjallė atdhetarie. Ai rrezatoi energji tė paskajshme
gjatė gjithė shekullit tė punės sė tij, ai u shqua pėr punėn tepėr tė
pėrkushtuar pėr ndėrtimin e institucioneve tė vendit dhe nė udhėheqjen
e tyre nė mėnyrėn mė tė mirė, duke dėshmuar nė vazhdimėsi urtėsinė
politike, qė ishte njė virtyt dallues i tij”, tha presidenti Sejdiu.
Me shkuarjen nė amshim tė Fadil Feratit, vijoi presidenti Sejdiu,
Istogu mbeti pa prijėsin, kurse Lidhja Demokratike e Kosovės pa njė
veprimtar tė devotshėm, i cili dha shumė pėr lirinė dhe pėr punėn e
madhe gjatė rezistencės sonė tė pėrgjithshme, ashtu edhe nė vitet e
pasluftės, kur ai punoi pareshtur pėr ndėrtimin dhe forcimin e
institucioneve tona shtetėrore. ”Pra, Kosova mbeti pa njė burrė tė madh
tė saj”, tha ai.
“Tė tillė ne do ta kujtojmė dhe do ta nderojmė Fadilin pėrherė, duke
mos ngurruar asnjėherė ta theksojmė krenarinė qė ishim bashkudhėtarė tė
njė idealizme – pavarėsisė sė Kosovės dhe forcimit tė shtetit tonė.
Qoftė i pėrhershėm kujtimi pėr Fadil Feratin!”, tha Sejdiu.
Fadil Ferati ka ndėrruar jetė tė shtunėn nė njė spital tė
Gjermanisė, pas njė sėmundjeje tė rėndė. Varrimi i tij do tė mbahet nė
vendlindje, tė mėrkurėn, nė varrezat e fshatit Gurakoc tė Istogut.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi