Bizneset propozojnė paketė masash pėr zbutjen e krizės ekonomike

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Bizneset propozojnė paketė masash pėr zbutjen e krizės ekonomike

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sat Feb 20, 2010 7:59 pm

Shoqatat e biznesit ndihen tė kėrcėnuara nga kriza ekonomike

Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė Tiranė, ka hartuar njė platformė sugjerimesh pėr zgjidhjen e krizės ekonomike, duke e vlerėsuar tė nevojshme pėr pėrballimin dhe qė pasojat mbi ekonominė nė tėrėsi dhe biznesin nė veēanti tė jenė sa mė tė vogla. Duke vėrejtur problematikėn e pėrkeqėsimit tė disa treguesve makro dhe mikro ekonomikė, tė ardhur nga vetė

biznesi dhe pas konsultimeve tė bėra me pėrfaqėsues tė shoqatave tė ndryshme, specialistė tė ekonomisė propozojnė njė paketė masash, e cila do tė konsistojė nė zbutjen dhe pėrballimin e kėsaj krize dhe sigurisht nė mbrojtjen e vetė kėtyre bizneseve. DHTI bėn me dije se kjo paketė ekonomike e financiare do tė ndihmojė drejtpėrsėdrejti kompanitė mė tė goditura dhe mė tė rrezikuara, tė cilat kanė aktivitetin e tyre nė sektorėt mė tė prekur nga ethet e krizės. Ne kėrkojmė negocim me sistemin bankar tė nivelit tė dytė pėr tė marrė nė konsideratė situatėn e marrėdhėnieve me klientėt e tyre, d.m.th bizneset tė cilėt duhen ndihmuar duke zbutur kushtet dhe kriteret e vendosura pėr likuidimin e tyre. Sigurisht nė kėtė iniciativė ėshtė i rėndėsishėm dhe roli ndėrmjetėsues i shtetit. Njė masė shumė e rėndėsishme sipas pikėpamjes sonė ėshtė amnistia e plotė fiskale dhe legalizimi i plotė i aseteve, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė DHTI. Kėtė propozim lidhur me kėtė iniciativė, Dhoma Tregtare e Industrisė nė Tiranė, ia ka bėrė prezente edhe Ministrisė sė Financave.

Pėrkeqėsimi i tregueseve
Ėshtė i qartė fakti i pėrkeqėsimit tė disa treguesve makro dhe mikro ekonomikė, tė cilėt janė shprehėsit e drejtpėrdrejtė tė gjendjes ekonomike nė vend. Nė kėtė drejtim DHTI, pėrmend uljen e ritmit tė rritjes ekonomike duke rritur nivele larg objektivave tė parashikuara nė fillim tė vitit; uljen e dukshme tė vėllimit tė eksporteve nga Shqipėria duke sjellė si pasojė edhe uljen e valutės sė huaj qė hyn nė vendin tonė. Dobėsimi i aftėsisė likujduese tė sistemit publik, d.m.th buxhetit tė shtetit pėr kompanitė tė cilat janė kontraktuar pėr realizimin e objekteve tė investimeve. Njė shenjė e pastėr dhe e dukshme e krizės ėshtė edhe rishikimi i buxhetit me synim shkurtimin e shpenzimeve nė masėn 5% tani, kur ky buxhet ėshtė bėrė akoma operacional. Ky veprim do tė thotė mė pak aktivitet pėr biznesin, mė pak tė ardhura pėr kompanitė qė administrojnė atė, mė pak tė ardhura pėr familjet e punonjėsve tė kėtyre ndėrmarrje dhe nė finale, pėrkeqėsim tė standardit tė jetesės nė vend, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp. Nga ana tjetėr Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė, Tiranė nė analizat e saja tė bėra muajt e fundit, nė konsultat e zhvilluara me pėrfaqėsues nga shumė biznese, tė cilat zhvillohen nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė konstaton dhe vėren se aktualisht biznesi shqiptar po kalon periudhė tė vėshtirė financiare. Sipas DHTI, likuiditetet e tyre janė tė limituara dhe si pasojė ato jo vetėm nuk mund tė ndėrmarrin iniciativa pėr zhvillime tė mėtejshme por nė fakt, janė pėrfshirė nga fenomeni i rrudhjes dhe shpeshherė i kanos rreziku i falimentimit tė tyre. Fatkeqėsisht pothuajse nė tė gjithė sektorėt sundon njė ndjesi paniku dhe pasigurie. Me kėtė rast unė ju bėj thirrje tė gjithė bizneseve tė ēlirohen nga kjo ndjesi dhe tė jenė tė sigurt qė ekonomia jonė i ka tė gjitha energjitė e nevojshme pėr ti bėrė ballė me sukses krizės. Njė pjesė e madhe e kompanive kredimarrėse rrezikohen tė pėrfshihen nga fenomeni i kredive tė kėqija. Ato nuk po i pėrgjigjen dot sipas kushteve me tė cilat kanė rėnė dakord nė bankat duke u shndėrruar nė borxhlinj dhe klientė jo tė mirė pėr bankat, shprehet njėri prej drejtuesve tė Dhomės, pėr tė shtuar se gjithashtu vėrehet nė masė fenomeni i ngrirjes apo edhe pezullimit tė shumė aktiviteteve tė biznesit duke u shoqėruar edhe me largime tė njė pjese punonjėsve. Po ashtu, DHTI vėren dhe njė farė pėrkeqėsimi tė raporteve ndėrmjet partnereve tė biznesit sidomos me ata tė huajt pėr shkak tė aplikimit tė sistemit tė referencave nė tė gjithė sektorėt e ekonomisė, veēanėrisht nė dogana, tatime dhe sigurime shoqėrore.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 23
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi