Spanja mbėshtet “lehtėsimin” e vizave me Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Spanja mbėshtet “lehtėsimin” e vizave me Kosovėn

Mesazh nga GentleMan prej Fri Feb 05, 2010 12:12 pm

Nė Parlamentin Evropian shumė deputetė vazhdojnė tė insistojnė
qė edhe pėr Kosovėn tė hapet perspektiva e heqjes sa mė tė shpejtė tė
vizave edhe pėr qytetarėt e saj, ashtu siē ka ndodhur apo do tė ndodhė
me vendet e tjera tė rajonit tė Ballkanit. Por pėr Kosovėn gjithmonė
fjalori ėshtė i ndryshėm dhe askush tash pėr tash nuk mund tė japė
ndonjė parashikim se kur dhe si do tė mund tė realizohej ky qėllim.

enjten pyetje pėr kėtė i ėshtė bėrė edhe ministrit tė Jashtėm tė
Spanjės, Angel Miguell Moratinos, vendi i tė cilit ka kryesimin e
radhės sė Bashkimit Evropian. Pyetjet i ka parashtruar deputetja
austriake nga radhėt e tė gjelbėrve, Urlike Lunacek.
“Mė vjen keq, si raportuese pėr Kosovėn, qė Spanja nuk e ka njohur
Kosovėn, por unė ju pėrgėzoj dhe ju falėnderoj qė jeni gati tė ftoni
pėrfaqėsues tė shtetit nė konferencė (Sarajevė?). Unė kam dėgjuar
gjithashtu se vendi dhe presidenca juaj mbėshtesin procesin e
lehtėsimit tė vizave dhe qė janė gati tė hedhin hapin pėr Kosovėn. A
mund tė na thoni se a jeni gati tė nisni me kėtė sa mė shpejt qė tė
jetė e mundur”, ka qenė pyetja e zonjės Lunacek
Ndwrsa shefi i diplomacisė sė Spanjės, Moratinos, ėshtė pėrgjigjur:
“Shumica e vendeve anėtare e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, pra ne
mbajmė qėndrimin tonė, por respektojmė atė tė kėtyre vendeve dhe ne po
pėrpiqemi tė jemi konstruktivė nė mėnyrė qė tė bėhet pėrparim. Ne nuk
kemi problem kur bėhet fjalė pėr tė mbėshtetur qytetarėt. Ne nuk duam
tė vendosim pengesa nė rrugėn e lėvizjes sė lirė. Qytetaria evropiane
dhe perspektiva nė tė ardhmen e qytetarisė evropiane ėshtė diēka qė ne
duam ta mbėshtesim, pra, ne nuk kemi asnjė vėshtirėsi nė adresimin e
ēėshtjes sė lehtėsimit tė vizave”, ka thėnė Moratinos.
Duhet theksuar kėtu se bėhet fjalė pėr “lehtėsimin e vizave” e jo
pėr “liberalizim”. Burimet nė BE pohojnė se ėshtė duke u rritur
vetėdija se kosovarėt nuk mund tė lihen pėr njė kohė tė gjatė tė
izoluar nė krahasim me qytetarėt e tjerė tė rajonit, kur ėshtė fjala
pėr mundėsinė e udhėtimit nė vendet e BE-sė.
Por nė tė njėjtėn kohė nuk duan qė ndėr qytetarėt, pėr shkaqe
politike, qoftė nga diplomatė tė huaj, qoftė nga institucionet vendore,
tė krijohen pritje tė mėdha dhe joreale. “Procesi me Kosovėn, jo vetėm
pėr shkak tė mosnjohjeve nga tė gjitha shtetet, do tė jetė i gjatė dhe
jo i lehtė”, pohojnė zyrtarė tė BE-sė.
Kohė mė parė edhe Stefan Fule, komisari i ardhshėm pėr Zgjerim dhe
politikė fqinjėsore nė BE, pati thėnė gjatė dėgjimit nė Parlamentin
Evropian se mundėsia eventuale e pėrfshirjes sė Kosovės nė
liberalizimin e vizave ėshtė njė strategji afatgjate. /Koha/

_________________
Femna o Si Biciklla i hyp gjithkush ama dikuj i jet ndor :)  :)
Rregullorja e Staffit  / Rregullorja e Forumit / Rregullorja e Prezantimit

GentleMan
The Legend“s
Web-Master
The Legend“sWeb-Master

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11999
Mosha : 29
Viti: : 02/03/1987
Vendbanimi: : Ne Zemer tende :) :)
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 26/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bese.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi