Thirrje klasės politike tė ngrihet mbi interesat individuale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Thirrje klasės politike tė ngrihet mbi interesat individuale

Mesazh nga D3M1 prej Mon Feb 14, 2011 10:02 am



Njė grup intelektualėsh nė Prishtinė, akademikė, profesorė universitarė, gazetarė, shkrimtarė, historianė, juristė, avokatė pėrmes njė deklarate i kanė drejtuar thirrje lidershipit shqiptar nė tė gjitha trojet qė tė ngrihet mbi interesat e ngushta individuale nė favor tė atyre kombėtare, pėr tė mos humbur kėshtu shansin historik pėr realizimin e ėndrrės sė pararendėsve.
Nė tekstin me titull “Deklaratė e njė grupi intelektualėsh mbi rrjedhat politike nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe nė viset e tjera shqiptare”, thuhet se “Jemi tė shqetėsuar thellė me rrjedhat politike nė Shqipėri, nė Kosovė, Maqedoni dhe hapėsira tė tjera shqiptare, ne, njė grup intelektualėsh, nėpėrmjet tė kėsaj Deklarate, shprehim mendimin tonė rreth kėtyre rrjedhave dhe apelojmė ndėrgjegjen e politikanėve dhe partive politike nė tė cilat ata veprojnė, qė tė rreshtohen nė anėn e kauzės kombėtare, duke lėnė anash interesat e ngushta personale, klanore e partiake”.

Pėrderisa nė Shqipėri kriza, jo vetėm politike, ka marrė pėrmasat e njė gjendjeje tė rėndė dhe me shumė pasoja, Kosova po jeton nė njė kohė tensionesh politike, tė brendshme shqiptare, pėr shkak tė mospajtimeve partiake, nė veriun e saj, pėr shkak tė instrumentalizimit nga Beogradi zyrtar tė njė pjese tė popullatės serbe dhe tė pėrpjekjeve pėr ta mbajtur tė tensionuar gjendjen atje, me qėllim tė ndarjes sė Kosovės dhe tė cenimit tė pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė saj, tashmė tė njohur ndėrkombėtarisht.

“Kosova njėkohėsisht po ballafaqohet edhe me tensione sociale, tė cilat vetėm sa mund t’i rrisin ato politike, shkalla shumė e lartė e papunėsisė, pėrqindja shumė e lartė e tė varfėrve, nepotizmi dhe korrupsioni”, thuhet nė deklaratė.

Pamjen e pėrgjithshme tė rrjedhave politike me shqiptarėt dhe pėrreth tyre, po e rėndojnė edhe raportet brenda partive politike shqiptare nė Maqedoni. Tė tendosura janė raportet midis partive shqiptare edhe nė Kosovėn Lindore dhe nė Mal tė Zi, qė dėmtojnė statusin dhe realizimin e tė drejtave kombėtare tė tyre. Gjuha e konfrontimeve nuk ėshtė gjuhė e marrėveshjes midis tyre.

“Shqiptarėt, kudo qė jetojnė sot, tė ndarė e tė shpėrndarė, janė duke ndjekur me ankth gjendjen nė Shqipėri, tė ndėrgjegjshėm se nga zhvillimet politike atje do tė varet shumė pozita e tyre jashtė kufijve tė tashėm administrativė tė saj. Shkaktarėt e gjendjes sė tashme nė Shqipėri nuk mund tė kėrkohen dhe as tė gjenden jashtė ngėrēit politik, qė pėr pasojė solli demonstratat e dhunshme tė 21 janarit, me katėr viktima, tė cilat e vėshtirėsuan mundėsinė pėr tė dialoguar daljen nga njė gjendje tashmė kritike pėr tė ardhmen evropiane tė Shqipėrisė. Ngjarjet nė seancėn e fundit te Parlamentit vetėm sa konfirmuan se grushtat po bėhen ‘mėnyrė komunikimi’ i rivalėve politikė, tė cilėt do tė duhej ta ēonin vendin pėrpara. Drejtėsia ėshtė para detyrės qė tė thotė tė vėrtetėn pėr shumė ēka”, thuhet ndėr tė tjera nė deklaratė.

“Tė shpresojmė e punojmė qė tė kapim perspektivėn dhe tė hapėrojmė bashkė me qytetėrimin evropian e botėror drejt tė ardhmes”, pėrfundon teksti i kėsaj deklarate, tė nėnshkruar nga Mark Krasniqi, Jusuf Bajraktari, Pajazit Nushi, Vehap Shita, Ramiz Kelmendi, Minir Dushio, Esat Stavileci, Mazllum Baraliu, Skender Rizaj, Ibrahim Kadriu, Fehmi Rexhepi, Violeta Nushi, Jahja Dranēolli, Muhamet Shatri, Nehat Islami, Skender Kaēiu etj. /Koha/Telegrafi/


_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi