PS-PD, polemika per OSBE

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht

Super PS-PD, polemika per OSBE

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sat Feb 20, 2010 7:41 pm


Partia Socialiste i ka kerkuar qeverise ne radhe te pare kryeministrit Berisha dhe kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli te heqin dore nga dezinformimi dhe abuzimi qe po bejne me deklaratat per mandatet e deputeteve te PS-se dhe vendimet e Gjykates Kushtetuese.

Sipas deputetes Arta Dade, transparencen e plote te zgjedhjeve e kane mbeshtetur edhe asambleja parlamentare e Keshillit te Evropes permes rezolutes se saj, grupi socialist dhe social demokrat ne PE dhe se fundmi edhe presidenti i asamblese parlamentare te OSBE-se.

Une jam ketu per te garantuar edhe njehere qe Partia Socialiste do te vazhdoje te kembengule ne transparencen e plote te procesit zgjedhor, per nje hetim te plote, te thelle dhe gjithedimensional te zgjedhjeve, i cili do te jete i pakushtezuar dhe i pa limituar ne objektin e vete, gjithashtu duke riperseritur qendrimin tone te njohur, se ne e pranojme rezultatin e zgjedhjeve, pavaresisht qe dhe rezultati i zgjedhjeve i shpallur nga gjykata zgjedhore eshte mbi bazen e shkeljes flagrante te nenit kushtetues, pra te nenit te kodit zgjedhor, i cili garantonte mbrojtjen e votes, eshte shprehur Dade.

Por deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci deklaroi se pikerisht asambleja parlamentare e OSBE-se rrezoi argumentat e socialisteve per hapjen e kutive.

I bej thirrje zotit Rama te lexoje me korrektesi deklaraten e presidentit Soares lidhur me komisionet hetimore. Partia Demokratike ka deklaruar se do te marre pjese ne komisionin hetimor. Deklarata e presidentit Soares perputhet plotesisht me vendimin e PD-se per te hetuar cdo gje pervec ceshtjeve per te cilat gjykata eshte shprehur theksoi Bumci.

Nga ana e tyre socialistet kane paralajmeruar se nese qeveria nuk do te lejoje transparencen e plote te zgjedhjeve zgjidhja e vetme do te jete largimi i saj permes protestave.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 22
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e antarit

Mbrapsht n krye Shko posht

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi