Negociata tė tensionuara tė Ahtisaarit me serbėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Negociata tė tensionuara tė Ahtisaarit me serbėt

Mesazh nga D3M1 prej Tue Feb 15, 2011 9:52 am



Depeshe amerikane tė konfidencialitetit tė lartė amerikane, tė cilat i publikoi WikiLeaks, tregojnė se administrate amerikane ka pasur mendim tė lartė rreth Martti Ahtisaarit, tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB pėr Kosovė, shkruar gazeta finlandeze Helsingin Sanomat.

Nė kėto dokumente tė dėrguara mė 15 nėntor tė vitit 2006 nga ambasada amerikane nė Vjen pėr nė Washington, thuhet se Ahtisaari ėshtė munduar sė tepėrmi tė ndryshojė situatėn nė Kosovė.

Pjesa mė e madhe e porosive ka tė bėjė me Kosovėn, ku thuhet se vetė Ahtisaari, nė njė depeshe, ka deklaruar se ndjehet si “gjysmėamerikan”, sepse ka jetuar nė New York prej vitit 1977 e deri nė vitin 1991.

“Washingtoni kishte besim tė madh te Ahtisaari. Kur negociatat rreth Kosovės ishin duke pėrfunduar nė vitin 2006, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vėnė atė nė listėn e njerėzve qė i janė dėrguar porosi tė rėndėsishme”, shkruan Helsingin Sanomat.

Sipas kėsaj gazete, nė 90 dokumente rreth Kosovės potencohet se do t’i lejohet qė Ahtisaari tė ketė qasje nė kėto to.

Sipas vlerėsime amerikane, Ahtisaari ka qenė negociues i ashpėr, ndėrsa depeshe e pėrshkruan si “person qė nuk ka qime nė gjuhė” apo si negociator qė ka pasur shprehi tė mbėshtesė pėr muri bashkėbiseduesit gjatė negociatave.

Nė kėto dokumente thuhet se ka pasur momente tensionuese ndėrmjet Ahtisaarit dhe serbėve, pėr tė cilėt humbja e Kosovė ka qenė e dhimbshme.

Sipas kėtyre dokumenteve tė dėrguara nė Washington nga ambasada nė Vjenė, thuhet se Rusia nuk ka qenė nė anėn e Ahtisaarit dhe e kundėrta. Ahtisaari mė njė rast ka thėnė se, sipas mendimit tė tij, Vladimir Putin frikėsohet nga “ngushtimi i botės ortodokse” dhe krijimit tė “shteti tė vogėl mysliman nė Ballkan”. /Telegrafi/

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi