Buehler: Pesė mijė ushtarė mjaftojnė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Buehler: Pesė mijė ushtarė mjaftojnė

Mesazh nga D3M1 prej Tue Feb 15, 2011 9:26 am



Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler ka vlerėsuar se reduktimi dhe ristrukturimi i trupave ka tė bėjė vetėm me atė se gjendja e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar. Mirėpo, sipas tij, kjo ka tė bėjė edhe me pėrmirėsimin e aftėsisė sė Policisė sė Kosovės viteve tė fundit.

Nė njė intervistė pėr gazetėn Kosova Sot, ai ka thėnė se pėr kėto arsye edhe gjenden nė njė proces, kur po bėjnė transferimin e kompetencave apo detyrave prej KFOR-it nė Policinė e Kosovės.

Sipas gjeneralit Buehler, strukturat e KFOR-it do t’i pėrshtaten njė ndryshimi tė organizatės vetėm nė reduktimin e numrit tė ushtarėve. “Nė kėtė aspekt, do t’i kemi pesė pika komanduese nė tėrė territorin e Kosovės dhe ato quhen detashmente tė pėrbashkėta regjionale. Kemi edhe dy batalione luftarake, tė cilat mund tė veprojnė anembanė Kosovės. Veē kėsaj, kemi edhe dy batalione rezervė kėtu nė Prishtinė, tė cilat nė rast nevoje mund t’i pėrdor nė tėrė territorin e Kosovės”, ka thėnė Buehler.

Nė pyetjen se kur Kosova pritet ta ketė ushtrinė e saj, gjenerali Buehler ėshtė shprehur: “Forca e Sigurisė sė Kosovės ėshtė njė organizatė e armatosur lehtė, detyra e sė cilės ėshtė tė veprojė nė raste emergjente dhe katastrofa natyrore. Ne bashkėpunojmė shumė ngushtė me Ministrinė e FSK-sė, gjithashtu edhe me gjeneralėt e FSK-sė, qė kjo organizatė ta arrijė shkallėn e aftėsisė profesionale. Dhe, nė kėtė aspekt, gjatė tre vjetėve tė fundit janė bėrė pėrparime shumė tė mėdha. Ėshtė gjithashtu kėnaqėsi e veēantė nė ēdo rast qė takohemi me anėtarė tė rinj tė kėsaj force. Sipas pėrshtypjes sime, FSK-ja ka arritur qė ta fitojė besueshmėrinė e popullatės dhe tė ngrejė imazhin e saj gjatė kėtyre viteve tė ekzistencės sė saj. E di qė FSK-ja ėshtė shumė e preokupuar qė nė radhėt e saj tė pėrfshijė sa mė shumė pjesėtarė tė komuniteteve tjera qė jetojnė nė Kosovė. Ēka do tė ndodhė me tė ardhmen me kėtė organizatė, aktualisht nuk mund ta them, mirėpo ta lė lėmė kėtė qė tė vendoset nga politika dhe historia, pasi qė FSK-ja t’i ketė arritur aftėsitė plota operacionale”. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi