Nė ambasadėn kineze ishin strehuar njėsite serbe tė kundėrzbulimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Nė ambasadėn kineze ishin strehuar njėsite serbe tė kundėrzbulimit

Mesazh nga D3M1 prej Sun Feb 13, 2011 4:14 pm



Ish-presidenti i Kinės, Jiang Zemin, ka pranuar nė memoaret e pabotuara se njėsitet e kundėrzbulimit tė Serbisė po fshiheshin brenda ambasadės sė Kinės nė Beograd, kur NATO-ja e bombardoi atė nė vitin 1999.
Memoaret raportohet tė thonė se Jiang e kishte pranuar kėrkesėn personale tė ish-liderit serb, Slobodan Milosevic, qė tė strehojė personelin kyē tė inteligjencės, ndėrsa 14 serbė dhe tre shtetas kinezė e humbėn jetėn nga bombarduesit amerikanė. Megjithėse SHBA-tė kėrkuan falje pėr sulmin, i cili nxiti demonstrata antiperėndimore nė Kinė, duke e fajėsuar cakun e gabueshėm qė e pati pėrcaktuar CIA, Qeveria kineze asnjėherė nuk e pranoi kėtė shpjegim.

Njė revistė nė gjuhėn kineze nė Hong Kong ka publikuar ato, pėr tė cilat thotė se janė rrėfimet mbi bombardimet, tė shkruara nga 85-vjeēari Jiang, i cili u largua nga posti nė vitin 2004. Revista shkruan se Jiang ka shprehur keqardhje pėrse i ka lejuar serbėt tė strehohen brenda misionit diplomatik tė Kinės dhe beson se ky ka qenė gabim serioz politik. Memoaret thuhet se tregojnė se sa shumė e xhindosur ka qenė Qeveria kineze pėr t’i heshtur protestat e saj, pasi amerikanėt privatisht kishin paraqitur dėshmi pėr komunikimet elektronike serbe brenda ambasadės sė Kinės.

Revista pohon se kinezėt tashmė i kishin dėrguar pajisje sekrete pėr raketat tokė-ajėr ish-Jugosllavisė pėrmes Libisė. “Kur filloi fushata ajrore, Ministria e Mbrojtjes e Jugosllavisė, departamenti i informacionit dhe selia e policisė, tė gjitha u shkatėrruan nga bombat e NATO-s. Slobodan Milosevici edhe njė herė i pati kėrkuar Jiangut tė lejojė qė sektorėt kyēė tė inteligjencės sė ushtrisė tė strehohen nė bodrumin e ambasadės sė Kinės, qė tė vazhdonin operimin”, shkruan revista, duke cituar memoaret e ish-liderit kinez.

Nė memoare thuhet se lideri kinez ishte dakorduar. Me intensifikimin e bombardimeve tė NATO-s, Ministria e Jashtme e Kinės e kishte pyetur ish-liderin Jiang nėse mund ta tėrheqė gjithė personelin nga Beogradi, por ai i kishte urdhėruar qė tė mbetet aty si shenjė e solidaritetit me Milosevicin. /REL/Telegrafi/


_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi