Toka i takon atij qė e mbron

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Toka i takon atij qė e mbron

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sat Feb 20, 2010 7:53 pm

Rithirrja e sloganit “Toka i takon atij qė e punon” si argument pėr projektligjin “Pėr pėrdorimin dhe shfrytėzimin e tokave bujqėsore tė pakultivuara” miratuar sė fundmi nga qeveria ėshtė totalisht i pavlerė, madje thellėsisht i mbrapshtė. Ky slogan ka shėrbyer pėr reforma tė mėdha ekonomike me konotacion tė theksuar ideologjik e klasor nė periudha tė shekullit tė kaluar nė kontinente tė ndryshme, pėrfshi reformėn agrare nė Shqipėrinė komuniste tė pasluftės. Reformat tė kėsaj natyre tash janė edhe nė shkallė botėrore pjesė e historisė, ku ndoshta Shqipėria ishte kapitulli i fundit me reformėn e ndarjes sė tokės nė vitin 1991.
Projektligji pėr shfrytėzimin e tokave bujqėsore ėshtė thellėsisht kontravers nė thelb tė vet dhe nė shumė aspekte tė tij.
Sė pari, “Toka i takon atij qė e punon” qartazi pėrkthehet “i merret tė madhit i jepet tė voglit”, kurse projektligji qė ofrohet pėrkthehet “i merret tė voglit e i jepet tė madhit”. Tek “i madhi” bėn pjesė jo vetėm mė i pasuri qė do tė mund tė marrė tokėn me qira, por dhe shteti qė do marrė pėrqindje nga i “vogli”, madje mė i varfėri i tė vegjėlve, ai qė as nuk mund ta punojė tokėn e tij. “Ne kemi pak tokė tė kultivueshme, ndaj nuk kemi asnjė pėllėmbė tokė pėr ta lėnė tė papunuar. Ky ėshtė edhe morali i kėtij ligji”, thotė Kryeministri. Kjo thėnie ngjan si dy pika uji me politikėn shumė tė gabuar tė Partisė sė Punės “t’u qepemi kodrave e maleve, t’i bėjmė ato pjellore si dhe fushat”. Pasojat e kėsaj politike janė dhe sot evidente me erozionin galopant tė tokės qė ka vendi ynė. Sipas projektligjit tė ri edhe kėto toka tė degraduara dhe eroduara, do duhet qė tė punohen. Absurdi shkon deri aty sa nė vend qė shteti tė investojė pėr kėto lloj tokash pėr t’i rehabilituar me breza pyjorė apo bimė shumėvjeēare kėrkohet qė nė to tė futen traktorėt e tė mbillen pėr tė nxjerrė fitime e qė me kėto fitime tė fitojnė pronari, qiraxhiu dhe vetė shteti. Nėse zbresim nė terrenin fushor dhe supozojmė se ekonomikisht skema e propozuar me 1 qiraxhi dhe 2 pronarė funksionon nga ana social–ekonomike, ajo qė viktimizohet ėshtė toka bujqėsore (qė e kemi aq tė pakėt) tash e marrė me qira nga shteti, qė do tė shfrytėzohet deri nė maksimum, me trajtime intensive punimesh e kimikatesh, duke e ēuar atė nė shkallė tė lartė degradimi. Asnjė nuk mund tė pranojė se qiraxhiu do tė kujdeset pėr shėndetin e tokės sikur tė ishte e tija. E parė nė kėndvėshtrimin e njė zhvillimi tė qėndrueshėm bujqėsor, veēorive tė bujqėsisė shqiptare e dominuar nga toka me pjerrėsi tė madhe dhe shkallė tė lartė erozioni do ishte me shumė vlerė, ndryshe nga ē’propozohet nė kėtė projektligj, formulimi dhe aplikimi i politikave bujqėsore shoqėruar me sloganin “Toka i takon atij qė e mbron”. Dhe mbrojtėsi mė i mirė ėshtė i zoti i saj, jo qiraxhiu i zgjedhur jo dhe nga i zoti , por nga shteti, madje edhe qiraxhi me ankand. Ndėrhyrja brutale e shtetit nė pronėsinė private tė tokės bujqėsore nė mėnyrė tė padiskutueshme do tė gjeneroj konflikte tė shumta sociale nė fshat, qoftė pėr arsye ekonomike, por edhe psikologjike. Konfliktet do tė jenė sė pari brenda familjes rurale, pėrfshi dhe pjesėtarėt tė saj nė emigracion, teksa dihet lidhja e fortė e familjes fermere me tokėn. Konflikte tė padiskutueshme do tė lindin midis pronarėve realė dhe qiramarrėsve, pronarėve dhe shtetit, qiraxhinjve dhe shtetit, tė pėrfaqėsuar nga lloj-lloj tipash tė komunave qė do pėrpiqen tė rrėmbejnė ē’tė munden nga ky shans qė u jepet pėr tė bėrė ankande me tokat e bashkėfshatarėve. Abuzimet nga tė gjitha palėt do tė jenė tė panumėrta, ku do fitojnė mė tė paskrupulltit. Ushtria e administratės shtetėrore qė do tė shtohet pėr tė matur kilet e domateve e prasėve jo vetėm qė nuk do jetė kurrė nė gjendje ta bėjė kėtė gjė, por do thithė padrejtėsisht fonde shtesė nga shteti. Tė vetmit qė do kenė pėrfitim tė “ndershėm” do tė jenė gjykatat. Por shtetit nga ana tjetėr do t’i duhet tė shtojė kapacitetet mbajtėse dhe buxhetet pėrkatėse pėr burgjet e fshatarėve tė dėnuar nga kėto gjykata. Nuk dihet ku ėshtė gjetur ky model prej qeverisė sonė, por dihet qė politikat nė vendet e BE-sė janė totalisht tė orientuara nė tė kundėrtėn. Nė shumė hapėsira bujqėsore, sidomos nė zona marxhinale fermerėt paguhen pėr tė mos e punuar tokėn, por ta mbrojnė atė.
Por si do e shtojmė prodhimin bujqėsor e do ta bėjmė vitale kėtė sektor jetik tė ekonomisė sė vendit?
Kjo ka vetėm njė pėrgjigje. Ndėrtimi i politikave tė zhvillimit rural tė qėndrueshėm. Nuk ka bujqėsi vitale pa njė fshat vital dhe njė zhvillim hapėsinor tė barabartė, ku zonat mė pak tė favorizuara mbėshteten mė fort. Kjo nuk po ndodh nė Shqipėri edhe pse politika tė tilla janė hedhur nė strategji qeverish qysh nė vitin 1998 (autori ka drejtuar grupin e zhvillimit tė qėndrueshėm tė Strategjisė sė Bujqėsisė, nė vitin 1998 pranė Ministrisė sė Bujqėsisė). Nė fakt, braktisja dhe rrėnimi konstant i zonave rurale ka vazhduar. Tė gjithė e dinė qė fermat e mėdha janė mė efektive. Megjithatė, pėr shumė e shumė arsye Shqipėria nuk do tė ketė mundėsi ndoshta dhe pėr dekada tė tėra qė madhėsia e fermės tė kaloj 2 ha. Nė mėnyrė qė edhe Shqipėria tė pėrfitojė nga ana e ekonomisė sė shkallės nė bujqėsi mbetet si e vetmja rrugė ajo e kooperimit. Kuvendi i Shqipėrisė ka qysh nė vitin 1996, qė ka miratuar njė ligj pėr zhvillimin e kooperativave (ligji nr.8088, datė 21.3.1996. Pėr Shoqėritė e Bashkėpunimit Reciprok), por qysh atėherė akoma nuk kemi funksionale ndonjė kooperativė. Vetėm sė fundmi po vihet re njė vėmendje e politikės pėr kooperimin dhe njė draftligji i ri pėr kooperativat bujqėsore ėshtė gati pėr t’u miratuar nė qeveri e Kuvend. Pėrsėri ka shumė tė ngjarė qė ky ligj tė bėhet frenues, nė vend qė tė bėhet nxitės pėr krijimin e kooperativave bujqėsore (kryesisht nė aspektin e kooperimit nė marketing). Nė thelb edhe me kėtė ligj tė ri fermerėt qė grupohen pėr tė tregtuar prodhimet sė bashku diskriminohen krahasuar me fermerėt individualė. Nėse disa fermerė individualė dalin nė treg veē e veē nuk tatohen pėr produktet qė shesin. Nėse kėta fermerė dalin sė bashku nė treg nėpėrmjet kooperativės duhet tė paguajnė tė gjitha taksat e njė biznesi tė mirėfilltė. E pakta qė shteti duhet tė bėjė ėshtė t’i japė kooperativės statusin e njėjtė me tė fermerit individual nė lidhje me detyrimet ndaj shtetit. Nuk mund tė neglizhohet qė faktori kryesor i lėnies sė tokave pa punuar ėshtė mungesa apo pasiguria e gjetjes sė tregut pėr prodhimet e pritshme. Kjo ėshtė arsyeja mė e pėrsėritur e fermerėve lidhur me moskultivimin e tokės. Instrumenti mė i fuqishėm qė ndihmon nė qėndrueshmėrinė e tregjeve pėr fermerėt janė kooperativat tregtare. Dhe vetė organizimi nė kooperativa do tė bėjė tė mundur vėnien nė eficensė tė tokave tė papunuara, pasi kooperativat do tė lėvizin me shpejtėsi drejt sistemeve kontraktuale tė marrėdhėnieve tregtare. Natyrisht, faktor bazė mbetet zbatimi i tėrėsisė sė masave nė terma konkretė tė politikave tė zhvillimit rural tė qėndrueshėm.
Sekreti i shtimit tė prodhimit ėshtė sigurimi i njė lidhjeje mė tė fortė e tė qėndrueshme tė zotėruesit tė tokės me vetė tokėn dhe jo vendosja e kolonėve tė tenderuar qofshin kėta dhe endogjenė, qofshin kėta dhe tė pėrkohshėm.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 23
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi