Fyle: Berishės i dėrgova letėr

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Fyle: Berishės i dėrgova letėr

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Thu Jan 27, 2011 3:11 pm



Megjithė situatėn tepėr tė rėnduar politike nė Shqipėri, vetėm njė eurodeputet, socialdemokrati rumun Viktor Bostinaru, nga dhjetėra tė pranishėm nė Komitetin e Jashtėm tė Parlamentit Europian, pyeti komisionerin Shtefan Fyle mbi situatėn aktuale nė vend, cfarė duhej bėrė pėr tė shmangur njė situatė edhe mė shpėrthyese, sipas tij, dhe cfarė do tė ndodhė nėse palet nuk arrijnė nė njė zgjidhje.

Fyle u pergjigj fillimisht me njė kėshillė pėr liderėt politikė nė vend. “Unė shpresoj qė udhėheqėsit e tė dy krahėveė do tė kuptonin pasojat, nėse ata do tė vazhdojnė tė sillen rreth kėsaj orbite. Ata duhet ta kishin kuptuar se ajo qė po ndodh tani shkon nė tė vėrtetė nė kurriz tė Shqipėrisė dhe nė kurriz tė interesave tė shqiptarėve”, deklaroi Fyle.

Komisioneri rrėfeu se disa ditė para demonstratės, ai i kishte dėrguar njė letėr qeverisė shqiptare pėr reformat, ngėrcin politik dhe pėrgatitjet pėr zgjedhjet lokale, letėr nė tė cilėn ai vetė ofronte sėrish ndihmė pėr negociata si ato te “Krokodili” nė Strasburg, nėse do tė ishte nevoja.

“Ne patėm nisur njė letėr disa ditė para kėsaj demonstrate, ku pėr fat tė keq njerėzit u vranė jashtė dyerve. Kėtė leter ia drejtuam qeverisė dhe aty ngrinim cėshtjet qė qendrojnė qė prej raportit tė fundit tė progresit mbi zgjerimin, duke theksuar se duhen bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr adresimin e sfidave pėrpara zgjedhjeve lokale tė majit, njė palė tjetėr zgjedhjesh kėto qė po afrohen. Dhe pika e tretė ishte ritheksimi se pa zgjidhje reale tė ngėrcit politik do ishte shumė e vėshtirė qė tė arrihej ndonjėfarė progresi, pėrsa i takon perspektivės evropiane. Por cfarė ėshtė mė e rėndė akoma ėshtė se e gjithė kjo po sjell pasoja pėr jetėn e njerėzve nė Shqipėri”, pohoi Fyle.

“E madje, unė shkova dhe pėrtej linjės sime tradicionale, kur nė letėr iu referova darkės sė famshme te “Krokodili” vitin e kaluar dhe theksova, se ne jemi nė kontakt me tė dy liderėt e shquar tė familjeve kryesore politike nė Parlamentin Europian dhe ofrojmė gatishmėrinė tonė tė vazhdueshme pėr tė ndihmuar, nė rast se tė dy liderėt shqiptarė do tė dėshironin sėrish angazhimin tonė, e nese ata vetė nuk do tė ishin tė aftė tė kapercenin pjesėn e fundit tė rrugės nė kėrkimin e njė zgjidhjeje politike”, theksoi ai.

Pas shpjegimit tė kėtij mesazhi drejtuar kryeministrit Berisha tre ditė para demonstratės sė 21 janarit, komisioneri pėr Zgjerimin theksoi se nė kėtė moment duhet mbėshtetur ndėrmjetėsuesi i BE-sė Miroslav Lajcak, ndėrsa sipas tij ndėrkombėtaret duhet tė unifikojnė mesazhet qė i dėrgojnė Shqipėrisė.

“Ajo qė unė mendoj se ėshtė e rėndėsishme nė kėtė moment, ėshtė qė Miroslav Lajcak ka mbėshtetjen pa rezerva tė tė gjitha institucioneve europiane, si i dėrguari special atje i Catherine Ashton. Por unė kam biseduar dhe me institucione tė tjera, fola me sekretarin e pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Europės, me kabinetin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s, si dhe me vende apo shtete tė tjera tė rėndėsishme apo dhe me organizma tė tjerė sic ėshtė OSBE, pasi tė gjithė ne nevojitet qė tė jemi tė bashkuar pėrsa i takon mesazheve qė duam tė pėrcjellim”, tha mė tej Fyle.

Komisioni Europian i ka kėrkuar qėverisė edhe njė plan aksioni tė detajuar mbi 12 prioritetet kyce qė pėrmenden nė opinionin mbi Shqipėrinė.

Burime konfidenciale treguan pėr TCH se ky dokument pritej tė dorezohej kėto ditė, meqenėse pala shqiptare kishte premtuar qė nė dhjetor dėrgimin e tij nė fund tė muajit janar, ose nė fillim tė muajit shkurt.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi