Nė fabrikėn e ėndrrave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nė fabrikėn e ėndrrave

Mesazh nga Ditta prej Sat Jan 15, 2011 11:03 am

Nga mitet te fantashkenca: ja studimet teknike pėr tė kuptuar
sekretet e mendjes qė fle, e madje pėr tė drejtuar ėndrrat. Nė tė
ardhmen mendohet se do tė regjistrohen e shihen nė kompjuter pėr t’u
interpretuar

“Duam tė lexojmė ėndrrat e njerėzve”, thotė Moran Cerf,
neuroshkencėtar nė Universitetin e Nju Jorkut dhe atė tė Kalifornisė.
Cerf, me kolegėt e tij, ka zhvilluar njė teknikė nė gjendje tė lexojė
ėndrrat nė momentin qė ato ndodhin nė tru. Nuk bėhet fjalė pėr skenarin e
filmit “Inception”, por nuk mund tė mohojmė faktin se shkencat qė
merren me studimin e mendjeve njerėzore po bėjnė hapa gjigantė, falė
teknikave tė rezonancės magnetike qė lejojnė tė shohėsh proceset
cerebrale. Mes tyre mund tė pėrmendim aftėsinė pėr tė lexuar mendimet
dhe atė pėr tė regjistruar ėndrrat, qė deri pak kohė mė parė ishte
thjesht fantashkencė.

Kontakti me botėn e pėrtejme

Bota e ėndrrave ka qenė pėr njė kohė tė gjatė e kundėrvėnė, pothuajse
antagoniste ndaj botės materiale dhe shkencore. Nėse shkenca ėshtė
racionale, ėndrra ėshtė irracionale pėr nga pėrcaktimi. Pėr popujt
antikė, por nė fund tė fundit, pėr shumė prej tyre edhe sot, ėndrra
ishte njė mėnyrė pėr tė hyrė nė njė dimension hyjnor, nė gjendje tė
zbulojė tė ardhmen apo pėr t'u vėnė nė kontakt me botėn e pėrtejme.

Nė mitologjinė greke, ėndrrat silleshin nga perėndia e gjumit,
Hypnos, por edhe nga Morfeu, nga Fobetori pėr makthet dhe nga Fantazos
pėr ėndrrat tėrėsisht joreale.

Paraardhėsi i Frojdit

Pėr tė shpjeguar vizionet tona tė natės, grekėt e vjetėr nuk i
drejtoheshin vetėm Olimpit. Artemidori i Daldit i lindur nė Hefes dhe qė
ka jetuar nė shekullin II pas Krishtit, ishte i pari qė katalogoi
mijėra ėndrra, duke i ndarė nė 5 grupe dhe duke dalluar, pėr shembull,
ato paralajmėruese nga ripėrjetimet e thjeshta nė ėndėrr tė
eksperiencave tė jetuara. Me veprėn e tij "Onirokritika", nė fakt
Artemidori i parapriu me 17 shekuj "Interpretimit tė ėndrrave", libri i
Sigmund Frojdit qė shėnoi nė vitin 1900 lindjen e psikanalizės moderne.

Tė paralizuar

Studimet e para shkencore mbi kėtė argument nisėn nė fillim tė viteve
‘50, kur filluan tė mateshin me mjete elektrike mekanizmat fiziologjikė
tė gjumit. Hapi mė i rėndėsishėm ndodhi nė vitin 1952, kur studenti
Eugene Aserinsky, nė Universitetin e Ēikagos, e kuptoi se nė disa faza
tė gjumit sytė lėvizin shumė shpejt poshtė qepallave: ishte zbuluar faza
e gjumit REM (Rapid eye moviment) gjatė tė cilit truri regjistron njė
aktivitet shumė tė madh, ndėrsa trupi qėndron i paralizuar. Shumė shpejt
u kuptua se nėse zgjoheshin gjatė fazės sė gjumit REM njerėzit kujtonin
shpesh se kishin ėndėrruar: qė atėherė studimet mbi ėndrrat u
pėrqendruan mbi tė gjitha nė kėtė fazė. “Nė tė vėrtetė kjo ide ishte
fryt i njė eksperimenti artificial qė lidhej me faktin e pyetjes sė
vullnetarėve qė tė kujtonin ėndrrat e tyre. Mė pas nė vitet ‘60-‘70
vėmendja u zhvendos tek aktiviteti mendor. Kėshtu, teksa zgjoheshin
personat pyeteshin se ēfarė po u kalonte nėpėr mend. Nė 90 pėr qind tė
rasteve ishte njė aktivitet mendor nė fazėn REM, ndėrsa 70 pėr qind tė
rasteve nė fazėn jo REM”.

Emocione dhe ēuditė

De Genaro ėshtė autor i njė studimi tė publikuar kohėt e fundit nė
revistėn specifike “Human Brain Apping”, i bėrė sė bashku me institutin
Santa Luccia tė Romės dhe Universitetin e Bolonjės, ku lidhen
karakteristikat fiziologjike tė trurit me disa karakteristika tė
ėndrrave: gjatėsia e tyre, niveli emocional, qartėsia vizive dhe
pėrmbajtja e ēuditshme. Studimi i bėrė me teknika moderne tė rezonancės
magnetike te 35 individė nga mosha 18 deri nė 70 vjeē, tregoi pėr disa
lidhje komplekse mes karakteristikave tė ėndrrave dhe karakteristikave
fiziologjike tė dy zonave tė trurit amigdalas, asaj qė rregullon
emocionet, dhe hipokampusit, qė lidhet me qendrat e kujtesės. Rezultati?
“85 pėr qind e ēudirave qė shohim nė ėndėrr lidhen me ndryshimet
strukturore tė amigdalės. Sa mė i vogėl tė jetė vėllimi i amigdalės sė
majtė aq mė tė shumta janė ēudirat. Ndėrkaq ato rriten edhe nėse rritet
vėllimi i hipokampusit tė djathtė”, shpjegon De Gennaro. Rezultate tė
ngjashme dolėn edhe pėr tonin emocional dhe qartėsinė e imazheve.

Mekanizma molekularė

Pėrveē kėtyre karakteristikave fiziologjike grupi i De Gennaros po
studion edhe mekanizmat kimikė dhe elektrikė tė trurit qė ėndėrron. Pėr
sa u pėrket tė parave, studimet janė ende duke u zhvilluar: “Ka pacientė
tė prekur nga sėmundja e Parkinsonit qė kanė mungesė dopamine (njė
neurotransmetues, d.m.th. njė molekulė qė transmeton impulset
elektrokimike tė trurit), shpjegon De Gennaro. “Po studiojmė ėndrrat e
tyre para dhe pas njė ilaēi qė rrit nivelin e dopaminės. Pėr mė tepėr
presim qė sasia dhe cilėsia e ėndrrave tė rritet nė pėrpjesėtim me
nivelin e kėtij neurotransmetuesi”.

Valėt elektrike

Pėrkundrazi, pėr sa u pėrket aspekteve elektrofiziologjikė, studimet
bazohen nė leximin e impulseve elektrike tė trurit, pėrmes kuantifikimit
tė sinjaleve tė njė elektrocefalograme, pėr tė vendosur kushtet nėse e
kujtojmė njė ėndėrr apo jo. Nė kėtė rast, studimi u bė tek 64 individė
tė zgjuar, nė fazėn e gjumit REM dhe jo REM. “Pamė se gjatė gjumit REM,
njė sasi mė e madhe valėsh ‘theta’ nė zonėn frontale tė trurit tregon
nėse ėndrra do tė kujtohet me detaje”, shpjegon De Gennaro. “Nė mėnyrė
analoge nė fazėn jo REM, njė sasi e vogėl valėsh alfa 8-12 Hz nė zonėn
cerebrale tė djathtė korrespondon me njė kujtim mė tė mirė”. Ėshtė
domethėnės fakti se njė lidhje e tillė mund tė bėhet edhe gjatė kohės
kur jemi zgjuar. Kur mėsojmė diēka tė re pėr ta kujtuar aktivizohen tė
njėjtėt mekanizma. “Kėrkimi nxjerr nė pah se nga pikėpamja e trurit,
gjumi nuk ėshtė shumė ndryshe nga tė qenėt zgjuar”, komenton De Gennaro.

Neuronet fizionomiste

Nė fakt njė grup shkencėtarėsh nė Kaliforni po zhvillon njė teknikė
pėr tė lexuar aktivitetin cerebral (kur jemi zgjuar) dhe ta shndėrrojė
mendimin nė rregulla pėr t’u hedhur nė kompjuter. Grupi i drejtuar prej
Christof Koch nga “California Insitute of technology”, tė cilave u
pėrket edhe Moran Cerf, ka identifikuar disa neurone qė karakterizojė
njė imazh tė caktuar: pėr shembull ka njė neuron tė veēantė qė
aktivizohet kur mendon pėr Marilyn Monroe, njė kur mendon pėr Bill
Clinton dhe njė tjetėr pėr kullėn Eifel.

Tė lexosh brenda trurit

Ndėrkohė edhe nė pjesė tė tjera tė botės po kėrkohet tė lexohet
aktiviteti cerebral pėrmes teknikave gjithmonė e mė tė sofistikuara. Nė
Japoni pėr shembull, kėrkuesit e “Computational Neuroscience
Laboratories” tė Kyotos kanė zhvilluar njė teknikė pėr tė ndėrtuar
imazhet qė formohen nė tru teksa jemi duke lexuar. “Rezultat kanė qenė
befasuese”, thotė njėri prej autorėve kryesorė.

Ēėshtje privatėsie

John-Dylan Haynes, njė neuroshkencėtar gjerman, e pranon se kėto
zhvillime janė tė rėndėsishme dhe mund tė bėjnė tė mundur regjistrimin e
ėndrrave. Nė ēdo rast, paralajmėrojnė ekspertėt, duhet tė fillojmė tė
shqetėsohemi pėr privatėsinė tonė: kush do tė donte tė shihte qė
mendimet tona intime dhe ėndrrat tė regjistrohen nė ndonjė ēip apo disk e
mė pas tė analizohen nė kompjuter? Ja se ēfarė thotė shkenca pėr disa
nga pyetjet mė tė zakonshme tonat. Pyetje qė ngrihen edhe nė filmin
“Inception”, ku ngjarjet zhvillohen brenda ėndrrave tė protagonistėve.

A mund ta kuptojmė qė jemi nė ėndėrr?

Po, dhe kjo ndodh nė tė ashtuquajturat ėndrrat e kthjellėta. I pari
qė hodhi hipotezėn pėr ekzistencėn e kėtyre lloj ėndrrash ishte
psikologu holandez Frederik van Eeden nė vitin 1913. Por ai qė i studioi
nė mėnyrė sistematike ishte Stephen LaBerge, psikofiziolog nė
Universitetin “Stanford” nė vitet ‘70. Megjithatė studimet e tij janė
kontradiktore: "LaBerge seleksionoi individė qė rrėfenin se kishin
kontroll mbi ėndrrat e tyre dhe i ftoi ata qė t’i nėnshtroheshin njė
eksperimenti: nė gjumė, gjatė fazės REM (gjatė tė cilės trupi ėshtė
krejtėsisht i palėvizshėm me pėrjashtim tė syve), duhej tė lėviznin sytė
nė mėnyrė tė njohshme (pėr shembull tri lėvizje nė tė djathtė)",
shpjegon Luigi de Gennaro, docent i psikofiziologjisė sė gjumit nė "La
Sapienza" tė Romės. "Sipas LaBerge, eksperimenti doli me sukses, por jo
tė gjithė u bindėn, sepse gjatė fazės REM tė gjumit verifikohen mijėra
lėvizje tė syve nė tė gjitha drejtimet, kėshtu qė ėshtė e vėshtirė tė
dallosh ato rastėsore nga ato tė vullnetshmit".

Si mund ta kuptojmė qė jemi nė ėndėrr?

Nuk ka njė pėrgjigje tė saktė, por mund tė gjejmė disa tregues, si
pėr shembull prania e tė vdekurve apo situatave jo reale: pėr shembull
mund tė ėndėrrohet sikur je duke fluturuar.

Apo nė situata nga mė normalet, mund tė dalėsh nė pėrfundimin e
mungesave tė detajeve, qė ėshtė tipike e ėndrrave: pėr shembull mund tė
provosh tė shohėsh duart, pasqyrėn, apo tė lexosh njė libėr ose njė
gazetė. Nėse e rilexon, mund tė ndodhė qė teksti tė ndryshojė.

A mund tė kontrollohen ėndrrat?

“Deri nė njė farė pike”, thotė De Gennaro. “Disa aspekte janė tė
kontrollueshme, pėr shembull mund tė rritet frekuenca e ėndrrave tė
kujtuara dhe detajet: mjafton tė sforcohesh pėr tė kujtuar ėndrrat apo
ndoshta mund tė mbash njė ditar”. Disa mendojnė se duke u stėrvitur mund
tė ndryshojnė pėrmbajtjen e ėndrrave sipas dėshirave, por nuk ka prova
qė e mbėshtesin kėtė.

A mund tė ndodhė njė ėndėrr brenda ėndrrės?

Po, nė ėndrrat e kthjellėta. Mund tė ndodhė tė zgjohesh nga njė ėndėrr dhe tė gjendesh nė njė ėndėrr tjetėr.

A mund tė parashikohet njė ėndėrr?

Nė njė farė mėnyre po. Mjafton tė mendosh pėr njė argument para se tė flesh pėr tė rritur probabilitetin qė ta ėndėrrosh.

Nė ėndėrr koha kalon me ngadalė?

E vėshtirė tė thuhet. Sipas ekspertėve tė ėndrrave tė kthjellėta koha
rrjedh nė tė njėjtėn mėnyrė si nė ėndėrr ashtu edhe nė realitet.

Sa duhet tė flemė ēdo natė?

Nuk ka njė rregull fiks. Mesatarisht 7 orė e gjysmė, thotė Jim Horne, drejtor i “Sleeep Research Centere” nė Britaninė e Madhe.

Sa mund tė qėndrojmė zgjuar?

Rekordin e mban njė vajzė e re nga San Diego, Randy Gardner, qė nė
vitin 1963 ka qėndruar zgjuar pėr 164 orė (11) ditė rresht pa i
shkaktuar asnjė dėmtim trurit.

Ēfarė janė ankthet nė ėndėrr?

Duhet bėrė njė dallim mes ėndrrave tė tmerrshme dhe ‘pavor
nocturnus’. Tė parat ndodhin nė gjumin REM dhe karakterizohen nga njė
frikė e madhe dhe ankthi se kemi parė njė ėndėrr tė keqe. Tė dytat, mė
tė shpeshta gjatė fėmijėrisė, ndodhin nė fazėn jo REM dhe karakterizohen
nga njė zgjim i keq pa pasur ndjesinė se ishim nė ėndėrr.

Sa pėrgjegjės ėshtė truri pėr ėndrrat?

I gjithė truri merr pjesė nė ėndrra, por ka zona mė tė rėndėsishme.

A ka njerėz qė nuk ėndėrrojnė kurrė?

Po, rreth 5 pėr qind e njerėzve tregojnė se nuk ėndėrrojnė kurrė.
Gjithsesi ata edhe mund tė ėndėrrojnė, por nuk i kujtojnė kurrė ato.

Nė ēfarė moshe ėndėrrojmė?

Rreth 15 javėsh.

Pėrse ėndėrrojmė?

Nuk ka ende njė arsye bindėse se pėrse njeriu ėndėrron. Mendimi im
ėshtė se truri ka nevojė tė punojė vazhdimisht, por ka edhe nevojė tė
flejė.

_________________


`LOVE 4 Haters .. :D

Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 25
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 17/05/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi