EULEX-i akuzon Sabit Gecin dhe Riza Aliajn pėr krime lufte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super EULEX-i akuzon Sabit Gecin dhe Riza Aliajn pėr krime lufte

Mesazh nga Gonna prej Mon Jan 10, 2011 9:22 am

Prokurorėt e EULEX-it kanė ngritur akuzat pėr krime lufte ndaj dy prej ish-krerėve tė UĒK-sė, Sabit Geci dhe Riza Aliaj.

Agjencia franceze e lajmeve AFP, qė thotė se ka parė aktakuzėn nė versionin shqip, raporton se dy ish- komandantėt Geci e Aliaj akuzohen pėr krime lufte kundėr popullatės civile tė kryera nė dy kampe tė UĒK-sė nė Shqipėri.

“Kampet nė Kukės dhe Cahan tė krijuara nga UĒK-ja thuajse shėrbenin pėr logjistikė e trajnime, por dy tė akuzuarit i pėrdornin ato pėr t’i mbajtur civilėt dhe personat qė nuk merrnin pjesė nė luftė”, thuhet nė aktakuzė.

Ende nuk ėshtė e qartė se kur do tė nisė gjykimi. Sabit Geci u arrestua nė maj, kurse Riza Alija nė qershor, tė vitit tė kaluar. Aktakuza vjen nė kohėn qė Kosova po pėrballet me raportin akuzues tė Dik Martit. Zvicerani e pėrmend nė dokumentin e tij Gecin si tė dyshuar pėr vrasjen e njė civili nė Kukės, qė fillimisht u rrah e mė pas u qėllua pėr vdekje.

Sipas aktakuzės sė Dinit, Geci e Alija akuzohen se i mbajtėn kosovarėt qė ikėn nga konflikti dhe dyshoheshin pėr bashkėpunim me regjimin serb ose qė kishin pikėpamje tė ndryshme politike me ato tė UĒK-sė.

Aty thuhet se tė dy ishin direkt tė pėrfshirė nė urdhėrimin dhe pjesėmarrjen nė keqtrajtimin e personave qė mbaheshin nė kėto qendra mbajtjeje, nga fundi i marsit ose fillimi i prillit e deri nė qershor 1999.

“Civilėt vazhdimisht goditeshin me shufra tė llojeve tė ndryshme, rriheshin, keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin verbalisht. Mbaheshin nė vende tė ndyra dhe nė kushte aspak shėndetėsore. Nuk u jepeshin ushqim, ujė apo trajtim mjekėsor”, thuhet nė aktakuzė. Dokumenti pėrshkruan njė incident nė Kukės ku dy tė burgosur u urdhėruan tė vishnin xhaketa antiplumb dhe mė pas u vranė nga njė njėsit qitės, si mėnyrė e torturės. EULEX-i ka vendosur qė gjyqėsori i Kosovės ka juridiksion pėr ēėshtjen, edhe pse krimet e supozuara kanė ndodhur nė Shqipėri.

Prokurorėt e EULEX-it thonė se kanė siguruar dėshmi nga 20 prej kėtyre tė paraburgosurve, tė cilėt kanė pėsuar trauma fizike dhe psikologjike “pėr shkak tė kushteve nė tė cilat janė mbajtur tė burgosur dhe si rezultat i torturave”. Identiteti i dėshmitarėve ėshtė mbajtur sekret dhe emrat e tyre janė tė koduar nė njė shtojcė tė veēantė konfidenciale tė aktakuzės.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi