Shoqėria kosovare e zhytur nė terr informativ institucional

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Shoqėria kosovare e zhytur nė terr informativ institucional

Mesazh nga Zyma prej Wed May 05, 2010 8:26 pm




i
nstituti Demokratik i Kosovės (KDI) ka vlerėsuar se ngjarjet e
fundit nė vendin tonė e kanė zhytur shoqėrinė kosovare nė njė terr
informativ institucional pėr shkak tė heshtjes institucionale, mungesės
sė informatave dhe reagimeve tė nevojshme politike e institucionale.
Aksioni
i misionit tė EULEX-it, i ndėrmarrė ditė mė parė nė Ministrinė e
Transportit dhe Post-telekomunikacionit, si dhe nė pronat e ministrit
Fatmir Limaj, pėr hetime rreth dyshimeve pėr korrupsion, sipas KDI-sė
kanė pėr qėllim luftėn kundėr korrupsionit dhe shkojnė nė funksion tė
shtetit ligjor ku pamundėsohet tė qenit mbi ligjin.
Kėto, sipas KDI-sė, janė zhvillime nė pėrputhje me tė priturat
qytetare pėr tė pasur njė shtet funksional me njė qeverisje
transparente dhe llogaridhėnėse. “Megjithatė, nė dy tre vitet e fundit
ėshtė bėrė normale tė shohim fotografi jo tė mira pėr shoqėrinė dhe
shtetin e Kosovės, tė cilat pasojnė me mbyllje tė informacioneve dhe
pėr pasoj publiku mbetet i painformuar pėr rezultatet e kėtyre
zhvillimeve”, thuhet nė njė komunikatė tė kėtij instituti.
“Zhvillimet tė cilat vlen tė pėrmenden edhe sot, e qė janė njė
enigmė pėr shoqėrinė kosovare: rasti i ngjarjeve tė 10 shkurtit,
vjedhjet nė dhomėn e dėshmive nė polici, rasti Bllaca, rasti i
kontrabandės nga ana e policėve tė EULEX-it dhe tani ky i fundit, rasti
Limaj, tė gjitha kėto janė njė pasqyrė jo e mirė pėr politikėn, pėr
institucionet vendore dhe ndėrkombėtare dhe krejt nė fund pėr imazhin e
shoqėrisė kosovare”, theksohet nė komunikatė.
Pėr KDI-nė, kėto janė ngjarje qė shoqėria kosovare po i pėrjeton si
zhytje nė krizė tė lartė tė nivelit politik dhe institucional. KDI
konsideron se edhe pas gjithė kėtyre zhvillimeve, kemi heshtje
institucionale, mungesė tė informatave dhe reagimeve tė nevojshme
politike e institucionale dhe si pasojė, shoqėria kosovare ėshtė e
zhytur nė njė terr informativ institucional.
“Tė qenurit zyrtar i lartė i vendit nuk ėshtė vetėm privilegj, por
ėshtė edhe pėrgjegjėsi ndaj zgjedhėsve, prandaj, politika dhe
institucionet duke heshtur nuk krijojnė mbėshtetje dhe hapėsirė pėr
funksionim tė shtetit ligjor, pėrkundrazi ato krijojnė ambient
pasigurie, krijojnė ndjenjėn e njė shoqėrie ku nuk funksionon shteti
ligjor”, theksohet mė tej.
Duke pasur parasysh kėto zhvillime, KDI kėrkon nga institucionet
vendore e ndėrkombėtare mė shumė pėrgjegjėsi dhe funksionalitet nė
mėnyrė qė tė garantohet sundimi i ligjit. “Po ashtu kėrkojmė nga krerėt
institucional qė tė jenė mė transparent dhe tė kenė qėndrime
institucionale pėr qytetarėt nė situata tė tilla”.
“EULEX-i do tė duhej qė rastet e rėndėsisė sė veēantė t’i trajtojė
me prioritet tė veēantė dhe mos tė kemi fillime tė hetimeve tė rasteve
dhe mos tė kemi asnjėherė pėrfundim tė tyre. Fillimi i proceseve tė
hetimeve dhe mos-pėrfundimi i tyre, do tė dėmtonte rėndė imazhin - edhe
ashtu tė zbehur tė EULEX-it, e qė njė gjė e tillė, mė sė paku i duhet
nė kėto momente”, pėrfundon komunikata e KDI-sė.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi