Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Yllka Gashi: Jam tip energjik dhe i hareshėm

Mesazh nga D3M1 prej Mon Feb 14, 2011 3:26 pm



Dita e saj e zakonshme fillon me njė kafe turke dhe njė dush tė ngrohtė, ndėrsa pas ushtrimeve ajo kthehet nė shtėpi pėr tė pėrgatitur drekėn. Mė pas u kthehet provave tė serialit dhe provave tė Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Kėshtu nis dhe mbaron njė ditė e aktores kosovare Yllka Gashi.
Pėrveē qė ėshtė e angazhuar nė serialin vendor “Familja Moderne”, gjatė njė bisede pėr Telegrafi.com, Yllka ka treguar se ėshtė e angazhuar edhe nė dy shfaqje teatrore nė repertorin e Teatrit Kombėtar tė Kosovės.

“Dita ime zakonisht fillon me njė kafe turke dhe njė dush tė ngrohtė, pastaj shkoj nė fitnes dhe kur pėrfundoj ushtrimet zakonisht kthehem nė shtėpi pėr tė pėrgatitur drekėn. Mė pas vijnė provat e serialit dhe eventualisht sipas orarit mujor tė Teatrit Kombėtar, mbrėmjet shoqėrohen me shfaqjet qė i kam nė repertor”, ka pohuar Yllka pėr Telegrafi.

“Momentalisht jam e angazhuar me prova e xhirime tė sezonit tė nėntė tė serialit vendor ‘Familja Moderne’. Po ashtu, nė repertorin e Teatrit Kombėtar tė Kosovės kam dy shfaqje. Shfaqjen ‘Heshtje’ nga Refet Abazi me regji tė Arta Kallabės dhe shfaqjen ‘Vdekja dhe Vasha’ nga Ariel Dorfman me regji tė Fatos Berishės. Muajin e kaluar kam xhiruar njė film tė metrazhit tė shkurtėr me skenar dhe regji tė Ariel Shabanit”, ka thėnė Gashi.

Yllka ka rrėfyer se ėshtė shumė e kėnaqur me rrjedhėn e jetės sė saj dhe ėshtė shumė falėnderuese qė jeta e saj ka plot momente tė lumtura, duke mos dashur ta veēojė asnjė prej tyre. Por ndėr momentet mė tė tmerrshme tė jetės saj ajo pėrmend ndarjen me familjen e saj gjatė luftės.

“Jam e lumtur dhe shumė falėnderuese qė jeta ime ka plot e plot momente tė lumtura dhe tė kėnaqshme, nėse do tė duhej t’i selektoja gjithsesi do t’i mbetesha borxh vetes. Ndėrsa, nga momentet mė tė trishtuara nė jetė deri tani tė parin nė listė e kam momentin e ndarjes nga familja ime pėr njė javė rresht gjatė luftės sė 99-tės”, ka pohuar aktorja.

Aktorja kosovare po ashtu thotė se ajo irritohet nga pesimizmi, personat negativ dhe ata qė tė duan pėr interes.

“Unė jam tip energjik dhe i hareshėm. Mė gėzon e lumturon shėndeti i mirė dhe mė fisnikėron puna. Irritohem e ‘mėrzitem’ nga pesimizmi dhe nuk i duroj dot negativėt e interesxhinjtė”, ka shtuar Yllka. /Telegrafi/


_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi