Norvegji, burgu me pesė yje

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Norvegji, burgu me pesė yje

Mesazh nga Ditta prej Sat Jan 29, 2011 2:49 pm



Qeli
individuale, palestra, njė park pėrreth dhe njė vilė pėr tė kaluar
fundjavat me familjen. Megjithatė, jo tė gjithė tė burgosurit janė tė
lumtur
Tre djem luajnė me letra nė njė sallon plot dritė, tė
arreduar sipas stilit “Ikea”. Nė fund tė dhomės bie nė sy njė televizor
plazma, ndėrsa nė kėndin e kuzhinės dy djem tentojnė tė pėrgatisin nga
njė sanduiē. Pak mė tutje, njė korridor me njė sėrė portash tė mbyllura.
Njė shtėpi studentėsh superluksoze? Nėse nuk do tė ishte pėr “kafazin”
brenda tė cilit ndodhen dy persona me uniformė qė shohin ēdo lėvizje
pėrmes njė muri xhami, mund tė mendohej. Ndodhemi nė burgun e Haldenit,
njė orė me makinė nga juglindja e Oslos, i konsideruar si njė ndėr mė
modernit nė botė. I inauguruar nė muajin prill me prezencėn e mbretit
Harald, ai nuk u prit mirė nga gazetarėt dhe kritikėt. “Ėshtė absurde tė
mendosh se njė burg ka njė standard mė tė lartė se disa apartamente ku
unė kam banuar”, - ka komentuar njė gazetar i revistės amerikane “Fast
Company”. Ndėrsa nė njė bloger shkruhej: “Nėse duhet tė bėsh krime
ndonjėherė nė jetė, bėjini nė Norvegji”. Tė interesuarit direkt, tė
burgosurit, nuk duken edhe aq entuziastė. “Burgu mbetet gjithmonė burg, -
thotė Stiani 38- vjeēar, qė ėshtė duke studiuar edhe ekonomik nė
distancė. - Gjėrat thelbėsore nuk janė televizori dhe dushi nė qeli.
Shumė do tė donin tė ktheheshin nė burgun ku ndodheshin mė parė, se aty
ka mė shumė liri”. Burgu i Haldenit, qė ka kushtuar 171 milionė euro,
ėshtė i dyti nė vend pėr sa i pėrket kapacitetit, me 252 tė burgosur,
secili me qeli individuale prej 12 metra katrorė secila, por mė i madhi i
Skandinavisė pėr sa i pėrket sipėrfaqes: 30 hektarė. Muri i madh
rrethues fshihet nga njė copė e madhe pylli, qė arkitektėt vendosėn ta
pėrfshijnė nė kompleks. Kėshtu, teksa sheh nga dritarja tė duket vetja
sikur jeton nė ndonjė vilė tė gjelbėruar nė mes tė pyllit. Pėr tė shkuar
nė shkollė, punė dhe qendrėn rikrijuese, tė burgosurit duhet tė dalin
nga qelia dhe tė ecin mes pemėve. Mes strukturave pėr kohėn e lirė
spikat njė palestėr me mur pėr t’u ngjitur, njė sallė provash dhe njė
studio regjistrimi. Biblioteka ka rreth 4 mijė tituj librash, pėrveē
revistave dhe DVD-ve. Komfortet e Haldenit janė modeluar mbi atė qė
sistemi i burgut norvegjez e quan “parimi i normalitetit”: burgimi duhet
t’i afrohet sa mė shumė tė jetė e mundur jetės pėrtej murit, deri kur
hyrja e tij sėrish nė shoqėri tė bėhet nė mėnyrė sa mė natyrale dhe
rreziku i pėrsėritjes tė reduktohet nė maksimum. “Kush ėshtė dėnuar ka
tė njėjtat tė drejta si tė gjithė qytetarėt e tjerė, - shpjegon Synnove
Sorland, koordinatore e aktiviteteve artistike dhe kulturore brenda
burgut. - Humbja e lirisė duhet tė jetė i vetmi element ndėshkues. Nuk
ėshtė shkruar nė asnjė vend qė dritaret duhet tė jenė tė vogla dhe me
hekura ndėrsa ushqimi i keq, apo qė njė njeri duhet tė pėrballet me
abuzimet. Janė principe tė kodifikuara nė tė gjitha bindjet
ndėrkombėtare, qė shpesh pėr fat tė keq nuk aplikohen”. Duke u nisur nga
statistikat, metoda duket se funksionon pėr mrekulli. Njė studim i
fundit tregon se vetėm 20 pėr qind e atyre qė kanė kryer njė dėnim
kthehen nė burg dy vjet pasi kanė dalė, kundrejt 60 pėr qind qė ėshtė
kjo shifėr nė Angli. Nė njė tavolinė nė mensėn elegante tė personelit
ulet njė grup me vajza tė veshura me uniformė, ku asnjėra nuk duket se i
kalon tė 30-at. Ashtu si kolegėt e tyre meshkuj, lėvizin tė
paarmatosura, vetėm me njė sistem tė vogėl alarmi qė mund tė aktivizohet
nė rast nevoje. Ellen Sofie Solbraekke, bashkėpunėtore e ngushtė e
drejtorit, Are Hoidal, ėshtė e bindur se pak feminilitet ėshtė i
nevojshėm pėr tė ulur tensioni. “Ka shumė gjėra qė ne mund t’u themi tė
burgosurve me qetėsi, si pėr shembull: ndoshta tani duhet tė bėsh njė
dush, ose shiko, bluza jote qenka bėrė me njolla, le ta vendosim nė
lavatriēe. Njė burrė nuk mund tė bėjė komente tė tilla”. Brenda lokaleve
ku gjendet shkolla ėshtė e vėshtirė tė dallosh tė burgosurit nga
mėsuesit. Nė ofiēinė dhe nė zdrukthėtari, tė burgosurit menaxhojnė me
kujdes makineri industriale tė tipave tė ndryshme. Disa pikturojnė, tė
tjerė ndjekin kurse pėr kuzhinier, tė veshur me pėrparėse dhe kapuē tė
bardhė. T’i shohėsh kėshtu, ėshtė e vėshtirė tė dallosh tek ata tipare
kriminale. Por, shpesh pamja e parė tė gėnjen. “Nuk duhet harruar se ky
ėshtė njė burg i sigurisė sė lartė. Mes tyre ka shumė vrasės,
pėrdhunues, shpėrndarės droge. Ne bėjmė gjithēka pėr t’i nxjerrė njerėz
mė tė mirė se sa kanė qenė mė parė”, - thotė drejtori. Por, tė
burgosurit duket se kanė prioritete krejtėsisht tė ndryshme. “Thonė
shumė qė ky burg ėshtė shumė human, por kanė adoptuar rregullat mė tė
kėqija tė burgjeve qė ekzistojnė”, - thotė 40- vjeēari Ching, i lindur
nė Tajvan dhe i rritur nė Norvegji. Ching ka akoma 16 vjet pėr tė bėrė:
“Kalojmė shumė kohė nė izolim, dhe nuk na lėnė t’i pėrdorim strukturat
nė dispozicion ashtu si do tė donim. Pėr shembull, nėse nuk marrim pjesė
nė aktivitetet sportive tė pasdites, tė mbyllin me ēelės nė qelitė
individuale, nė vend qė tė lėnė nė sallon tė bisedosh. E njėjta gjė vlen
edhe pėr orėn e ajrosjes. Pastaj rojet janė tė pranishme nė ēdo moment
tė ditės dhe nuk na lėnė kurrė vetėm. Po mendoj seriozisht tė bėj njė
kėrkesė pėr t’u kthyer nė burgun ku isha mė parė”. Pėrkundrazi, drejtori
ėshtė i kėnaqur: “Ndihem mirė kur tė burgosurit thonė se jemi kudo. Kjo
ėshtė pjesė e njė strategjie rehabilituese nė nivel kombėtar dhe
shėrben pėr tė evituar qė njė kriminel mund tė rekrutojė tė burgosur tė
tjerė pėr tė pėrgatitur ndonjė goditje tė re sapo del”. Njė nga kritikat
kryesore lidhet me rrezikun qė burgjet me njė standard kaq tė lartė
mund tė tėrheqin njė numėr akoma mė tė madh kriminelėsh nga Europa
Lindore, qė nė rastin mė tė keq kanė ku mund tė qėndrojnė falas nė njė
burg luksoz, por Hoidal nuk ėshtė dakord: “Unė flas me shumė kriminelė
tė huaj. Nga ana tjetėr, ata as qė e dinė se ku mund ta kryejnė
dėnimin”. Kush vjen nga larg ka disavantazhin qė nuk pret thuajse kurrė
vizita dhe qė nuk mund tė pėrdorė dot vilėn e vogėl me sallon dhe dy
dhoma gjumi, ku mund tė kėrkosh tė kalosh ndonjė fundjavė me gruan dhe
fėmijėt. “Tė gjithė, edhe njerėzit mė tė mirė, nė momente tė caktuara
mund tė bėjnė edhe krime. Nėse mundėsitė qė kam kėtu do i kisha pasur
qė jashtė, nuk do tė kisha pėrfunduar burrė nė burg”, - thotė nigeriani
Paul. Ėshtė e vėshtirė tė parashikohet nėse ky burg dhe fama e tij
ndėrkombėtare do tė ndihmojė pėr tė nxjerrė nė jetė njerėz krejtėsisht
tė rehabilituar. Njė gjė ėshtė e sigurt, i vetmi i burgosur qė i dha
fund jetės kėtu ishte njė i huaj qė kishte pėrpara njė dėnim tė gjatė
pėr tė kryer.

_________________


`LOVE 4 Haters .. :D

Ditta
Super Mod/e
Besa-bess
Super Mod/eBesa-bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 16842
Mosha : 25
Viti: : 18/01/1991
Vendbanimi: : kerkun
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 17/05/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi