Xhifoni: BE e pėrkushtuar ndaj perspektivės evropiane tė Kosovės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Xhifoni: BE e pėrkushtuar ndaj perspektivės evropiane tė Kosovės

Mesazh nga Baussi prej Sun Mar 28, 2010 7:10 pm

Prishtinė,- Pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian kanė shprehur pėrkushtimin e tyre ndaj Kosovės, pėrfshirė veriun e vendit gjatė vizitės nė Mitrovicėn e veriut, ku u hap "Shtėpia e BE sė". Pėrfaqėsuesi i BE sė pėr veriun, ambasadori italian Majkėll Xhifoni, tha se tė 27 shtetet anėtare tė BE sė janė tė pėrkushtuara ndaj perspektivės evropiane si tė Kosovės ashtu edhe tė Serbisė, si pjesė tė rajonit tė Ballkanit Perėndimor dhe kjo e pėrfshinė edhe Kosovėn veriore. "Institucionet e BE sė tė pranishme nė Kosovė i ndajnė vlerat e njėjta drejt objektivave tė pėrkufizuara nė Kosovė: pėrkrahja e stabilitetit, siguria dhe pėrparimi nė tė mirė tė gjithė qytetarėve nė Kosovė. Njė prej tė arriturave konkrete tė kėtij aktiviteti ka qenė lehtėsimi i vendosjes sė njė pranie efektive tė BE sė nė veri", theksoi Xhifoni. Sipas mendimit tė tij, takimi i sotėm nė godinėn e pėrkohshme tė ashtuquajtur "Shtėpi e BE sė" ėshtė njė hap pozitiv nė kėtė drejtim dhe njė sinjal konkret pėr praninė e BE sė nė Kosovėn veriore. Ndėrkaq Kjartan Björnsson nga Zyra Ndėrlidhėse e Komisionit Evropian tha se institucioni qė pėrfaqėson ėshtė duke punuar nė mbarė Kosovėn, pėrfshirė veriun, tashmė me vite tė tėra. Ai u shpreh i pėrkushtuar pėr ta forcuar pėrfshirjen nė Kosovėn veriore, duke i kontribuuar kėshtu stabilizimit tė saj. "Ne dėshirojmė ta bėjmė agjendėn e pėrgjithshme tė integrimit nė BE mė tė qartė pėr palėt vendore me interes dhe t'i mbėshtesim projektet tė cilat do ta pėrmirėsojnė cilėsinė e jetės. Pėr shembull: ne plani¬fikojmė ta ndėrtojmė njė shtėpi tė shėndetit nė Zubin Potok, ne dėshirojmė tė punojmė nė pastrimin e ujit pėr Leposaviqin", tha ai. Shefi i EULEX it, Iv dė Kermabon tha se EULEX i ėshtė i pranishėm dhe ėshtė duke punuar nė pjesėn veriore tė Kosovės qė nga dhjetori 2008. EULEX-i ka prani tė policisė dhe tė doganės 24/7 nė portėn 1 dhe 31 e cila ka pasur si rezultat zvogėlimin e madh tė kontrabandės. "Ne e kemi rihapur Gjykatėn e Qarkut nė Mitrovicė dhe jemi marrė me disa raste tė mbėshtetur edhe nga personeli administrativ vendas tė cilėt janė kthyer pėrsėri nė gjykatė verėn e kaluar", tha ai. Kermabon tha se duhet bėrė hapin tjetėr pėrpara. "Ekziston njė nevojė urgjente pėr tė gjetur zgjidhje pragmatike pėr kthimin e gjykatėsve dhe tė prokurorėve serbė dhe tė atyre shqiptarė tė Kosovės nė mėnyrė qė tė ofrohet drejtėsia nga njė gjyqėsor i vetėm dhe shumetnik", tha Kermabon BE ja, me tė gjitha burimet e saj ėshtė e pėrkushtuar ta rrisė cilėsinė e jetesės pėr tė gjithė njerėzit nė Kosovė. Objektivat e BE sė pėr veriun e Kosovės janė tė njėjta si edhe pėr tėrė Kosovėn: pėrkrahja e qeverisjes sė mirė, zhvillimi shoqėroro ekonomik dhe forcimi i sundimit tė ligjit duke i kontribuuar nė tė njėjtėn kohė njė shoqėrie tė qėndrueshme dhe shumetnike. Prandaj si pjesė e kėtyre pėrpjekjeve BE ja ka vendosur ta shtojė praninė dhe aktivitetet e saj nė Kosovėn veriore duke e themeluar Shtėpinė e BE sė.

Baussi
V.I.P
Besa-Bess
V.I.PBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 11009
Mosha : 22
Viti: : 07/12/1993
Vendbanimi: : MiLaNo*ViTi
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 06/05/2009

Shiko profilin e anėtarit http://www.besa-bes.top-forum.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi