Sejdiu e Thaēi takuan ish-presidentin Klinton

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Sejdiu e Thaēi takuan ish-presidentin Klinton

Mesazh nga Gonna prej Wed Sep 22, 2010 12:32 pm



Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka marrė pjesė nė njė takim nė Fondacionin “Clinton Global Iniciative” (Nisma Globale Klinton), nė Nju Jork, i shoqėruar edhe nga kryeministri, Hashim Thaēi. Udhėheqėsit e Kosovės, tė ftuar nė kėtė forum, u takuan me themeluesin e fondit, ish-presidentin Bill Klinton, me ish Sekretaren e Shtetit, Medlin Ollbrajt si dhe shumė burrshetas pjesėmarrės tė tjerė. Sejdiu theksoi se nė Kosovė ėshtė krijuar njė realitet i ri, sidomos pas mendimit tė qartė tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės dhe rezolutės sė miratuar javėn e kaluar nė OKB. “Nisma Globale Klinton” u themelua nė vitin 2005 nga presidenti Bill Klinton, pėr tė reflektuar besimin se bashkėpunimi nė tė gjitha fushat mundėson pėrballjen me sfidat e mėdha botėrore. Sejdiu dhe Thaēi dhe ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni, takuan edhe kryeministrin e Kuvajtit, Sheik Naser Al-Sabah, vendit qė ende nuk e ka njohur Kosovėn, ndėrsa mė vonė morėn pjesė nė pritjen qė kishte organizuar kryeministri i Vanuatus, Eduard Natapei, vendit qė tashmė e ka njohur Kosovėn.
Sejdiu e Thaēi bashkė me kryeministrin e Shqipėrisė, z. Sali Berisha ishin tė ftuar edhe nė njė pritje qė organizuan sipėrmarrėsit dhe profesionistėt shqiptaro-amerikanė para tė cilėve folėn pėr gjendjen e popullit shqiptar dhe dy shtetet e ku ata jetojnė me shumicė, nė Shqipėri dhe Kosovė, duke u bėrė atyre thirrje qė tė vlerėsojnė zhvillimet politike dhe ekonomike dhe tė bėhen pjesė e ndryshimeve e arritjeve qė ishin tė paimagjinueshme vetėm dy dekada mė parė.
Sejdiu, Berisha e Thaēi po ashtu vlerėsuan rolin dhe ndikimin nė rritje tė shqiptaro-amerikanėve nė afirmimin e vlerave kombėtare shqiptare nė SHBA, por edhe rolin e tyre nė forcimin e marrėdhėnieve politike e ekonomike me Shqipėrinė dhe Kosovėn.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi