Panik dhe pasiguri te biznesi, kėrkohet marrja e masave urgjente

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Panik dhe pasiguri te biznesi, kėrkohet marrja e masave urgjente

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sat Feb 20, 2010 7:54 pm

Situata Dhoma e Tregtisė, Tiranė: Tė rishikohen kreditė me bankat
Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė, pas njė vlerėsimi tė situatės ekonomike, gjykon se paniku dhe pasiguria ka pėrfshirė tė gjithė sektorėt e ekonomisė. Kriza ekonomike po godet ēdo ditė bizneset, tė cilat nuk po munden tė ngrenė kokė pėr shkak tė kostove tė larta tė krijuara nga banka apo tregjet e huaja. Ulja e tregtisė me jashtė, frenimi i rritjes sė ekonomisė, reduktimi i remitancave, zhvlerėsimi i vazhdueshėm i lekut dhe buxheti i dobėt i shtetit po shkaktojnė presione negative tė biznesit. “Njė shenjė e pastėr dhe e dukshme e krizės ėshtė edhe rishikimi i buxhetit me synim shkurtimin e shpenzimeve nė masėn 5% tani, kur ky buxhet nuk ėshtė bėrė akoma operacional. Ky veprim do tė thotė mė pak aktivitet pėr biznesin, me pak tė ardhura pėr kompanitė qė administrojnė atė, mė pak tė ardhura pėr familjet e punonjėsve tė kėtyre ndėrmarrjeve dhe pėrkeqėsim tė standardit tė jetesės nė vend”, deklaroi dje Dhoma e Tregtisė, Tiranė. “Fatkeqėsisht, pothuajse nė tė gjithė sektorėt sundon njė ndjesi paniku dhe pasigurie”, nėnvizon kreu i Dhomės, Nikolin Jaka. Duke vėrejtur gjithė kėtė problematikė tė ardhur nga vetė biznesi dhe pas konsultimeve me shoqatat e ndryshme, Dhoma e Tregtisė propozon hartimin e njė paketė ekonomike e financiare qė do tė ndihmojė drejtpėrsėdrejti kompanitė mė tė goditura. “Ne kėrkojmė negocim me sistemin bankar tė nivelit tė dytė pėr tė marrė nė konsideratė situatėn e marrėdhėnieve me klientėt e tyre, pra bizneset, tė cilat duhen ndihmuar duke zbutur kushtet dhe kriteret e vendosura pėr likuidimin e tyre”, ėshtė njė kėrkesė e biznesit, duke ftuar qeverinė si ndėrmjetėse e kėtij procesi.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 23
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi