Rezi & Rozi rrezikojnė edhe burgun…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Rezi & Rozi rrezikojnė edhe burgun…

Mesazh nga Ditta prej Sat Dec 11, 2010 2:41 pm

Nė nenin nr.90 tė Kodit Penal thuhet se rrahja, si ēdo veprim tjetėr dhune, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė. Por, po kjo vepėr penale, kur ka shkaktuar paaftėsi tė pėrkohshme nė punė deri nė 9 ditė, dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė gjashtė muaj.Gjithēka varet nga mėnyra se si do tė interpretohet dhuna e ndėrsjellė mes tyre, nė rast se ato do tė preferojnė qė tė bėjnė njė padi nė gjykatė. Nė raste tė tilla, pavarėsisht se dosja dėrgohet nė prokurori, organi i akuzės nuk fillon procedim penal dhe i drejton palėt nė gjykatė. Dėnimi i dy kėngėtareve ėshtė plotėsisht nė “duar” tė togave tė zeza, pasi prokurori i ēėshtjes mund tė jetė ose jo i pranishėm gjatė seancave gjyqėsore. Burime nga policia e kryeqytetit thanė se tashmė dosja hetimore nė ngarkim tė Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtės ėshtė plotėsuar edhe me raportet pėrkatėse, si dhe me aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, qė pėrshkruajnė me hollėsi dėmtimet e tė dy vajzave. Ndėrsa sot, dosja do tė depozitohet pranė Regjistrit Penal tė Prokurorisė sė Tiranės.EKSPERTIMETBurime nga policia thanė se nė vendimet qė u dorėzuan dje nė Komisariatin nr.1 nga Mjekėsia Ligjore e Tiranės, prej ekspertėve mjeko-ligjorė, pėrshkruheshin me hollėsi dėmtimet qė kanė pėsuar kėngėtaret gjatė sherrit qė patėn nė orėt e para tė mėngjesit tė sė hėnės. Por ajo ēka shkruhej nė aktet e ekspertimit nuk e ndryshonte veprėn penale “dėmtime tė tjera me dashje”, nė “plagosje tė lehtė”. Sipas raportit, dėmtimet e dy kėngėtareve nuk ishin serioze. Ato nuk kishin plagė nė trup, por vetėm disa dėmtime tė lehta, qė nuk mund tė klasifikohen nė kategorinė e njė plagosjeje. Policia sqaroi se Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi kanė pasur dėmtime tė ndryshme tė lehta nė trup dhe se asnjėra prej tyre nuk kishte dėmtime serioze apo ndonjė plagė qė mund tė mbetej shenjė, qė parashikonte ndryshimin e akuzės. Ajo qė bėn ndryshimin mes dėmtimeve nė trup tė dy vajzave, ėshtė raporti mjeko-ligjor pėr Rozana Radin, ku nė ndryshim nga kėngėtarja tjetėr, ka njė shenjė tė dukshme nė syrin e djathtė, tė mavijosur, por qė nuk pengon shikimin. Tė dyja aktet e ekspertimit tė kryera nga specialistėt e Institutit tė Mjekėsisė Ligjore i janė bashkangjitur dosjes hetimore tė pėrgatitur nga policia dhe sot do tė referohen nė prokurori.KONFLIKTINgjarja pėr tė cilėn dy kėngėtaret e njohura tė skenės shqiptare, Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, denoncuan njėra-tjetrėn nė polici, ndodhi rreth orės 02:00 tė mėngjesit tė sė hėnės, tek Liqeni Artificial, nė Tiranė. Mėngjesin e asaj ditė, tė dyja vajzat u drejtuan nė Komisariatin nr.1 tė policisė sė kryeqytetit dhe denoncuan njėra-tjetrėn pėr dhunė, madje kryen edhe ekspertimet mjeko-ligjore. Shkak pėr sherrin e radhės mes tyre, sipas policisė ka qenė njė konflikt i nisur prej rreth 8 muajsh, nė reality shou “Vip Shtėpia” nė Kosovė, kur vajzat patėn njė konflikt me njėra-tjetrėn pėr punėt e shtėpisė. Sherri i radhės mes kėngėtareve tė njohura ndodhi pranė njė kompleksi tė njohur te Liqeni Artificial nė kryeqytet. Burime nga policia thanė se Rozana Radi pretendon se ėshtė goditur me grushte nė fytyrė nga kėngėtarja Shkurta, madje sipas policisė, ajo ka edhe shenja tė dukshme nė pjesėn e fytyrės, njė mavijosje nė pjesėn e sipėrme tė syrit tė djathtė. Pėr tė dyja kėngėtaret policia ka nisur procedim penal nė gjendje tė lirė, me akuzėn “dėmtime tė tjera me dashje”. Burimet sqaruan se rreth kėsaj ngjarjeje ka dhėnė deklarime nė Komisariatin nr.1 edhe bashkėshorti i Rezarta Shkurtės, i cili ka qenė i pranishėm gjatė “pėrleshjes” sė kėngėtareve.

_________________


`LOVE 4 Haters .. :D

Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 25
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 17/05/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Super Re: Rezi & Rozi rrezikojnė edhe burgun…

Mesazh nga Rreze prej Sat Dec 11, 2010 8:52 pm

aii kto krejt pela jan veq mos me u taku se per floke kapen

_________________
If You Like Peace...Prepare For War...

Mendova Se Ta Kisha Harruar Zerin...Por Joo..Kur e Degjova Mu Kujtua Perseri...!![left]

Rreze
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 8687
Mosha : 21
Viti: : 18/07/1995
Vendbanimi: : Atje Ku Mungon Tii...!!!
Aktiviteti :
99 / 10099 / 100

Registration date : 01/03/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi