RRGGK: Reklamat e KFOR-it, ofenduese

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super RRGGK: Reklamat e KFOR-it, ofenduese

Mesazh nga Zyma prej Mon Apr 12, 2010 8:08 pm


Nė mbledhjen e tė Rrjetit tė Grupeve tė Grave tė Kosovės, tė
hėnėn anėtaret kritikuan zyrėn e KFOR-it pėr marrėdhėnie me publikun
“pėr reklamat ofenduese qė po shohim kohėve tė fundit pėrmes TV dhe
billbordeve”.
Anėtaret e Rrjetit tė 88 organizatave tė grave
vendosen t’i dėrgojnė letėr-reagim Gjeneral Lejtenant Markus Bentler,
pėr tė kėrkuar nga KFOR-i qė tė konsultohet me ekspertė tė Kosovės, nė
veēanti me ekspertė tė gjinisė femėrore, gjatė sajimit tė materialeve
tė KFOR-it pėr marrėdhėnie me publikun nė tė ardhmen, nė mėnyrė qė tė
sigurohet se ato marrin parasysh ndjeshmėrinė kulturore dhe gjinore.
“Spoti televiziv i lėshuar rishtas paraqet tė fundit nga njė seri
materialesh pėr marrėdhėnie me publikun tė cilat ofendojnė dhe shpesh
ndjellin ndjenja armiqėsie tek audienca tė cilės i janė adresuar.
Pėrderisa disa aktiviste kanė shprehur individualisht brengat e tyre tė
ndėrlidhura me reklamat e KFOR-it pėr vite me radhė, spoti i fundit, me
njė peshėngritės muskuloz, u bė pikė qendrore diskutimi nė takimin e
anėtareve tė RrGGK-sė, tė mbajtur sot me 12 prill 2010. Anėtaret u
ndjenė tė fyera nga kjo reklamė ngase pėr gratė dhe vajzat muskujt nuk
paraqesin siguri. Tani gratė dhe vajzat kėrkojnė siguri njerėzore,
mesazh ky qė nuk ėshtė duke u bartur sa duhet nga reklamat e KFOR-it”,
thuhet nė reagim.
Mė tej thuhet se edhe pse KFOR-i vazhdon tė gėzojė imazh pozitiv nė
Kosovė, “shumė kosovarė konsiderojnė se reklamat e KFOR-it janė
qesharake dhe ofenduese”, duke pėrmendur sloganet si, “Nėse ata mund tė
jenė tolerantė, edhe ju mund tė jeni tė tillė”, qė sipas RRGGK-sė,
portretizojnė shqiptarėt dhe serbėt si mace e qen dhe jo si qenie
njerėzore dhe janė ofenduese.
“Paraqitja e dy burrave duke udhėtuar me qerre me kuaj, fuqizon
imazhet e pavėrteta tė kosovarėve si tė prapambetur, ndėrsa mesazhet e
tolerancės janė shpesh ofenduese pėr shkak tė qasjes sė gabuar”, thuhet
mes tjerash nė letrėn e drejtores ekzekutive, Igballe Rogova.
Pėr kėto arsye, nė emėr tė organizatave anėtare dhe qytetarėve,
RRGGK kėrkon nga KFOR-i tė konsultohet me kompanitė lokale reklamuese
si dhe me aktivistet gjatė sajimit tė materialeve pėr marrėdhėnie me
publikun nė tė ardhmen, sepse “kjo do tė sigurojė njė qasje mė tė
ndjeshme dhe pėrmirėsim tė imazhit tė KFOR-it nė Kosovė”. /

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi