Lajcak ka njė plan pėr Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Lajcak ka njė plan pėr Kosovėn

Mesazh nga Zyma prej Sat May 01, 2010 4:07 pm





Ministri i Punėve tė Jashtme tė Sllovakisė, Miroslav Lajcak ka
deklaruar se Bashkimi Evropian duhet tė jetė i pėrgatitur pėr mendimin
qė do ta japė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė lidhur me ligjshmėrinė e
pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa ka shtuar se, mu shpallja e kėtij mendimi
ėshtė rast i mirė qė BE-ja tė veprojė pėr ta stabilizuar rajonin.
“BE-ja
ėshtė lojtar i rėndėsishėm global, mirėpo kredibilitetin e saj
potencial duhet ta dėshmojmė, para se gjithash, nė oborrin tonė tė
brendshėm, dhe ky ėshtė pikėrisht Ballkani Perėndimor. Marrė parasysh se
nė periudhėn vijuese presim mendimin e GJND-sė lidhur me pavarėsinė e
Kosovės, ėshtė e qartė se BE-ja duhet tė jetė e pėrgatitur pėr kėtė
vendim, dhe jo tė ndodhė qė ajo tė na gjejė tė papėrgatitur”, ka thėnė
Lajcak pėr gazetėn “Dnevnik”.
Sipas kėsaj gazete, Lajcak ka njė plan tė hartuar se si tė zgjidhet
problemi i marrėdhėnieve nė mes tė Serbisė dhe Kosovės pas publikimit tė
mendimit kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, tė
cilin pritet ta prezantojė nė mbledhjen e Kėshillit tė ministrave tė
BE-sė, mė 10 maj, nė Bruskel.
“Mund tė them se kemi nevojė pėr njė dinamikė rajonale dhe
komunikimin pėr ēėshtjet praktike qė do tė mundėsonin qė i gjithė
Ballkani Perėndimor tė pėrparojė”, ka thėnė Lajcak, duke mos dashur tė
zbulojė detaje nga plani i tij.
Siē bėhet e ditur mė tej, plani i Lajcakut synon qė marrėdhėniet nė
mes tė Kosovės dhe Serbisė tė vihen nė njė kornizė me tė zgjeruar tė
zgjidhjes sė kontesteve nė Ballkanin Perėndimor – qė do tė mundėsonte qė
nė tė njėjtėn tavolinė tė uleshin tė gjithė se bashku, edhe shtetet e
rajonit edhe BE-ja.
“Ėshtė gjė e parealizueshme qė problemet dhe bllokimet e ndėrsjella
nė rajon tė ekzistojnė, ndėrsa shtetet tė pėrparojnė drejt BE-sė. Kjo
ėshtė nė kundėrshtim me logjikėn dhe frymėn e BE-sė dhe Unioni nuk ėshtė
i gatshėm tė pranojė anėtarė tė rinj me kėtė logjikė”, ka thėnė Lajcak,
duke shtuar se mu ambiciet evropiane tė Beogradit dhe tė Prishtinės,
janė rrugė drejt zgjidhjes.
Duke folur pėr samitin e paralajmėruar tė Sarajevės, mes BE-sė dhe
vendeve tė Ballkanit Perėndimor, Lajcak ka thėnė se ky samit do tė jetė i
pasuksesshėm nėse mungon cilido prej akterėve. “Vetėm nėse jemi tė
gjithė rreth njė tavoline nė Sarajevė, do ta kishim legjitimitetin e
domosdoshėm pėr tė treguar se BE-ja kujdeset pėr Ballkanin Perėndimor”,
ka thėnė Lajcak.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi