Njė vit nga hartimi i projektligjit, ende pa zgjidhje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Njė vit nga hartimi i projektligjit, ende pa zgjidhje

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sat Feb 20, 2010 7:56 pm

Biznesi: Humbėm 400 mln euro prej Gjykatės Administrative
Asgjė nuk ka ndryshuar qė nga hartimi i projektligjit pėr funksionimin e “gjykatave administrative”. Pėrveē faktit tė krijimit tė koalicionit nga 34 organizata biznesi, gjatė mė shumė se njė viti nga miratimi i projektligjit nė qeveri, reforma e iniciuar nga amerikanėt e USAID nuk po gjen mbėshtetjen e politikės qė ta votojė nė Kuvend. Pėr biznesin, pėrballja me gjykatat pėr ēėshtje tė ndryshme administrative po shkakton kosto tė tepėrta, pėr shkak tė zvarritjes sė vendimeve dhe mungesės sė profesionalizimit. Ngritja e Gjykatės Administrative, nė bazė tė ligjit tė ri, do tė shkurtonte proceset dhe me ekspertėt e fushės vendimet do tė ishin mė tė drejta. Pėr kėtė qėllim, koalicioni i 34 organizatave ka krijuar njė rrjet tė gjerė anėtarėsh pėr mė shumė presion ndaj politikės, duke zhvilluar tryeza takimi nė disa qytete tė vendit, nė mėnyrė qė zėri “pro gjykatės administrative” tė ishte mė i fortė. Por deri tani asgjė nuk po ndryshon, madje po pėrkeqėsohet pėr shkak tė krizės politike. Pa opozitėn nė Parlament miratimi i ligjit me 84 vota pro bėhet i pamundur dhe pikėrisht kėtu ka ngecur procesi.
Pėrfaqėsues tė biznesit dhe organizatave jofitimprurėse u takuan dje nė Tiranė pėr tė vlerėsuar pėrpjekjet e deritanishme nė pėrkrahje tė projektligjit pėr “Gjykatat Administrative” dhe pėr tė diskutuar planet pėr javėt e ardhshme.
Sipas Ilir Zhillės, kreut tė Unionit tė Dhomave tė Tregtisė, biznesit po i kushtojnė shumė proceset e gjata nė gjykata, ndėrsa vlerėsohet njė kosto e pėrafėrt me 400 milionė euro. Kurse Zenel Hoxha, i Dhomės Britanike tė Tregtisė, kėrkoi mė shumė angazhim pas miratimit tė ligjit, ndėrkohė tė shikohen edhe njė herė pjesėt e projektit. Mė i drejtpėrdrejtė ėshtė treguar presidenti i Kėshillit tė Agrobiznesit, Enver Ferizaj, i cili ia vuri pėrgjegjėsinė opozitės, mungesa e tė cilės nė Parlament ka shkaktuar mosmiratimin e ligjit. “Nė tėrėsi drafti ėshtė i pranueshėm, megjithatė mund tė bėhet edhe rishikime”, iu ėshtė drejtuar presidenti i Konfundustrisė, Gjergj Buxhuku, anėtarėve tė koalicionit. Sipas bizneseve anėtare nė koalicion, kriza politike po bllokon gjykatėn administrative.
Pėrfaqėsues tė Koalicionit qė folėn nė takim, theksuan se qė nga mbledhja e parė e Koalicionit nė shtator 2010, ata kanė organizuar tryeza tė rrumbullakėta me njerėz tė biznesit, tė shoqėrisė civile dhe tė pushtetit lokal nė 12 rajonet e vendit pėr t’i informuar kėto grupe mbi projektligjin pėr gjykatat administrative dhe pėr t’i angazhuar nė pėrpjekjet pėr miratimin e tij.
Sipas biznesit, miratimi i projektligjit pėr “Gjykatat Administrative” do t’i hapė rrugėn ngritjes sė sistemit tė kėtyre gjykatave, njė institucion, tė cilin bizneset shqiptare e kėrkojnė qė prej gjashtė vjetėsh. Ngritja e kėtij sistemi modern gjykatash do tė bėjė tė mundur trajtimin nė mėnyrė efektive dhe tė drejtė nga gjykatės tė specializuar tė mosmarrėveshjeve mes individėve apo organizatave dhe institucioneve publike qendrore e vendore pėr ēėshtje tė rėndėsishme nė fushėn e tatimeve, regjistrimit tė biznesit, licencave apo prokurimeve, si dhe mosmarrėveshjet qė kanė tė bėjnė me punėsimin, pensionet dhe regjistrimin e pasurive.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 23
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi