Shkrova nga dashuria pėr jetėn, njeriun dhe femrėn.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Shkrova nga dashuria pėr jetėn, njeriun dhe femrėn.

Mesazh nga AmazinnG GirL prej Tue Jan 25, 2011 2:12 pm

Shkrimtari Ramiz Kelmendi, duket se po e mbyll krijimtarinė e tij nė mėnyrėn mė tė ndritshme. Ai i ka dhuruar kulturės sonė njė thesar tė madh shkrimesh, gjinish tė ndryshme duke bėrė qė kultura jonė tė mund tė mburret edhe para kulturave tė tjera.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Se, puna e krijuesit, megjithatė, nuk ėshtė punė e kotė dhe e pavėrejtur, u pa kėtyre ditėve Kuvendi i Komunės sė Pejės e shpalli KRENARIA E QYTETIT. Nisur nga kjo, edhe ne kemi nderin qė ta zhvillojmė kėtė intervistė me doajenin e gazetarisė sonė, shkrimtarin, polemistin, dramaturgun, pėrkthyesin, Z. Ramiz Kelmendi.



Profesor Kelmendi, tashmė mbani plot 80 “kokrra” mbi supe. Ju duket kjo peshė e rėndė?
R. Kelmendi: Ja qė edhe e lehtė nuk ėshtė. Po ama, tė shkelėsh nė tė tetėdhjetat dhe tė tė mos mėrzitet jeta, por, pėrkundrazi, ta duash edhe mė shumė nga ē’e ke dashur nė rininė tėnde, do pranuar, rrallėkush nuk do tė pajtohej. Jam, prandaj, nga njerėzit mė tė lumtur edhe vetėm e vetėm pse – JAM. Jam nė kėmbėt e mia dhe, them, se nuk kam shkallitur siē mund tė pandehet.

Nga kjo distancė, si e kujtoni fėmijėrinė tuaj? Duhej tė ishte interesante...
R. Kelmendi: Kam shumė vjet qė e kam shkruar njė nga tregimet e mia tė para, qė mban titullin”Fėmijėria e vonuar pėr njė luftė”. Edhe fėmijėria ime, vėrtet, mė doli dhe e pėrjetova – tė vonuar. Pse? Sepse, kur duhej tė isha fėmijė, unė bėra jetėn e tė rriturve. Mė vonė, pastaj, nė adoleshencė, qė tė mos them edhe ca mė shumė, jo rrallė e kam zėnė veten duke bėrė bėma dhe gjeste – fėmijėrore. Vėrtet!

Dashuria e parė e juaj si fėmijė ishte letėrsia, apo ndonjė gocė qė ju shtyri tė merreshit mė krijimtari?
R. Kelmendi: Nuk dua tė jem i rremė dhe te ju them atė qė, logjikisht, do duhej pritur. Ėshtė shumė e vėrtetė se dashuria, lindja dhe lidhja ime me letėrsinė e ka zanafillėn pikėrisht - siē thatė -- jo tė NDONJĖ gocė, por te – NJĖ GOCĖ. Madje dhe ajo – ulqinake. Ndaj dhe mė i pari tregim nė jetėn time u frymėzua nga ajo dhe mban titullin “Barka e peshkatarit”. Isha student asokohe dhe njė djalė - i dashuruar!

Pėr tė qėndruar nė njė aspekt tė vetėm: A mendoni se zgjedhja juaj pėr t’u pėrfshirė nė botėn e shkrimeve ka ndodhur edhe falė mjedisit nė tė cilin jeni rritur? Sa ndikues ose pėrcaktues pėr tė ardhmen e njeriut ėshtė mjedisi ku lind e rritet?
R. Kelmendi: Paj, them qė edhe mjedisi ku lind e rritesh nuk ėshtė pa ndikim, s’do mend. Ja qė mė tė madhin NDIKIM unė e kam pasur tėrė jetė – LEXIMIN. Shkurt: LIBRIN. Gjithēka qė kam arritur nė letra ėshtė, po, “ndeshja” ime me jetėn dhe njerėzit. Por, edhe mė shumė se kaq janė librat dhe leximi i tyre. “Sfida” ime me vetveten: pale a di dhe a mund tė shkruaj edhe unė njė tregim, se jo mė – roman!

Nga cilat momente tė veēanta priret krijimtaria juaj?
R. Kelmendi: Nga dėshira tė shkruaj sa mė shqip dhe tė jem sa mė i lexuar.

Pėrse shkruan Ramiz Kelmendi?
R. Kelmendi: E thashė edhe diku gjetkė: shkrova dhe vijoj tė shkruaj nga dashuria pėr jetėn, dashuria pėr vendin, dashuria pėr njeriun dhe – pse jo?! – edhe dashuria pėr femrėn. Kėtė tonėn. Shqiptaren, e cila sa vjen e mė shumė po na e zbukuron racėn.

A keni ndonjė vepėr qė nuk ka parė dritėn e botimit pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet?
R. Kelmendi: Mjerisht, po. Kam. Kam borxh tė madh ndaj vetvetes pse do tė vdes pa e botuar DITARIN e jetės dhe tė bėmave tė mia. Ouaaa, sa shumė kam jetuar e pėrjetuara brenda kėtyre 80 vjetėve tė mia!

Cila ėshtė vepra qė ju keni mė pėr zemėr?
R. Kelmendi: Vėllimi me tregime “Ahmet Koshutani”. Pa harruar romanin “Shtatė persona ndjekin autorin dhe, asgjėmangut – edhe veprėn time satirike “Letra nga Ulqini”. (E shikoni ē’debolesė kam pėr Ulqinin!).

Gjithė ai mund pėr tė ngritur nė kėmbė kulturėn tonė kombėtare. Si e ndjen veten njė njeri i letrave pėrballė pėrbuzjes qė i ėshtė vėnė e vijon t’i vihet kulturės sonė?
R. Kelmendi: Nuk kam koment. A mjafton kaq pėr tė treguar “disponimin” tim?

Mohimi i kulturės sė krijuar nė dhjetėvjeēarė tė shkuar ėshtė njė fenomen i kėtyre viteve tė demokracisė, apo ka qenė edhe mė parė nė forma tė ndryshme?
R. Kelmendi: Sesi mė duket se dikur e kemi dashur mė shumė letėrsinė se sot. Tė paktėn brezi im...

A mund ta zėvendėsojė ndonjėherė interneti librin?
R. Kelmendi: Po thonė qė digjitalizimi sikur po e dhe do ta “vrasė” librin. Mbase brezat qė vijnė pas meje edhe do tė pajtohen me kėtė. Unė, hėpėrhė, jo.

Sa egoistė janė shkrimtarėt?
R. Kelmendi: Nuk besoj se janė egoistė, sa janė – narcisoidė.

Ju e quani egoizmin si njė dukuri tė guximshme pėr nxitjen e krijimtarisė?
R. Kelmendi: Assesi dhe nė asnjė rast.

Pėrveē jush, a krenohet dikush qė ju jeni shkrimtar nė zė?
R. Kelmendi: Do pyetur ata, nqs gjendet ndonjė – jashtė rrethit tim familjar dhe pak a shumė fisėror.

Duket se jeni ngopur me shkrime, prandaj ka 10 vjet, nė mos mė shumė, qė nuk keni shkruar ndonjė roman. Mos ėshtė ky njė mllef i juaji krijues?
R. Kelmendi: Nuk ėshtė mllef. Romani shkruhet vetėm nqs tė “shkruan” ai. Romani vetė. Kam bukur do vjet qė nuk po mė “shkruan”, jo vetėm asnjė roman, por edhe asnjė – tregim...

Ndonėse me vonesė, jeni shpallur Krenaria e Qytetit tė Pejės. Duket se respekti ka qenė reciprok....
R. Kelmendi: Vendlindja ka mundėsi tė tė harrojė dhe sa vjen e mė shumė po harron. Po ama vendlindėsi a njeriu i lindur nė njė vend assesi s’ka si e harron – vendlindjen.

Jeni renditur ndėr autorėt qė nuk druhen tė pėrshkruajnė dhe tė pėrfshijnė brenda krijimtarisė erosin...
R. Kelmendi: Erosi a erotika janė – siē e thotė kėnga e popullarizuar pėr vajzat: “sheqer pėr bakllava”...

Jeni pedagog me shumė vjet pėrvojė pune. Tash a ndjeni mall dhe dėshirė qė tė ligjėroni para studentėve?
R. Kelmendi: Ja Do tė vdes me kėtė mall. Por, jam shume krenar me gjithė studentėt e mi, sidomos ata tė Fakultetit tė Gazetarisė “Faik Konica”.

Na tregoni si e filloni dhe mbaroni njė ditė tė zakonshme?
R. Kelmendi: Dita ime e zakonshme ėshtė kryekreje – e zakonshme. Pas asnjė tė veēantė.

Nė njė pėrvjetor, tė gjithė e kthejmė kokėn pas. Si ka qenė jeta juaj?
R. Kelmendi: Do ta “tregoj” nė Ditarin tim – tė pashkruar...

Nesėr, cili do tė jetė Ramiz Kelmendi?
R. Kelmendi: Ai qė, nesėr – NUK do tė jetė...



Zoti Kelmendi, flm, pėr intervistėn dhe pėrgjigjet shumė korrekte e pa dorėza. Zaten, Telegrafi kėtė intervistė po e bėn si njė dhuratė pėr ju dhe duke ndjerė edhe njė respekt e pėrgjegjėsi.

AmazinnG GirL
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 21
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
50 / 10050 / 100

Registration date : 21/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi