Berisha: Prova pėr organizimin e pucit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Berisha: Prova pėr organizimin e pucit

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Fri Jan 28, 2011 11:52 am



Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka publikuar nė njė konferencė pėr shtyp disa tė dhėna qė provojnė sipas tij se “bllokmenėt” mė 21 janar tentuan tė realizonin njė grusht shteti.

Kryeministri ka bėrė tė ditur se nga hetimet e kryera ėshtė zbuluar se opozita ka stėrvitur grupe tė posacme pėr rrėzimin e qeverisė, duke i pajisur ato me armė tė sofistikuara.

“I ėshtė dhėnė 300 dollarė secilit pėr dhunėn qė do pėrdornin. Disponohen tė dhėna pėr sasi eksplozivi, tritoli dhe kallshnikovi, me tė cilat do tė realizohej sulmi final pėr tė hyrė nė ndėrtesė. Disponohen tė dhėna pėr armėt e sofistikuara, cadrat-pistoletė, stilolapsat-pistoletė dhe thikat me helm qė do pėrdoreshin nė stadet e caktuara tė kėtij grushti shteti. Disponohen tė dhėna se grupe pesėshe tė stėrvitura ditė tė tėra nė zona tė ndryshme pėr sulmin, se ky puc u financua me sė paku 2 milionė dollarė”, ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, institucionet e drejtėsisė zotėrojnė edhe prova pėr urdhėrat qė sipas tij lidershipi i opozitės u jepte protestuesve me qėllim “rrėzimin e qeverisė legjitime”.

“Disponohen tė dhėna pėr gjithcka ndodhi nė ato 5 orė nė bunkerin e bllokmenėve tė kryesuar nga Edi Rama. Rama dhe pucistėt ishin me veshė dhe sy tė ngritur. Gjithcka qė ka ndodhur ato 5 orė do t’u zbardhet qytetarėve shqiptarė, tė gjitha urdhėrat e dhėna nga bllokmenėt qė po shihnin ėndrrėn e tyre tė bėhej realitet janė tė evidentuara”, ka pohuar Berisha, duke theksuar se opozita puciste kishte bėrė gati edhe ndarjen e posteve tė qeverisė sė re.

“Disponohen tė dhėna pėr ndarjen paraprake tė posteve tė qeverisė sė re, tė pėrcaktuar nga ata qė do merrnin Ministrinė e Brendshme. Ky do tė ishte Tomė Doshi”, ka deklaruar Berisha.

Duke dhėnė garancinė e tij se tė gjithė pėrgjegjėsit e dhunės do tė pėrballen me ligjin, kryeministri ka pėrfituar nga rasti pėr tė sulmuar sėrish kryeprokuroren Ina Rama, e cila sipas tij prishi marrėveshjen me SHBA.

“E ftova ndrikullėn tė hetonte. Miqtė ndėrkombėtarė e kuptuan se cfarė fshihej pas urdhėr-arresteve pėr zinxhirin e gardės kombėtare. Pas njė angazhimi shumė tė fortė, pardje pasdite arritėn njė marrėveshje, qė secili nga oficerėt e gardės tė paraqitej para prokurorit, ku tė bėhej deklarata dhe tė anulohej urdhėr-arresti. Por kjo marrėveshje u shkel nga urdhėri qė mori zonja Rama, duke faktuar se ajo nuk respekton asnjė normė dhe asnjė standart”, ėshtė shprehur Berisha.

Duke paralajmėruar se provat qė zotėron do t’i vėrė nė dispozicion tė organeve tė drejtėsisė, Berisha ka shprehur miratimin e tij pėr homazhet e sotme tė opozitės, por ka paralajmėruar liderin e saj Edi Rama se, nėse do tė tentojė sėrish pucin, do tė ndėshkohet rėndė.

“Do respektohet plotėsisht e drejta e protestės, se qytetarėt nuk do kenė asnjė llojė kufizimi pėr tė drejtėn e tyre tė protestės paqėsore. Ne nuk kemi asnjė shmangie. Por nėse pucisti Edi Rama do tė tentojė pėr herė tė dytė, atėherė do tė pėrballet me pasoja qė nuk i imagjinon”, ka shtuar Berisha, i cili duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, tha se opsioni pėr zgjedhje ėshtė i vlefshėm vetėm pėr vitin 2013.

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi