Mentor Haziri: Shumė janė bėrė xhelozė qė shkova nė MTV

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Mentor Haziri: Shumė janė bėrė xhelozė qė shkova nė MTV

Mesazh nga Gonna prej Tue Feb 15, 2011 6:05 pm

Kanė prekur njė ėndėrr. Ėndrra e ēdo muzikanti qė tė prezantohet nė televizionin mė tė madh muzikor nė botė, siē ėshtė ai MTV. “Grupi “Kthjellu” dhe lideri i tyre, Mentor Haziri po pėrjetojnė triumfin e kėsaj ėndrre. Pas pjesėmarrjeve nė festivale tė ndryshme tė MTV-sė, tashmė ata janė me njė video tė tyre nė kėtė kanal. Javės qė shkoi kanė bėrė promovimin e kėngės “Tonight is your Night” (njė kėngė e realizuar pėr fushatėn kundėr trafikimit tė qenive njerėzore) dhe aktualisht kėnga ėshtė prezantuar edhe nė faqen kryesore tė sitit tė kėtij kanali. Nė kėtė rrėfim ekskluziv pėr “Bluetooth”, lideri Haziri rrėfen emocionet e premierės, kur nė Prishtinė mbėrriti dhe drejtori i pėrgjithshėm i MTV-sė e ndėrkaq nuk mohon edhe xhelozinė qė kanė ndjerė shumė kolegė tė tij nė atė natė. Pėr mė tepėr, le tė ndajmė sė bashku kėtė gėzim jo vetėm tė Mentorit, por edhe tė muzikės shqiptare!
Mentor, si shkoi promovimi i kėngės sė re “Tonight is your Night”?
Promovimi shkoi mė mirė se sa e kam paramenduar. Shumė mysafirė, gjithė kolegėt, mediat, dhe mė e rėndėsishmja, drejtorėt e MTV-sė.
Kjo kėngė ka njė synim shumė tė fortė, po prezantohet nė MTV. Ēfarė do tė thotė pėr ju kjo?
Kjo ėshtė arritja mė e madhe e imja deri tani nė karrierėn muzikore, duke pasur parasysh qė po lanēohet nė MTV, ku dje ishte premiera nė “IRA 12” dhe kur dihet se ka fushatėn ‘MTV exit’, dhe qė pason videot e “Radiohead”, “The Killers” dhe Angelina Jolie, e jemi zgjedhur nė mes tė miliona bendeve nė botė pėr ta bėrė kėngėn e kėsaj kampanje!!! Arritje yeeeaahh!!!
Cili ėshtė mesazhi i kėsaj kėnge?
Mesazhi i kėngės ėshtė kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore. Ku historia flet pėr njė vajzė, e cila mbahet nė dhomė ku dhe shfrytėzohet, por ajo vendos tė ikė nga aty pėr tė gjetur paqe dhe komfort diku nga nėntoka nė parajsė. Ky ėshtė rrugėtimi i saj.
Si ndiheni tashmė qė keni arritur njė ėndėrr tė ēdo kėngėtari shqiptar?
Perfekt! Ėshtė ndjenjė qė nuk pėrshkruhet lehtė, mirėpo edhe mė ėshtė shpėrblyer puna ime qė kam bėrė qė nga viti 2006 me MTV, ku unė kam performuar nė disa festivale tė MTV!
Si kanė qenė komentet pėr kėngėn?
Kėnga i ka befasuar tė pranishmit, duke pasur parasysh faktin se ėshtė nė anglisht dhe se ėshtė e gjitha live e regjistruar. Gjithashtu edhe videoja ėshtė shumė artistike dhe kualitative nė fotografi.
Po kolegėt tuaj si e kanė pritur?
Me shumė befasi mund tė them. Kur dola nė skenė me drejtorin gjeneral tė MTV-sė, ishte njė befasi me logon e madhe tė MTV mbrapa nė projektor, pasi nuk u prit njė gjė e tillė. Ka pasur shumė prej atyre qė kanė kėrcyer nė skenė dhe mė kanė pėrkrahur. Ka pasur edhe nga ata qė kanė shikuar nga larg!!!
Mund tė na thoni tė vėrtetėn, keni ndjerė xhelozi pėr kėtė arritje tuajėn?
Kjo arritje ėshtė shumė e madhe, pasi tashmė jemi ne nė ballinėn e faqes zyrtare tė ‘MTV exit’, si dhe ishim nė ‘MTV news’ pėr premierėn ( www.mtvexit.org )
Si do ta quani kėtė moment tė karrierės suaj?
Ėshtė moment kulminant i karrierės sime, mirėpo ky ėshtė fillimi i njohjes ndėrkombėtare i Mentorit dhe se tashmė do t’i pėrvishem punės shumė e mė shumė!
Kė do tė falenderonit tashmė qė arritėt kėtu?
Do falenderoj shumė MTV-nė qė kanė insistuar tė mė promovojnė, domethėnė edhe vetė eventi nė Prishtinė ka qenė i organizuar nga MTV. Patjetėr, falenderoj familjen dhe kėdo qė mė ka mbėshtetur!

_________________

Gonna
Moderator/e
Besa-Bess
Moderator/eBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 6605
Mosha : 30
Viti: : 27/10/1986
Vendbanimi: : Prishtina
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 22/10/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi