Bin Laden kėrcėnon: Franca do ta paguajė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Bin Laden kėrcėnon: Franca do ta paguajė

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Fri Jan 21, 2011 6:10 pm



Lideri i grupit terrorist tė Al-Qaeda, Osama bin Laden, deklaroi nė njė mesazh audio se lėshimi i pengjeve franceze nė Niger varej prej largimit tė ushtarėve francezė nga tokat muslimane.

Nė lajmin e raportuar nga Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), kreu i organizatės famėkeqe kėrcėnoi me sulme terroriste nė tokėn francezė, nė tė njėjtėn kohė qė justifikoi vrasjen e dy civilėve tė pafajshėm nė Niamei, Niger.

”Presidenti Nicolas Sarkozy refuzoi qė tė largonte forcat e tij nga Afganistani dhe kjo nuk ishte asgjė tjetėr pėrveēse dhėnia e dritės jeshile pėr vrasjen e pengjeve franceze”, deklaroi Bin Laden, fjala e tė cilit u transmetua e plotė nė televizionin arab Al Jazeera.

”Mėnyra se si vepron Sarkozy, ėshtė e qartė qė do tė sjellė pasoja pėr vendin. Franca dhe interesat e saj nėpėr botė do ta paguajnė shumė shtrenjtė kėtė politikė”.

Shtatė tė huaj, pėrfshi pesė shtetas francezė, mbahen peng nga njė organizatė islamike e lidhur me Al Qaeda nė Niger. Nė total, tetė shtetas francezė mbahen peng nė botė. Dy tė tjerėt ndodhen nė Afganistan, tė kapur prej njė grupi talibanėsh, ndėrsa tjetri prej piratėve nė Somali.

Ndryshe nga Britania apo Spanja, Franca nuk ėshtė sulmuar asnjėherė nga Al Qaeda nė tokėn e saj, pavarėsisht se ėshtė njė antare e NATO-s qė morri pjesė aktivisht nė pushtimin e Afganistanit, vend ku ka ende trupa.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi