Vazhdon debati pėr koalicionin qeverisės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Vazhdon debati pėr koalicionin qeverisės

Mesazh nga Lim-On prej Sun Jan 16, 2011 10:37 am



Partitė politike nė Kosovė vazhdojnė debatin nė lidhje me
formimin e qeverisė sė ardhshme. Pėrderisa PDK-ja ka paralajmėruar
tashmė se do tė krijojė njė qeveri tė re nė njė afat rekord, LDK-ja
insiston nė organizimin e zgjedhjeve tė reja pas njė procesi reformash.
Zgjedhjet
parlamentare tė 12 dhjetorit po hyjnė nė fazėn finale me rivotimet e
ardhshme nė Mitrovicė. Vetėm atėherė, partitė politike pritet t’i
zyrtarizojnė negociatat qė aktualisht po zhvillojnė nė lidhje me
koalicionin e ardhshėm qeverisės, raportoi Evropa e Lirė.
Pėrderisa zyrtarė tė PDK-sė, si partia e parė nė bazė tė rezultateve
preliminare, nuk kanė dashur tė deklarohen nė lidhje me bisedimet qė po
zhvillojnė me partitė tjera politike rreth koalicionit tė ardhshėm, nė
LDK pėrsėritet qėndrimi se Kosova mund tė ketė njė qeveri tė mirė, vetėm
nėse organizon paraprakisht njė proces tė ri dhe tė shėndoshė zgjedhor.
Arben Gashi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė, thotė se pajtohet edhe me
mesazhet e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė se Kosovės i duhet njė qeveri e
mirė. Por, parakushtet pėr njė qeveri tė tillė, sipas tij, krijohen
pėrmes zgjedhjeve tė mira.
Si zgjidhje e pėrkohshme duhet tė formohet njė qeveri gjithėpėrfshirėse
dhe brenda njė afati optimal tė shkohet nė zgjedhje. “Pėr tė pasur
Kosova njė qeverisje tė mirė, ēfarė i duhet, si zgjidhje e pėrkohshme
duhet tė formohet njė qeveri gjithėpėrfshirėse dhe brenda njė afati
optimal tė shkohet nė zgjedhje, nė mėnyrė qė tė krijohen situata dhe
rrethana, nė tė cilat Kosova do tė ketė institucione dhe qeveritarė tė
pėrgjegjshėm. Kjo - nė njė afat optimal prej 6-7 muaj, si kohė pėr
organizimin dhe dizajnimin e sistemit, i cili do tė ishte sistem
demokratik”, thotė Gashi.
Ndėrsa LDK-ja angazhohet pėr njė qeveri kalimtare deri nė zgjedhjet e
reja tė parakohshme, mediat lokale paralajmėrojnė koalicionin nė mes tė
PDK-sė dhe AAK-sė. Njė informacion i tillė nuk ėshtė konfirmuar nga
asnjėra prej kėtyre dy partive politike.
Si pjesė e formulave tė ardhshme qeverisėse ishte nė vazhdimėsi edhe
emri i Koalicionit pėr Kosovė tė Re. Por, zyrtarja e kėtij koalicioni,
Mimoza Kusari-Lila, nėnkryetare e AKR-sw, thotė se pozicioni mbetet i
njėjtė, se ky koalicion nuk hyn nė marrėveshje me asnjė subjekt tjetėr
pa u pėrmbyllur fillimisht i gjithė procesi zgjedhor. “Ka qenė tepėr
shqetėsuese nė vazhdimėsi, se nuk ka ende rezultat final dhe ēdo gjė
ėshtė duke u bazuar nė rezultatet preliminare. Do tė varet tėrėsisht nga
ditėt nė vijim se si do tė pėrfundojė ky proces dhe sa do tė mbetet
kredibilitet nga i gjithė ky proces, i cili, siē po shihet, ka pasur dhe
ėshtė pėrcjellė me mangėsi tė mėdha”, thekson Kusari-Lila.
Me rivotimet e ardhshme nė Mitrovicė, qė sipas paralajmėrimeve do tė
organizohen tė dielėn tjetėr, besohet se procesi do tė pėrmbyllet.
Menjėherė pas certifikimit tė rezultatit dhe konstituimit tė
Parlamentit, mbase mbetet tė shihet edhe formula e ardhshme qeverisėse,
qė do tė paraqitet nga ana e partisė fituese dhe partnerėve

_________________
Levizja Vetevendosje

Lim-On
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 16822
Mosha : 26
Viti: : 03/03/1990
Vendbanimi: : n'Shqypnii
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 28/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi