Dardanėt e penduar drejt – LDK-sė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Dardanėt e penduar drejt – LDK-sė

Mesazh nga AnG3L-E prej Fri Jan 14, 2011 6:15 pm






Shefki Gashi i ka hyrė njė misioni. Po pėrpiqet qė brenda njė periudhe sa mė tė shkurtėr kohore t’i ulė rreth njė tavoline krerėt e tri subjekteve qė mbėshteten nė trashėgiminė rugoviane: Isa Mustafėn e LDK-sė, Nexhat Dacin e LDD-sė dhe tė birin e Ibrahim Rugovės – Ukėn.

Dėshiron qė ata tė gjykojnė me urti e menēuri pėr perspektivėn e pėrbashkėt politike tė “bllokut rugovist”. Ėshtė i bindur se me bashkimin e forcave, si nė kohėn e Rugovės, nuk do tė kishte parti politike nė Kosovė qė do t’u dilte para.

Rolin e ndėrmjetėsit, pak si asamblist i Komunės sė Prishtinės, e mė shumė si anėtar i Kryesisė sė LDD-sė, thotė ta ketė nisur nė zyrėn e kryetarit tė LDK-sė, Isa Mustafa.

“Tash pėr tash iniciativa ime ėshtė nė fazėn fillestare.Megjithatė, unė i kam propozuar Isės qė bisedimet tė intensifikohen ditėve nė vijim. Ndėrsa ai mė ka thėnė se ėshtė mirė qė tė pritet rezultati i zgjedhjeve tė 9 janarit”, tregon Gashi. Ndonėse rivotimet nė Drenicė e Deēan tashmė janė kryer, ai druan se bisedimet mes palėve mund tė shtyhen edhe pėr pak kohė pėr shkak tė pėrsėritjes sė zgjedhjeve nė Komunėn e Mitrovicės.

Por nė njė gjė ai qysh tani ėshtė i sigurt: “Vullneti i shumicės dėrrmuese tė simpatizantėve tė LDD-sė ėshtė pėr t’u bashkuar me LDK-nė”.

Personalisht nuk parapėlqen qė tė ofrojė kurrfarė platforme, se si dhe mbi ē’bazė do tė bėhej bashkimi LDK-LDD- Lista ‘Ibrahim Rugova’, pasi mė tė arsyeshme e sheh qė me kėtė ēėshtje tė merret njė grup i veēantė ndėrpartiak. “Njė grup i tillė ka gjasa qė tė krijohet pasi tė kryhen konsultat e para me drejtuesit e tri subjekteve politike”, beson ai.

Thotė tė jetė takuar edhe me Ukė Rugovėn, tek i cili ka parė optimizėm pėr bashkim forcash. “Me Ukėn e kam mė tė lehtė qė tė merrem vesh pėr shkak tė afėrsisė sė vjetėr familjare. Por as me Astrit Haraēinė s’e kam problem”, thekson ai.

Mirėpo Gashi e pranon se ende nuk ka biseduar me kryetarin e partisė sė vet, Nexhat Daci, megjithėse nuk beson se do tė ketė ndonjė telash as mė tė nė kėtė aspekt. “Kryetari s’ka pse ta presė keq nismėn time, sepse edhe ai e di se njė gjė tė tillė po e bėjė pėr tė mirėn e pėrbashkėt, e jo pėr ndonjė pėrfitim personal”, shprehet Gashi, i ulur nė njė restorant, qė ėshtė edhe biznes familjar i tij.


Nė rezultatet e para preliminare qė i pati dhėnė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LDD-ja doli tė ketė marrė 3.3 % tė votave tė pėrgjithshme nė nivel vendi. Kjo pėrqindje u zvogėlua nė 2.2%, pas rivotimeve nė Drenas, Skenderaj e Deēan, pėr shkak tė mospjesėmarrjes sė sėrishme nė zgjedhje. Nga kontaktet me drejtues degėsh tė LDD-sė, Gashi ka ardhur nė pėrfundim se shumica prej tyre janė pėr bashkim me LDK-nė.

I gatshėm pėr t’u kthyer nė LDK ėshtė shprehur gjatė gjithė kohės edhe Ukė Rugova, ani pse nė zgjedhjet e fundit nacionale ai iu bashku AAK-sė.

Nisma pėr bashkim tė rugovianėve ka pasur edhe mė herėt. Tė njėjtėn gjė si Gashi janė pėrpjekur ta bėjnė edhe Berim Ramosaj e Naser Rugova. Lidhja Demokratike e Kosovės ka qenė partia mė e madhe nė Kosovė, deri nė zgjedhjet e vitit 2007. Nė ato zgjedhje kjo parti pati hyrė e ndarė dhe pa liderin Ibrahim Rugova, pasi ai kishte ndėrruar jetė qysh nė janar tė vitit 2006.

Kėto rrethana ia patėn lehtėsuar punėn PDK-sė qė ta merrte primatin nė skenėn politike vendėse. Kėtė primat ajo e ka siguruar edhe nė zgjedhjet e fundit, ndonėse ato po pėrcillen me parregullsi dhe manipulime tė natyrave tė ndryshme.

AnG3L-E
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 11525
Vendbanimi: : N`Zemer T`EDW-s
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 14/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi