KMDLNJ reagon pėr sulmin ndaj humoristit Cima

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super KMDLNJ reagon pėr sulmin ndaj humoristit Cima

Mesazh nga Zyma prej Mon Apr 19, 2010 12:45 pm





Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe tė Lirive tė Njeriut ka
reaguar ndaj sulmit qė ėshtė kryer nga persona tė paidentifikuar ndaj
Rasim Thaēit, i njohur me nofkėn Cima, ndryshe humorist i njohur nė
Kosovė - duke i shkaktuar lėndime serioze pėr shėndetin dhe jetėn e tij.
“Pasi Policia e Kosovės deri mė tani nuk ka arritur t’i
identifikojė kryerėsit e kėtij krimi nga njė adresė e panjohur e postės
elektronike pėrgjegjėsinė pėr kėtė krim e kanė marrė mbi vete persona qė
identifikohen si ruajtės tė ndjenjave dhe vlerave fetare. Nė fakt , kjo
nuk ka tė bėjė fare, as me ruajtjen e ndjenjave fetare e mė sė paku me
vlera fetare por po bėhet pėrpjekje qė pėrmes dhunės dhe frikės tė
imponohen do standarde tė reja dhe tė importuara tė njė besimi fetar i
cili nuk e lejon asnjė alternativė tjetėr!”, thuhet nė reagimin e
KMDLNJ-sė.
Nė kohėn e okupimit mė tė egėr tė Serbisė nė Kosovė (para dhe gjatė
luftės), Rasim Thaēi , siē thekson ky kėshill, “mė shumė kontribuoi pėr
Kosovėn se shumė politikanė qė e kanė pasur obligim ta bėjnė kėtė dhe
pėr kėtė asnjėherė nuk i ėshtė rrezikuar jeta!”
“Kosova njihet si mjedis jashtėzakonisht tolerant sa i pėrket fesė,
andaj ky krim ndaj Rasim Thaēit ėshtė njė porosi shumė e keqe dhe njė
keqpėrdorim flagrant nga ata qė kinse e mbrojnė pastėrtinė e fesė. Feja
nuk predikon krim dhe nė emėr tė fesė nuk mund tė bėhen krime. Gjykatat e
rregullta janė ato qė i trajtojnė rastet nėse fyhen ndjenjat dhe vlerat
fetare tė besimtarėve e jo qė ‘drejtėsia’ tė zbatohet nė rrugė sipas
Kodit Penal tė Kandaharit!”, thuhet mė tej nė reagim
Bashkėsia Islame e Kosovės, sipas KMDLNJ-sė, ėshtė dashur menjėherė
tė distancohet nga ky veprim i dhunshėm sepse ēdo mėdyshje e saj pėr ta
dėnuar krimin krijon hapėsirė pėr krime tė reja!
“KMDLNK e dėnon kėtė krim ndaj Rasim Thaēit dhe kėrkon nga organet e
ndjekjes qė urgjentisht ta zbardhin kėtė rast duke i arrestuar tė
dyshuarit dhe duke i pėrballur ata me ligjin! Nuk ėshtė ky rasti i parė
qė nė emėr tė ruajtjes sė fesė sulmohen persona me autoritet madje edhe
nga radhėt e vet Bashkėsisė Islame tė Kosovės siē ishte rasti i sulmit
ndaj Xhabir Hamitit”, pėrfundon reagimi.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi