Lufta e UĒK-sė, faqe e ndritur e kombit shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Lufta e UĒK-sė, faqe e ndritur e kombit shqiptar

Mesazh nga T-o-S-i prej Thu Jan 06, 2011 7:15 pm


Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, priti tė enjten nė Tiranė, nė njė takim, ish-kryeministrin e Kosovės, Agim Ēeku, njėherėsh ish-komandant i pėrgjithshėm i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Berisha dhe Ēeku biseduan pėr zhvillimet nė Kosovė, duke u ndalur kryesisht tek zgjedhjet parlamentare, por edhe tek raporti i raportuesit tė Kėshillit tė Evropės, Dick Marty.

Kryeministri Berisha theksoi se, Lufta Ēlirimtare e popullit tė Kosovės ėshtė njė nga faqet mė tė ndritura tė lirisė sė kombit shqiptar, por edhe tė Ballkanit, pasi i dha fund kolonisė sė fundit nė Evropė.

Por, theksoi Kryeministri Berisha, pavarėsisht se raporti i Dick Martyt, pa asnjė fakt dhe provė, ripėrsėrit akuza, shpifje dhe trillime tė gatuara nė Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionalistė tė tjerė serbė, Shqipėria mirėpret dhe ėshtė tėrėsisht e hapur pėr ēdo hetim nga institucione tė njohura ndėrkombėtare, pėr ēdo problem qė lidhet me krimet e luftės nė ish-Jugosllavi.

Nė kėtė kontekst, autoritetet shqiptare kanė ftuar zyrtarisht Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krime lufte dhe EULEX-in qė tė rimarrė pėrsėri ēdo hetim pėr tė zbardhur ēdo tė vėrtetė qė ka tė bėjė me krimet e luftės apo me krimet kundėr njerėzimit, nga kushdo qė t’i ketė kryer ato. Ai tha se autoritetet shqiptare do t’u garantojnė EULEX-it dhe Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės tė gjithė bashkėpunimin e nevojshėm pėr tė pėrmbushur me sukses ēdo hetim.

“Ndėrsa histeria antishqiptare, e udhėhequr dhe frymėzuar nga Dick Marty, eksponentė tė tjerė tė racizmit antishqiptar dhe avokatėve tė krimeve tė Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptarėve nė Kosovė, ėshtė thjesht njė zgjim i demonėve tė urrejtjes antishqiptare, e cila ėshtė tėrėsisht pa tė ardhme”, tha kryeministri shqiptar.

_________________
Te heshtesh nuk do te thote se nuk ke asgje per te thene. . . Thjesht do te shikosh ku do te arrijne njerzit !


Dashuria eshte nje mrekulli,rrall e kendshme,kurr e persosur .

T-o-S-i
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 17159
Mosha : 26
Viti: : 02/01/1990
Aktiviteti :
90 / 10090 / 100

Registration date : 17/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi