Qeveri me duar tė pastra, jo zgjedhje tė reja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Qeveri me duar tė pastra, jo zgjedhje tė reja

Mesazh nga T-o-S-i prej Fri Jan 14, 2011 9:44 pm



Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund tė zgjidhet mė parė nga njė qeveri e mirė, se sa nga organizim i zgjedhjeve tė reja. Kėshtu mendon ambasadori i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė, Christopher Dell.

Ambasadori e di se tė zgjedhurit nė parlamentin e ardhshėm do tė kenė njė pikėpyetje rreth legjitimitetit pėr shkak tė mashtrimeve qė kanė ndodhur nė zgjedhje, por, nė njė intervistė tė gjatė pėr “Kohėn Ditore”, ai ka thėnė se nė qeverinė e ardhshme duhet tė emėrohen njerėz kredibilė, tė cilėt do tė punonin me nder dhe tė cilėt i kanė “duart e pastra”, nė mėnyrė qė tė kthehet besimi i qytetarėve nė institucione dhe tė hiqen dilemat rreth legjitimitetit tė tyre.

Nė intervistė, e cila do tė botohet nė “Koha Ditore” tė shtunėn, ambasadori Dell jep njė sqarim tė detajuar se cilėt zyrtarė i kanė “duart e pastra”, e cilėt duhet diskualifikuar nga qeverisja, transmeton Koha. Sipas tij, tė gjithė ata zyrtarė qė janė dėnuar ndonjė herė nga ndonjė gjykatė, qė kanė ndonjė aktakuzė ose qė kanė pėrjetuar ndonjė aksion tė EULEX-it, si bastisje ose marrje nė pyetje, nuk duhet tė jenė pjesė e qeverisė sė re.

“Ēdokush qė ka qenė i dėnuar pėr ndonjė krim nuk duhet tė shėrbejė nė qeveri. Edhe nėse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti ėshtė se njė herė jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund tė ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dėnuar derisa ankesa tė shqyrtohet. Kėta njerėz nuk mund tė jenė nė qeveri”.

“Sė dyti, individėt pėr tė cilėt janė hapur hetime zyrtare nuk duhet tė jenė nė qeveri. Njerėzit, tė cilėt janė marrė nė pyetje, ose tė cilėt janė bastisur duhet tė diskualifikohen nga qeverisja. Ēdokush qė hynė nė qeveri dhe ndaj tė cilit hapet njė rast, duhet tė qėndrojė anash. Nuk ėshtė me rėndėsi a jep dorėheqje apo suspendohet. E rėndėsishme ėshtė se nuk mund ta ushtrojė funksionin pėrderisa hetimet tė pėrfundojnė dhe ata ose nxirren tė pafajshėm dhe kthehen nė detyrėn e tyre ose dėnohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thėnė ambasadori Dell.

Nė intervistė ambasadori amerikan flet edhe pėr dialogun e paralajmėruar mes Kosovės dhe Serbisė dhe kur do tė mund tė ndodhė ai, pėr raportin e Dick Martyt dhe dėmin qė akuzat aty i kanė shkaktuar imazhit tė Kosovės, zhgėnjimin me ngecjet nė njohje ndėrkombėtare tė shtetit si dhe prioritetet qė Kosova duhet t’i ketė pėr vitin 2011

T-o-S-i
Co-Admin
Besa-Bess
Co-AdminBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 17159
Mosha : 26
Viti: : 02/01/1990
Aktiviteti :
90 / 10090 / 100

Registration date : 17/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi