Rihapen bisedimet pėr centralin bėrthamor bullgar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Rihapen bisedimet pėr centralin bėrthamor bullgar

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sat Feb 20, 2010 7:57 pm

Energjetikė
Ministri rus i Energjisė, Sergey Shmatko, i shoqėruar nga kreu i Korporatės Ruse pėr Energjinė Bėrthamore mbėrritėn dje nė kryeqytetin bullgar Sofje, ku sipas medias vendase pritet tė diskutojnė pėr mundėsinė e ndėrtimit tė termocentralit bėrthamor tė Bullgarisė me fonde nga Moska. Vetėm pak ditė mė parė, drejtori i gjigantit tė gazit, “Gazprom”, Alexei Miller, vizitoi Sofjen pa paralajmėrim dhe u takua me Kryeministrin e vendit, nė atė qė media e cilėsoi si “bisedime pėr tė hapur bisedime”.
Bullgaria po planifikon prej vitesh tė ndėrtojė njė central tė ri bėrthamor mbi Danub pranė qytetit tė Belenes, por punimet kanė mbetur pezull si pasojė e mungesės sė investitorėve.
Ministri i Ekonomisė dhe Energjisė sė Bullgarisė, Traicho Traikov, njoftoi nė fillim tė javės se vendi i tij po mendon tė kėrkojė njė kredi prej rreth 2 miliardė eurosh prej kompanisė “Rosatom”, nė mėnyrė qė punimet pėr ndėrtimin e termocentralit nė Belene tė vijojnė gjatė viteve 2010 dhe 2011. Por, nga ana tjetėr, ministri i Financave, Simeon Djankov, deklaroi se nuk ka ndėr mend tė lėshojė garanci shtetėrore pėr njė kredi tė tillė. Rosatom deklaroi vitin e kaluar se ėshtė e gatshme tė financojė njė projekt pėr termocentral bėrthamor nė Bullgari me vlerė prej miliarda eurosh. Sofja po kėrkon aktualisht njė konsulent pėr tė hartuar njė plan se si tė tėrheqė financime dhe investitorė pėr projektin. Fillimisht kompania gjermane RWE mori pėrsipėr financimin e gjysmės sė projektit, por u tėrhoq vitin e kaluar si pasojė e tejkalimit tė kostove fillestare. Projekti parashikon ndėrtimin e njė kapaciteti prej 2 mijė MW, sasi kjo qė mund tė ndihmojė nė furnizimin e rregullt me energji tė tė gjithė Ballkanit.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 22
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi