MIRANDA HASHANI: Kjo jam unė...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super MIRANDA HASHANI: Kjo jam unė...

Mesazh nga AmazinnG GirL prej Wed Feb 16, 2011 7:53 pm

Pėr disa vjet me radhė Miranda Hashani ėshtė bėrė padiskutim njė emėr i pandarė nga skena muzikore, madje mė e zonja, mė kėmbėngulėse dhe mė e pėlqyeshme. Ndaj e gjithė pėrpjekja e saj sillet nė dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė rėndėsishme nė muzikė.

Intervistoi: Dashnim Hebibi

Ajo ėshtė artiste nė ēdo gjė: nė mėnyrėn se si shprehet, si i pėrjeton gjėrat, si vishet, si ecėn, si buzėqesh. Sinqeriteti i saj na e bėn intervistėn edhe mė reale, njė hapėsirė ku Miranda shpjegon aspektin e saj profesional, ashtu edhe atė sentimental.

Miranda, si po i kaloni kėto ditė?
Miranda Hashani: Pėr momentin mė tepėr jam duke iu pėrkushtuar djalit. Ėshtė njė arsye shumė e fortė pėr tė pushuar pėr njė kohė tė shkurtė nga kėnga. Ai ėshtė tani shumė i vogėl dhe kėrkon pėrkujdesje dhe vėmendje mė tė madhe. Thonė, fėmijėt rriten shpejt, prandaj unė dua ta pėrjetoj ēdo ēast pranė tij, ta shikoj si po rritet dhe gjithashtu, nuk dua qė ai tė ndjejė mungesėn time pėr njė kohė.

Kur u lidhe me kėngėn?
Miranda Hashani: Kėnga e parė nė karrierėn time si fėmijė ėshtė nė vitin 1984, me titull "Bora". Ndėrsa si e rritur nė vitin 1990 kėnga "Ku ke besėn".

Kush tė ka thėnė i pari, se kėndon bukur?
Miranda Hashani: I pari ka qenė babi qė ka zbuluar talentin tim.

Po vėrejtjen e parė...?
Miranda Hashani: Vėrejtjen e parė e kam pasur nga arsimtarja e muzikės nė shkollėn fillore.

Jeni munduar pėr tė arritur kėtu ku jeni?
Miranda Hashani: Vėrtet u bė njė periudhė e gjatė nga fillimi i karrierės. E kujtoj si dje. Njė fillim shumė i vėshtirė, sepse gjithė kėtė rrugėtim, nė borė, nė shi, nė trazira, net pa gjumė, sakrificė, i kam bėrė vet dhe femėr, mund ta merrni me mend se ē’kam hequr. Por dashuria pėr kėngėn mė jepte vullnet mė tė madh pėr tė mos u ndalur, kam qarė ēdo pengesė, kam punuar pa u ndalur qė sot tė jem kėtu ku jam, dhe suksesi nuk mė ka munguar asnjėherė duke iu falėnderuar gjithmonė publikut i cili ka pėrqafuar ēdo kėngė timen e mė ka mbajtur gjallė nė skenė pėr kaq vite.

A mund tė na pėrmendni disa prej kėngėve tuaja, tė cilave do tė dėshironit t'u riktheheshit vazhdimisht?
Miranda Hashani: "Mos me lini vet", "Eja me mėngjesin", "Kudo me kėnd", "Mė mungon", "Pėrse" etj.

Si e vogėl, cilėn kėngė mė sė shumti e keni kėnduar?
Miranda Hashani: Kur kam qenė e vogėl kam kėnduar shumė kėngė, kėshtu thonė prindėrit e mi, bile thonė, asnjėherė nuk kam pushuar sė kėnduari. Ndėrsa, mė sė shpeshti e kam kėnduar njė kėngė popullore "Tuj mi shku te kroni".

Mund tė veēoni dot kėngėt mė tė suksesshme nga gjithė kėngėt tuaja?
Miranda Hashani: Po, si p.sh. "E shtrenjta nene", "Ėndrra", "Ku ta dija", "Vaji i nuses", "Vetėm ty kurrė nuk tu luta", "Zoti nuk ta falė", "S'pata fat tė jem me ty", "Tė gėnjejnė", etj.

Si e vlerėsoni faktin qė nė mediet tona po shohim tė zgjerohet ēdo ditė me mė tepėr mania pėr t’u identifikuar si “kėngėtare”?
Miranda Hashani: Shoqėria jonė ka nevojė tė edukohet shėndosh, sidomos gjeneratat e reja qė po vijnė e rriten. Me ardhjen e shumė kėngėtareve tė cilat shtyhen se cila do tė zhvishet mė shumė se tjetra, ia kanė humbur skenės shqiptare shkėlqimin e dikurshėm. Kėtu mė shumė i fajėsoj mediumet tė cilat u japin tepėr hapėsirė pėr t’u eksponuar. Suksesi i kėtyre kėngėtareve ėshtė momental, ato po vijnė shpejt nė skene dhe kam mendimin qė do tė zhduken shpejt. Se kuptoj si nuk kanė turp! Na mungojnė institucionet qė do merreshin me kėtė problem.

Pėr shumė kėngėtarė muzika ėshtė shndėrruar njė biznes. Kėndoni tallave, duke e ditur se tregu e kėrkon?
Miranda Hashani: Asnjėherė nuk do ta kėndoj tallavanė, sepse nuk u pėrket ky melos shqiptarėve. Unė jam shqiptare dhe e ruaj me xhelozinė mė tė madhe artin e mirėfilltė tė kombit tim dhe nuk e lė atė ta mbulojė pluhuri i harresės.

Imponoheni nga producentėt?
Miranda Hashani: Ende nuk kam patur njė rast tė tillė qė tė mė imponohet kėnga. Nuk ia kisha lejuar vetes kurrė njė gjė tė tillė. Unė gjithmonė kam kėnduar atė qė kam dashur dhe do tė vazhdoj kėshtu.

Tekstet tua kanė mesazh, na thoni sinqerisht, se a ju ka ndodhur, qė tė ndėrroni kanalin televiziv, kur keni parė ndonjė kėngėtare kėndon, sa pėr tė thėnė se kėndova?
Miranda Hashani: T’ua them tė drejtėn, unė gjithmonė jam reale, mė mijėra herė mė ka ndodhur ta ndėrroj kanalin televiziv, e revoltuar. Kohėt e fundit nuk po i shikoj kėto kanale televizive ngase irritohem kur shoh gjithė ato kėngė e sjellje banale tė disa kėngėtareve tona, ėshtė njė tmerr. Dhe, i them vetes, o Zot, ndihmoju se e kanė humbur rrugėn. Sot nė skenė nuk ka rregulla, kujt si i kujtohet fatkeqėsisht. Fatkeqėsia tjetėr ėshtė qė njė masė e madhe e njerėzve i pėrcjellin me kėnaqėsi.

Keni kėnduar muzikė klasike, muzikė tė lehtė dhe kėngė popullore. Cilėn rrymė muzikore nuk do ta tradhtonit asnjėherė?

Miranda Hashani: Nė tė gjitha zhanret ndjehem mirė, por mė pėr zemėr e kam populloren dhe qytetaren.

Ka patur periudha “komerciale”nė krijimtarinė tėnde?
Miranda Hashani: Jo, sepse unė nuk e kam lakmuar "komercialen", e kam dashur dhe kultivuar tė mirėfilltėn.

Me pėrvojėn qė keni krijuar tashmė , a ėshtė vėshtirė sot tė krijosh atė qė e dėshiron?
Miranda Hashani: Ėshtė shumė vėshtirė tė krijoj atė qė dėshiroj, sepse ajo qė dua unė tė krijoj ėshtė vlerė, ndėrsa momentalisht 90% e skenės ėshtė, antivlerė.

Keni natyrė sentimentale nė kėngė. Po nė jetė?
Miranda Hashani: Poashtu sentimentale edhe nė jetė, e ndjeshme dhe emotive.

Cilat janė anėt mė tė forta dhe mė tė dobėta tė karakterit tuaj?
Miranda Hashani: Anėt mė tė forta tė karakterit tim janė qė jam luftėtare, kėmbėngulėse dhe nuk dorėzohem lehtė, por revoltohem shpejt

Ju kanė plotėsuar dėshirat qė i keni pasur qė kur keni qenė e vogėl?
Miranda Hashani: Definitivisht me ardhjen edhe tė Donit, birit tim mė tė dashur nė botė, tė gjitha dėshirat e mia qė i kam ėndėrruar mė janė plotėsuar.

Ēfarė do tė donte tė realizonte kėtė vit Miranda?
Miranda Hashani: Shpresoj se do t’ju sjell ndonjė kėngė tė bukur adhuruesve tė mi sikur gjithmonė, sepse unė nuk di ndryshe.

AmazinnG GirL
Legend“s
Besa-Bess
Legend“sBesa-Bess

Gjinija : Female

Numri i postimeve : 4276
Mosha : 21
Viti: : 17/10/1995
Vendbanimi: : n'Kojshi :P
Aktiviteti :
50 / 10050 / 100

Registration date : 21/09/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi