Zbardhet edhe njė gėnjeshtėr e Beogradit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Zbardhet edhe njė gėnjeshtėr e Beogradit

Mesazh nga T-o-S-i prej Fri Jan 14, 2011 9:41 pm


Pas “raportit pėr vrasjen” e dy anėtarėve tė familjes Muriqi nga Peja, tė cilėt gjoja janė vrarė sepse kanė dashur tė dėshmojnė kundėr Ramush Haradinajt, e tė cilėt ekipi i KTV-sė i gjeti gjallė e shėndoshė nė Pejė, sot u zbulua edhe njė e pavėrtetė e re e madhe e Prokurorisė serbe pėr krime tė luftės, edhe njė gėnjeshtėr e madhe qė u servohet raportuesve proserbė nė Parlamentin Evropian.

Bozhidar Gjuroviq dhe Ljubomir Zdravkoviq, dy serbė nga fotoja, qė gazeta Kurir e publikoi tė enjten, dhe nė tė cilėn ata shihen me duar tė lidhura, duke u shoqėruar nga katėr ushtarė tė UĒK-sė, janė gjallė e shėndoshė, por nuk jetojnė nė Kosovė, shkruan sot gazeta serbe Kurir, pas telefonatave tė shumta qė kishte marrė nga tė afėrmit dhe miqtė e dy serbėve.

“Tė gjithė anėtarėt e familjes sonė janė larguar nga Prizreni mė 12 qershor 1999”, thotė Petar Zdravkoviq, nip i Ljubomirit dhe vijon: “Gjyshi dhe shoku i tij, Bozhidar Gjuroviq mbetėn tė fundit. Ata duhej tė nesėrmen tė nisen me ne. Ata deshėn edhe ta bėjnė kėtė, por u kthyen tė fusin nė prizė sėrish frigoriferin pėr ngrirje tė thellė nė shtėpi, kur u arrestuan nga disa ushtarė. I kanė dėrguar nė njė shtėpi dhe i kanė mbajtur disa orė. I kanė zhveshur dhe i kanė rrahur... Para kėsaj iu kishin marrė tė gjitha dokumentet dhe tė gjitha gjėrat. Nė mesin e dokumenteve ishte edhe telefoni i njė komshiu tonė shqiptar. Ushtarėt thirrėn nė atė numėr dhe pas asaj bisede i lėshuan”, sqaron Zdravkoviq.

Edhe djali i Bozhidar Gjuroviqit, Janko tha pėr Kuririn se tėrė familja Gjuroviq ka pasur lidhje me ushtrinė. “Babai ka punuar nė Shtėpinė e Armatės nė Prizren, unė dhe vėllai im punojmė pėr ushtrinė. Pasi e arrestuan tim et, e pyetėn se ku i ka djemtė. Ai u tha se ata qė moti ishin larguar pėr nė Serbi. Mbase edhe kjo ėshtė njė prej arsyeve qė i kanė liruar. E kanė ditur se do tė largohemi”, tha Gjuroviq, i cili para pak kohėsh ishte nė Prizren, pas 11 vjetėsh.

Nė shkrimin e publikuar njė ditė mė parė, me tė njėjtėn foto, ndėrkaq, e tė titulluar “Kush janė kriminelėt e kush viktimat?, Kurir shkruante se “katėr terroristė tė armatosur tė UĒK-sė po shoqėronin dy civilė, me gjasė serbė”. Mirėpo kėtė gazetė e demantuan familjarėt e atyre qė shihen nė foto.

T-o-S-i
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 17159
Mosha : 26
Viti: : 02/01/1990
Aktiviteti :
90 / 10090 / 100

Registration date : 17/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi