Mihrije Braha: Si i’a blemė shtėpinė fansit tonė tė pastrehė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Mihrije Braha: Si i’a blemė shtėpinė fansit tonė tė pastrehė

Mesazh nga Gonna prej Tue Feb 15, 2011 6:02 pm

Na ka munguar prej disa kohėsh me intervista. Por jo me kėngėt. Mihrije Braha prej shumė vitesh na ka dhuruar emocione tė bukura me perfomancat e saj. Shumė e qeshur nė bisedė dhe e prerė nė pėrgjigje, gjatė intervistės pėr Game Over ndėr shumė tė tjera ndan me ne detaje nga jeta e saj si grua nė karrierė dhe familjare e devotshme. Pėr tė dhurata mė e bukur ėshtė Platori, djali i saj dhe e vetmja gjė qė e frikėson nė jetė ėshtė shėndeti i tij dhe i bashkėshortit, Naimit.

Mihrije u bė kohė qė nuk po ju shohim me njė klip tė ri, pėrse kjo mungesė?
Sė shpejti do tė mė shihni me njė klip tė bukur.

Po, nė Shqipėri pėrse keni munguar kaq shumė?
Besoj se duhet t’ju marrė malli pak pėr mua, ashtu siē mė merr malli shumė pėr ju.

Do tė merrni pjesė nė ndonjė festival qė do tė zhvillohet nė Shqipėri?
Nuk e di. Nuk mund tė them strikt po ose jo, por tė shohim.

Ndonjė album keni nė planet tuaja?
Pas njė klipi tė bukur do tė vazhdoj punėn pėr njė album tė ri.

Po bashkėpunime?
Sigurisht me shumė autorė dhe kreatorė tė kėngės sė bukur dhe moderne.

Mihrije a kėndoni nėpėr dasma ju?
Po ndonjėherė edhe kėndoj, sepse unė e kėndoj shumė suksesshėm dhe lehtė kėngėn popullore.

Mendoni se muzika ėshtė njė mjet i mirė fitimi?
Po, pėr mua nė realitet ėshtė i vetmi mjet fitimi, prandaj mendoj se edhe fitohet me kėngė.

Pėrveē muzikės me ēfarė merreni tjetėr?
Kohėve tė fundit kam drejtuar njė emision nė njė televizion alternativ nė, “Boom Tv” dhe sapo kam pėrfunduar ciklin e parė tė eimisioneve.

Kanė kaluar kaq vite qė nga dalja juaj e parė nė skenė dhe ju pothuajse keni mbetur e njėjta Mihrije e bukur. Madje mė sharmante dhe e fisshme. Duhet tė jetė patjetėr gjenetike kjo?
Dua t’ju them njė gjė. Njeriu ka perfeksionuar jetėn e tij goxha shumė dhe me kėtė ka rritur edhe shekullin e jetės. Me kėtė dua t’ju them se edhe gjenetika ka rėndėsi, por edhe kujdesi dhe rrezatimi pozitiv shpirtėror mė mbajnė kėshtu si jam.

Ēfarė bėni pėr ta mbajtur trupin kaq nė formė?
Kujdes nė ushqim, jo duke mbajtur dieta strikte, por duke reduktuar gjėra tė tepėrta dhe pak palestėr.

Pėrdorni kremra kozmetike, apo nuk i preferoni shumė tė tilla gjėra?
Po, unė pėrdor kremra tė testuara nga “Hormeta” e Zvicrės.

Ēfarė do tė thotė sipas jush kujdesi ndaj vetes Mihrije?
Patjetėr qė ėshtė kulturė tė kurosh trupin, veten tėnde dhe ėshtė njėkohėsisht kėnaqėsi e veēantė dhe nė fund tė fundit edhe detyrė qė tė jesh model pėr rrethin ku jeton, sepse si artist ke detyrim njerėzor dhe shpirtėror tė kultivosh nga skena botėn qė tė rrethon.

Keni eksperimentuar me shumė ngjyra tė ndryshme nė flokė dhe tani duket se po i qėndroni besnike biondes…
E vėrtetė qė unė kam eksperimentuar me shumė ngjyra flokėsh dhe kėto ditė do tė kthehem prapė bionde. Nuk e di ndoshta tingėllon me e afėrt dhe mė e dukshme, apo nė fund tė fundit mua mė pėlqen shumė.

Nėse nė ndonjė tė ardhme tė largėt mosha do tė bėjė tė vetėn. Ju jeni pro, apo kundėr ndėrhyrjeve kirurgjikale?
Unė jam natyrale me ideal dhe asgjė qė vjen nga natyra apo Zoti nuk e urrej, por do ta mirėpres, andaj sigurisht njė ditė plakja do tė vijė si njė proces i natyrshėm dhe ashtu natyrshėm do ta pres. Sa i pėrket ndėrhyrjeve kirurgjikale nuk jam kundėr dhe nuk i gjykoj ata qė bėjnė ndėrhyrje, madje mendoj se ėshtė fat i madh qė bota shkencore ka arritur aty, aq sa tė mundėsojė ndryshimet nė organizmin e njeriut, duke ulur kėshtu, apo duke larguar fare vuajtjet e ndryshme tė njeriut, qofshin ato fizike, apo psiqike.

Dalim tek raporti juaj me bashkėshortin. Kush nga ju tė dy e kujton mė shpesh takimin tuaj tė parė?
Unė mė shpesh ia kujtoj Naimit, sepse femrat e dini janė natyrė mė sensibėl dhe nostalgjike.

Ku jeni njohur?
Jemi njohur nė skenė. Nė Prishtinė nė njė turne muzike, aty jemi njohur, aty jemi dashuruar dhe aty jemi kurorėzuar.

Nė ēfarė rastesh preferoni qė t’i bėni dhurata Naimit?
Unė kam dėshirė qė nė ēdo rast tė mundshėm t i bėjė dhurata Naimit.

Po, ai juve?
Edhe Naimi ka dėshirė tė mė befasojė, por edhe respekton datat e rėndėsishme pėr ne tė dy.

Cila ėshtė dhurata mė e bukur qė i keni bėrė njėri-tjetrit?
Platori ėshtė dhurata mė e bukur dhe qė na jep jetė tė dyve.

Sa arrin qė t’ju kuptojė bashkėshorti juaj nė lidhje me impenjimet tua?
Naimi ėshtė jashtėzakonisht i kulturuar, s’mund ta imagjinoni.

Po pėr tė tė kritikuar ndodh?
Nuk do tė mė shohė asnjėherė veshur keq, apo tė dukem keq. Flas pėr nuanca se, lėre mė tė jam e pakujdesshme nė kėtė gjė.

Kush nga ju tė dy ėshtė mė shumė xheloz, gjithmonė nėse…?
Nuk jemi xheloz tė sėmurė asnjėri edhe pse ku ka xhelozi ka edhe shumė
dashuri.

Si ju pėlqen mė shumė bionde, apo brune?
Bionde.

Mihrije shpesh njerėzve ju pėlqen tė merren edhe me thashetheme. Do tė donim tė dinim se cili ka qenė thashethemi mė i keq qė keni dėgjuar pėr veten dhe pėr Naimin?
Ka pas thashetheme nga mė tė ndryshmet, por njėri ka qenė morbid fare sikur Platori, djali nuk ėshtė i yni. Ky thashethem ka qenė gjė e sėmurė, edhe pse nuk jemi marrė shumė me tė.

Po, fjalėt mė tė mira qė keni dėgjuar pėr veten?
Ka pasur plot edhe tė mira. S’e di, s’mė kujtohen tani, apo si t’i rendis.

Mėrzitet Naimi nė tė tilla raste?
Naimi s’e ēan kokėn fare pėr thashetheme.

Tė qenit e famshme ėshtė njė bezdisje, apo sodisfaksion pėr ju?
Ėshtė sadisfaksion i madh e shumė rrallė edhe bezdisje.

Mund tė na thoni, cila ka qenė surpriza mė e bukur qė ju ka bėrė ndonjė fans?
Ua, kam shumė surpriza tė bukura nga fansat, shumė dhurata, lavdėrime, por edhe rrugėtime nga Amerika pėr tė mė takuar dhe njohur.

Gjatė shėtitjeve tuaja ju ndalojnė shumė njerėz, qoftė pėr tė bėrė foto, ose pėr tė dhuruar autografe. Si ėshtė reagimi juaj nė ato ēaste?
Normal shumė pozitiv dhe nė shėrbim tė fansave.

Nė pėrgjithėsi ndodh qė shumė fansa tė fiksohen shumė pas njė artisti. Po me ju ka ndodhur ndonjė gjė e tillė, pra i jeni gjetur pranė ndonjė fansi nė “nevojė”?
Po i kam ndihmuar dhe i ndihmoj mjaft herė fansat e mi. Njė herė njė vajzė e plagosur gjatė luftės nuk po qetėsohej nga dhimbjet, ishte e vogėl dhe kur e pyesin se ēfarė do ajo qė tė qetėsohet, ajo u pėrgjigjet, “dua Mihrije Brahen” dhe kur mė kanė ftuar pa hezitim kam shkuar qė ta qetėsoj. Unė i kam blerė edhe apartament njė ēifti tė fiksuar pas meje dhe qė ishin tė pastrehė nė rrugė.

Ē’ėshtė moda pėr ju?
Moda pėr mua ėshtė pasqyra e kohės nė bazė tė sė cilės njerėzit pėr t’u ndier mirė sillen sipas saj, nė stil kuptohet.

Sa e ndiqni ju atė?
Edhe e ndjek, por edhe e krijoj.

I besoni veshjeve firmato tė dyqaneve tė Prishtinės?
Edhe ju besoj, por jo gjithmonė.

Po ju fiksua diēka e blini me ēdo ēmim dhe ēdo kusht?
E blej pa hezitim.

Kė veshje preferoni mė shumė klasike, apo sport?
Sipas kohės dhe vendit, tė kombinuara sigurisht.

Po, Naimi me ēfarė veshje ju komplimenton mė sė shumti?
Naimi mė komplimenton pėr tė dyja nėse mė sheh se dukem bukur.

Zakonisht kur dilni tė bėni shopping ju shoqėron ai?
Nė 99 % tė rasteve dalim bashkė.

Po jetėn e natės sa e frekuentoni?
Shumė pak, sepse nuk kam kohė tė mjaftueshme, pėrndryshe mė pėlqen.

Zakonisht ku e kaloni fundjavėn me familjen tuaj?
Mė shumė nė aeroplan dhe koncerte. Mė pak me familjen nė vilen tonė nė mal, apo nė ndonjė piknik jashtė Prishtine.

Po, pushimet e kėsaj vere ku do i kaloni?
Pak nė Greqi dhe mė shumė nė Shqipėri.

Kush gatuan mė mirė ju, apo Naimi?
Naimi nuk gatuan fare. Ėshtė e vetmja gjė nė jetė qė s’e bėn dot, apo s’ia thotė dot.

Preferoni mė shumė gatimin nė shtėpi, apo nė restorante?
Nė restorante shkojmė mė shpesh pėr shkak tė punėve tona, por gatimin nė shtėpi e adhuroj.

Cilėt janė miqtė mė tė mirė tė familjes tuaj?
Armendi dhe Aida, por ka edhe shumė tė tjerė.

Ēfarė ju tremb mė shumė nė jetė?
Mos e dhėntė Zoti tė mė sėmuren Naimi dhe Platori.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi