Lyrical Son: Muzika me rrjedh nėpėr vena

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Lyrical Son: Muzika me rrjedh nėpėr vena

Mesazh nga Gonna prej Tue Feb 15, 2011 6:03 pm

Festim Arifi i njohur me emrin artistik “Lyrical Son” konsiderohet si njė nga rep-kėngėtarėt mė tė mirė nė tregun kosovar. Pothuajse nė secilėn kėngė qė merr pjesė ai, kėnga shndėrrohet nė hit. Edhe kėtė sezon, Lyrical Son e shohim mjaftė aktiv nė kėngė dhe bashkėpunime me kėngėtarė tė tjerė. Kėngės sė tij “Tabularasa” e cila ėshtė shfaqur gjatė programeve tė Vitit tė Ri, ai muaj mė parė ia ka realizuar videoklipin dhe tashmė kėnga ėshtė nė krye tė top listave kosovare. Kjo kėngė sipas disa gazetarėve nė Gjermani ėshtė lėshuar edhe nė klubet gjermane.

“Kam dėgjuar se kjo kėngė lėshohet nga klubet gjermane. Mė ka treguar edhe njė gazetare shqiptare qė jeton nė Gjermani dhe pėr kėtė ndihem shumė i lumtur sepse po vlerėsohet puna ime edhe nė tregun e huaj”, shprehet modest Festimi duke thėnė se kjo kėngė nuk ėshtė hera e parė qė kėngėt shqipe dėgjohen nėpėr klubet muzikore tė huaja.

“Kemi shumė kėngė tė cilat janė dėgjuar nėpėr klube tė huaja, kemi pas rastin e kėngės “Albanien” pastaj bashkėpunimi me “Dj. Blond” dhe shumė kėngė tė tjera”, thotė Festimi. Por, nuk ėshtė vetėm kjo kėngė e cila ėshtė ndėr kėngėt me tė dėgjuara nė Kosovė, njė kėngė tjetėr mjaftė e pėlqyer ėshtė edhe bashkėpunimi me “MC Kresha” ft “Noga”.

“‘Mc Kresha’ ėshtė njė rep kėngėtar i shkėlqyer dhe unė e pėrgėzoj pėr kėngėt e tij qė i ka publikuar gjatė kėsaj sezone, ndėrsa duhet ta pėrmendi edhe
Agonin “Noga” qė ėshtė vetėm 15 vjeēar, por ka talent i jashtėzakonshėm”, pohon reperi i njohur kosovar.

Censurohet kėnga “Shihemi” nė bashkėpunim me “New porn”

Njė bashkėpunim tjetėr i Festimit ėshtė me grupin “New porn” nė kėngėn qė sa po ėshtė dal nė treg me titull “Shihemi”. Mirėpo pėr shkak tė disa sekuencave nė videoklipin i cili ėshtė xhiruar nga produksioni “Entermedia”, kjo kėngė ėshtė censuruar nga televizionet tona, veēanėrisht ato kombėtare.

“Nuk e di pse e kanė censuruar. Nuk ka ndonjė sekuencė ku me e ditė se sa tė ekzagjeruar pėr ta ndaluar. Ne shohim ēdo ditė duke u transmetuar kėngė dhe videoklipe me skena nga mė tė ndryshmet dhe nuk u ndalohet emetimi. Unė kam qenė vetėm mysafir nė kėtė kėngė dhe me vjen keq prej grupit “New porn” se kėnga ėshtė shumė e mirė dhe gjynah mos me u transmetuar”, thotė ai duke shtuar se do tė kėtė edhe shumė kėngė dhe bashkėpunime tė tjera gjatė ditėve tė ardhshme, ku njė nga ta do tė jetė edhe me rep kėngėtarin nga Shqipėria “Big Basta”.

“Unė jam reper universal. Me askėnd nuk kam inate, jam anėtar i produksionit “Gramafon Entertaitment”, por gjithashtu bėj bashkėpunime me tė gjithė kolegėt e tjerė”. Pėr “Lyrical Son” muzika ėshtė mė shumė se profesion dhe hobi. “Muzikėn e kam nė gjak, ajo me rrjedh nėpėr vena. Ėshtė mė shumė se profesion dhe se gjithēka tjetėr”, thotė Festim Arifi duke premtuar se shumė shpejt do tė sjell para publikut edhe albumin mė tė ri tė tij.

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi