Demonstratat e opozitės, Berisha mbledh ushtrinė: Tė dhėna se Puēi vazhdon

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Demonstratat e opozitės, Berisha mbledh ushtrinė: Tė dhėna se Puēi vazhdon

Mesazh nga Zyma prej Wed Jan 26, 2011 10:50 am


Kryeministri Berisha ka takuar dje krerėt e ushtrisė shqiptare duke i
informuar pėr masat qė do tė marrė pėr tė parandaluar protestat e
ardhshme tė opozitės dhe duke kėrkuar mbėshtetjen e Forcave tė
Armatosura. Gjatė tė gjithė takimit, Berisha i ka etiketuar protestuesit
si njerėz qė duan tė bėjnė grusht shteti. Nė takim, ai ishte i
shoqėruar nga ministri Arben Imami, i cili ka pohuar se ushtria do tė
angazhohet dhe do tė hapė zjarr nė rast se ndokush nga protestuesit do
t'i afrohet objekteve ushtarake. Duke e cilėsuar demonstratėn njė
ngjarje tragjike dhe shumė tė turpshme, kreu i qeverisė deklaroi se
kishte pasur informacione nga agjencitė e huaja pėr sulme ndaj
institucioneve shtetėrore. Kėrkesa pėr ndihmėn e ushtrisė vjen vetėm pak
ditė pas demonstratės sė radhės sė opozitės.
"Kam tė dhėnė se puēistėt kanė vetėm njė vullnet. Tė vazhdojnė puēin.
Kjo mbi bazėn e tė dhėnave shumė tė qarta e tė sakta. Ju garantoj se
duke qenė ju nė detyrat qė keni ekzistojnė tė gjitha potencialet e
tjera. Ju tė pėrmbushni detyrat tuaja tė pėrditshme dhe puēit t'i
shtypet koka kurdo qė tė vijė, pa asnjė nevojė pėr ndėrhyrje mė tė
shumta sesa ato tė linjės sė parė qė mbrojtėn kryeministrinė mė 21 dhe
qė do tė mbrojnė ēdo institucion nė ēdo kohė. Ky vend peng nuk mund tė
mbahet nga askush dhe nė asnjė rrethanė", - theksoi Berisha.
Sipas shefit tė mazhorancės, demonstrata e sė premtes ishte organizuar
nga drejtuesit e opozitės duke infiltruar njerėz me precedentė
kriminalė. "Tė gjithė tė armatosur, tė gjithė tė paguar dhe prej tyre jo
pak tė armatosura me armė jo pak tė sofistikuara tė grupeve terroriste
dhe kėto janė mbi tė dhėna tė sigurta, lloje tė ndryshme pistoletash dhe
autobombash, tė stėrvitur javė pėrpara nė grupe, me plane shumė tė
hollėsishėm sulmi dhe komande. Tė dashur gjeneralė, punonjės tė
ministrisė, unė do t'ju lexoj vetėm njė segment tė urdhrit qė jepet nga
ndėrtesa karshi meje atyre qė thyen portėn e kryeministrisė: Sulm, ecni,
futuni brenda, mos kini frikė, mos u trembni nga krismat, sepse janė
fishekė manovre. Ecni, ecni, pėrpara, ē'ėshtė ky organizim i keq, mos u
tėrhiqni, mos u tėrhiqni, ecni pėrpara, hyni brenda, mos u trembni.
Ndėrsa tjetri, i cili ishte vetėshpallur gjeneral, pyeste: T'u ēojmė
kallashėt se porta u hap", - tha Berisha.
"Po tė jetė puna pėr tė mbrojtur rendin kushtetues, institucionet, tė
gjithė jemi ushtarė dhe kjo ėshtė njė shumė normale dhe kjo ėshtė njė
vlerė e pacenueshme dhe nuk mund tė preket kurrė, sikundėr ėshtė njė
vlerė e pacenueshme, siē nuk do tė preket e drejta e ēdo qytetari
shqiptar pėr tė protestuar paqėsisht", - tha kreu i qeverisė.

_________________
Ndonjėherė tė mungon aq shumė dikush, sa do donim ta nxirrnim nga ėndrrat vetėm pėr ta pėrqafuar...

Zyma
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 14562
Mosha : 33
Viti: : 14/09/1983
Vendbanimi: : Istog-Shqiperia e madhe
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 25/06/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi