Krasniqi do tė kandidohet sėrish pėr kryetar tė Kuvendit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Krasniqi do tė kandidohet sėrish pėr kryetar tė Kuvendit

Mesazh nga D3M1 prej Mon Feb 14, 2011 9:31 pm



Prishtinė, 14 shkurt – PDK-ja ka marrė vendim qė AKR-ja tė marrė postin e presidentit, ndėrsa PDK-ja tė mbajė atė tė kryeministrit dhe tė kryetarit tė Kuvendit. Vendimi u mor nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues, pas tri orė debatesh. PDK fton edhe Listėn Ibrahim Rugova dhe minoritetet nė koalicionin qeverisės.
PDK-ja ka lėshuar pe ndaj kėmbėngulėsisė sė AKR-sė, e cila kushtėzoi hyrjen nė koalicion me postin e presidentit, edhe pse brenda PDK-sė, kėrkohej qė presidenti nė detyrė, Jakup Krasniqi, ta mbante kėtė post, raporton REL.
Nėnkryetari i PDK-sė, Hajredin Kuēi, ka thėnė se vendimi ėshtė marrė me konsensus, edhe pse, sipas, tij, ka pasur debat dhe mendime tė ndryshme.
“Ėshtė vendim i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė, qė tė hyhet nė koalicion me AKR-nė, me Listėn Ibrahim Rugova dhe me partitė tjera tė komuniteteve. Ky vendim tani mbetet qė tė implementohet nga Kryesia e PDK-sė. Ka pasur biseda dhe mendime, por PDK-ja ėshtė pajtuar me konsensus pėr qėndrimin qė e thashė unė”, ka deklaruar nėnkryetari i PDK-sė, Hajredin Kuēi.
Kuēi ka thėnė se ende nuk ėshtė vendosur pėr ndarjen e ministrive, ndėrkohė qė postin e kryeministrit dhe kryetarit tė Kuvendit do ta mbajė partia fituese e zgjedhjeve, PDK-ja.
“Partia Demokratike e Kosovės ka vendosur qė tė hyjė nė koalicion me AKR-nė. Ka vendosur qė pozitat kryesore tė ndahen, natyrisht edhe pozita e presidentit t’i takojė AKR-sė, ndėrsa pėr vendime tjera, pėr ministri do tė negociohen nė mes tė Kryesisė sė PDK-sė, apo grupit qė e kemi pasur, dhe Kryesisė sė AKR-sė. Ėshtė vendim i Kėshillit Drejtues tė PDK-sė, qė tė ndėrtohen institucionet e Republikės sė Kosovės, sa mė shpejt qė ėshtė e mundur”, ka theksuar Kuēi.
Nėnkryetari Kuēi nuk ka pranuar qė Pacolli tė krahasohet me Jakup Krasniqin, pėr tė cilin kishte zėra qė tė zgjidhej president me mandat tė plotė.

“Unė mendoj se Krasniqin, nuk e ka kėrkuar njė grup, por e ka kėrkuar tėrė PDK-ja. Nuk ka dilemė nė kėtė drejtim dhe nuk ėshtė mirė ta vėni nė baraspeshė personalitetin e zotit Krasniqi me asnjė personalitet tjetėr nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, kjo ėshtė pjesė e negociatave. Negociatat nuk janė tė lehta. Ne kemi negociuar disa herė me AKR-nė. Ne kemi takuar disa herė Kryesinė e partisė, Grupin Parlamentar, Kėshillin Drejtues dhe kemi ardhur nė kėtė vendim”, ėshtė shprehur Kuēi.
Nuk dihet se kur do tė formalizohet marrėveshja me AKR-nė dhe as se si do t’u ndahen resorėt partnerėve tjerė tė koalicionit. Mbledhja konstituive e Kuvendit mbahet javėn e ardhshme mė 24 shkurt.
Ndėrkohė, merret vesh se PDK do tė kandidojė sėrish Jakup Krasniqin pėr kryetar tė Kuvendit.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi