LDD nuk do tė presė gjatė pėrgjigjen e LDK-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super LDD nuk do tė presė gjatė pėrgjigjen e LDK-sė

Mesazh nga Lili&Qesa prej Sun Feb 21, 2010 9:03 am

Lidhja Demokratike e Dardanisė nuk planifikon tė presė shumė gjatė pėrgjigjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr njė koalicion tė mundshėm parazgjedhor nė mes tė kėtyre dy partive, siē ka kėrkuar lideri i saj Nexhat Daci nė njė letėr dėrguar liderit tė LDK-sė me post tė ngrirė, Fatmir Sejdiu.
Siē ka bėrė tė ditur nė njė prononcim pėr tė pėrditshmen “Kosova sot”, sekretari i LDD-sė, Lulzim Zeneli, ky subjekt politik planifikon qė mė 26 shkurt ta mbajė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar, nė tė cilėn do tė vendoset pėr politikat strategjike tė LDD-sė, dhe deri atėherė do tė pritet pėrgjigja e LDK-sė.
“LDD do tė presė brenda njė afati optimal, do tė thotė kemi tė bėjmė me njė afat pėr javė dhe jo pėr muaj, dhe mbi atė bazė do ta trajtojmė agjendėn tonė”, ka thėnė Zeneli, duke shpjeguar se “nėse brenda kėsaj periudhe nuk kemi pėrgjigje, atėherė do tė nėnkuptohet pėrgjigja nga ana e LDK-sė”.
Nga ana tjetėr, LDK-ja - nėpėrmes nėnkryetarit tė saj Lutfi Haziri, paralajmėroi se pėrgjigja e kėrkuar pak sa me urgjencė nga LDD-ja do tė bėhet publike dhe zyrtare gjatė javės qė vjen.
“Nė mbledhjen e parė tė LDK-sė do tė jepet pėrgjigja. Natyrisht qė ne e kemi mirėpritur deklaratėn dhe letrėn e liderit tė LDD-sė, natyrisht qė edhe ftesa jonė ka qenė publike pėr dy vjet, qė duhet tė shihen mundėsitė e njė bashkimi dhe shkrirjeje tė pėrbashkėt. Letra ėshtė dhe propozimi si i tillė dhe Kryesia do tė vendosė nė mbledhjen e ardhshme”, ka thėnė Haziri.
Dhe pėrderisa LDD kėrkon arritjen e njė koalicioni klasik parazgjedhor, LDK-ja kėrkon shkrirjen e LDD-sė nė LDK.
Njė lloj koalicioni me LDK-nė ka kėrkuar edhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, parti e cila kėrkon bashkimin e forcave tė djathta politike nė njė koalicion tė pėrbashkėt. Megjithatė, as oferta e AAK-sė nuk duket ta ketė joshur LDK-nė, e cila nė koalicion me PDK po qeverisė nė vend.

Lili&Qesa
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 4261
Mosha : 22
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : n'zemren e Qesa-s..!!
Aktiviteti :
60 / 10060 / 100

Registration date : 08/02/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi