LEONORA (NUK) HARRON!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super LEONORA (NUK) HARRON!

Mesazh nga AmazinnG GirL prej Tue Jan 25, 2011 2:13 pm

Artistėt janė tė pafajshėm dhe tė hyjnishėm. Pėr kėtė, ata nuk janė gjithmonė tė vetėdijshėm. Megjithatė, janė tė vetėdijshėm pėr shumėēka: duan dhe dinė tė dashurojnė, dinė dhe duan dhuntinė e natyrės ta shfrytėzojnė, por nganjėherė dinė edhe tė harrojnė e madje edhe tė mallkojnė.

Bisedoi: Shaqir Foniqi

Artistja, Leonora Jakupi, ndonėse ka shpirt dhe zemėr tė madhe, nganjėherė nuk mund tė jetė imune ndaj shigjetave helmuese qė e godasin zemrėn e saj. Kėnga mė e re, “I harruar”, qė tashmė ėshtė bėrė hit, a thua shpėrfill njė duf tė akumuluar nė zemrėn e ēdo artisteje, e pse jo edhe tė Leonorės?

Leonora, a ka diēka personale nė kėtė tekst?
Jo, nuk ka diēka tė bėj me jetėn time private, thjesht, ėshtė tekst i autorit tė kėngės. Nuk e di... ai e ka gjetur vet inspirimin pėr kėtė tekst. Nuk ka qenė ide imja, edhe pse, nė disa raste konkrete, natyrisht, edhe unė ndėrhyj dhe zgjedh tematika tė caktuara.

A do tė thotė kjo se artistėt bashkėjetojnė me vuajtjet e tė tjerėve dhe kėsisoj, nė njė mėnyrė vuajtjen e tyre, dėshirojnė ta shpėrndajnė.
Absolutisht po, shpėrndajmė mesazhe pėrmes kėngėve tona... Natyrisht, nėse jo, dhimbjen dhe eksperiencat tona nė jetė, atėherė mundohemi tė shpėrndajmė eksperiencat e tė tjerėve, atyre qė na rrethojnė, miqve, familjarėve tanė...

A mendon qė ka vuajtje tė bukur?
Po, mendoj qė ka. Ėshtė mirė njeriu tė pėrjeton gėzimin, hidhėrimin, edhe vuajtjen...pėr tė ditur rėndėsinė e jetės. Por, edhe pėr ta shijuar jetėn pak.

Kėnga ėshtė realizuar nė njė jaht ku ju dukeni e madhėrishme, dinjitoze, emotive, qiellore, por edhe pak e lėnduar. Cila nga kėto shprehje i rri mė bukur kėsaj kėnge?
E lėnduar nuk do tė kisha thėnė, pėr faktin se nė kėngė, bėhet fjalė pėr njė dashuri tė kaluar, edhe pse me dhimbje tė pėrfunduar...dhe, unė, pėrmes kėngės pėrpiqem ta tejkaloj kėtė dhimbje.

Ēka ėshtė dashuria pėr ju?
Hyjnore. Ka shumė definicione pėr dashurinė, unė ndoshta akoma nuk e kam gjetur atė tė duhurin, duhet mė tepėr tė pėrjetoj, tė prekė, tė shoh...pėr tė gjetur njė definicion mė tė duhur pėr dashurinė.

Thuhet se jeta ėshtė mė e madhe se vdekja, kurse dashuria mė e madhe se kėto tė dyja. A i besoni thėnies se, dashuria do ta shpėtojė botėn?
Absolutisht po, vetėm dashuria dhe asgjė tjetėr.

Si e fillon ditėn Leonora dhe si e pėrfundon atė?
Zgjohem diku rreth orės 9, shumė hareshėm, ndihem e lumtur, mezi pres ta hapi perden dhe ta shoh dritėn. Gėzohem shumė sidomos kur ėshtė dita me diell, jam shumė emotive kur ėshtė koha me shi, pastaj filloj ritualet...si, njė dush, mėngjesi me familje...aktivitetet tjera.

Ėshtė thėnia, ‘nė orėt e hershme tė mėngjesit, e tėrė bota ėshtė nė rregull’. A e tumirni kėtė thėnie, a pajtoheni?
Unė, pėrgjithėsisht zgjohem e lumtur...

...por, a ta prishin ditėn ndėrkohė?
Sigurisht se ma prishin, mirėpo, kryesisht zgjohem e lumtur, varet edhe se me ēfarė disponimi ke rėnė, ēfarė gjumi kė bėrė...ke ndonjė brengė, ndonjė hall. Nuk ėshtė ēdo ditė njėsoj. I falėnderohem Zotit qė jam shėndosh e mirė, familjen e kam mirė dhe kam motiv pėr ēka tė punoj.

Ēka tė bezdis mė sė shumti nė mjedisin ku jeton?
Shumėēka...komunikacioni, pluhuri, papastėrtia, hedhja e mbeturina vend e pavend, ambientet pa gjelbėrim, disa rrugė tė mbuluara me pllakate tė politikanėve, nuk shoh diēka tjetėr pėrpos laramanisė sė tyre...ka shumė parregullsi.

Po tė kishe mundėsi, ēka do tė ndryshoje tek njerėzit?
Kisha dashur qė njerėzit tė jenė mė tė dinjitetshėm, mė human, mė tė afėrt me njėri-tjetrin, mė dashamirės. Ka humbur humanizmi, dashuria pėr njėri-tjetrin, njerėzit janė zhveshė nga shumė tipare, nuk janė ata qė i kam njohur para shumė viteve, dmth i shohin vetėm interesat e tyre...

Po tek vetja?
Asgjė, jam krenare pėr karakterin tim...

T’i kthehemi edhe njėherė kėngės “I harruar”. Ėshtė mirė tė harrosh, ėshtė vėshtirtė, ėshtė mėkat...?
Ma mirė tė harrosh, sesa tė mbash barrėn dhe tė vuash, ose tė jetosh me njė dhimbje tėrė jetėn.

Emocionet e kanė mbėrthyer kėngėn dhe kėto emocione mbesin tė pa fashitura. Keni ju emocione kur e dėgjoni kėtė kėngė?
Jo, hahaaa, ka shumė kėngė tjera ku, ndoshta, mund tė jem mė emotive kur t’i dėgjoj ato.

Dukeni se jeni njė femėr e sinqertė. Sinqerisht, e keni pėrjetuar ju dashurinė, nė mėnyrėn se si dashurojnė artistėt?
Varet prej njeriut. Ka njerėz qė ia dinė vlerėn dashurisė, por ka edhe prej atyre qė nuk ia dinė. Njerėzit e pėrjetojnė dashurinė nė forma tė ndryshme.

Ėshtė mallkim tė dashurosh?
Jo, nuk ėshtė mallkim.

Sikur ėshtė krijuar bindja se tė gjitha femrat e bukura janė pak “tragjike”. A ka diēka tė vėrtetė kėtu?
Jo, nuk mendoj se femrat e bukura janė “tragjike”. Mua mė pengon mė shumė kur thuhet se femrat e bukura pėrveē pamjes sė tyre, nuk kanė diēka tjetėr nė kokė, janė bosh. Unė njoh shumė femra tė bukura qė janė tė jashtėzakonshme, tė menēura, tė vlerėsuara nė profesionet e tyre; varet se si ato dinė tė organizojnė jetėn e tyre. Nėse ti nuk di tė menaxhosh jetėn tėnde private ose punėn tėnde, mund tė jesh edhe “fatkeqe”.

Nė jaht dukeni me vello tė bardhė. Kur do tė vishni ju vellon e vėrtetė?
Nuk jam pėrcaktuar ende. Kur tė jetė kėsmet!

A ka bėrė dikush mėkat ndaj jush?
Po...me siguri se ka.

Besoj se, artistėve nuk u ka hije inati, prandaj tė shpresojmė se ju do ta pėrfillni thėnien e filozofit francez, Zhan Pol Sartėr, “Ua fal tė gjithėve mėkatet, nuk dua tė keqen ta mbaj nė zemėr”.
Definitivisht pajtohem me kėtė thėnie.

Leonora, faleminderit pėr intervistėn dhe, fare nė fund, tė themi se, ishim tė privilegjuar qė patėm rastin tė bashkėbisedojmė nė katėr sy.
Kėnaqėsia ishte imja dhe faleminderit shumė pėr kėtė intervistėn.

AmazinnG GirL
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 21
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
50 / 10050 / 100

Registration date : 21/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi