Vlora Ēitaku: Kosova e Serbia fqinj pėrgjithmonė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Vlora Ēitaku: Kosova e Serbia fqinj pėrgjithmonė

Mesazh nga D3M1 prej Thu Feb 17, 2011 11:37 am



New York, 17 shkurt - Edhe njė mbledhje pėr Kosovėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, qė u mbajt mbrėmė, vlerėsoi situatėn tė qetė, por qė e karakterizon pasiguria dhe paqartėsia politike. Nė emėr tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB, Ban Ki Moon raportin e paraqiti shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.
Ministrja e Jashtme nė detyrė, Vlora Ēitaku ka shprehur gatishmėrinė e Kosovės pėr tė nisur dialogun me Serbinė, qė sipas saj do tė ndihmojė qė tė dyja shtetet tė jetojnė nė paqe afėr njėra-tjetrės. “Kosova dhe Serbia kanė pėrpara njė mundėsi unike me dialogun nė pritje. Ne nė Kosovė, nuk e shohim kėtė dialog si njė qėllim final, por si instrument pėr krijimin e themeleve tė reja nė rajon. Ne nuk mundemi dhe nuk do ta ndryshojmė historinė; ėshtė e pabazė; ne nuk mund ta harrojmė as fshijmė tė kaluarėn, por ndoshta mund tė marrim mėsim pėr ato qė nuk duhet tė ndodhin mė. Ne nuk mund ta ndryshojmė gjeografinė. Kosova dhe Serbia do tė jetojnė si fqinj tė njėri tjetrit pėrgjithmonė”, ka thėnė Ēitaku nė adresimin e saj para ambasadorėve tė Kėshillit tė Sigurimit.
Ajo e ka quajtur tė pabazė raportin e Martyt dhe ka thėnė se Kosova ėshtė e hapur pėr hetim tė plotė nga EULEX-i. Ndėrkohė, Serbia ka kėrkuar nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara qė tė zhvilloj hetime tė pavarura lidhur me akuzat pėr trafikim tė organeve ndaj kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, dhe bashkėpunėtorėve tė tij. Por, ambasadorėt e shteteve perėndimore e kanė hedhur poshtė kėtė kėrkesė.
Lamberto Zannier dhe diskutuesit e tjerė u morėn edhe me raportin e Dick Martyt, qė tė gjithė me theksin qė hetimet tė shkojnė deri nė fund. Vuk Jeremiq nė mėnyrė qė t’i relativizojė krimet serbe gjatė luftės nė Kosovė ėshtė pėrpjekur t’i bėjė jehonė kėtij raporti, ndėrkaq Vlora Ēitaku, nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės, i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė pėrmes EULEX-it tė bėj njė hetim tė thellė tė kėtyre akuzave, me qėllim qė tė mos manipulohet me raporte imagjinare.
Shumica e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė thanė se mbėshtesin EULEX-in nė hetimin e akuzave dhe nuk shprehėn nevojė pėr njė hetim tė veēantė. Rusia, njė aleat i afėrt i Serbisė, ishte njė nga pėrjashtimet mė tė mėdha, duke thėnė se mbėshtet idenė e njė hetimi ndėrkombėtar nga OKB-ja. Serbia kėrkoi nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara qė tė zhvillojė hetime tė pavarura lidhur me akuzat pėr trafikim tė organeve ndaj kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, dhe bashkėpunėtorėve tė tij.
Por, ambasadorėt e shteteve perėndimore e hodhėn poshtė kėtė kėrkesė, duke thėnė se misioni i Bashkimit Evropian pėr polici dhe sundim tė ligjit, EULEX, nė Kosovė, qė tashmė i ka filluar hetimet preliminare lidhur me kėto akuza, mund ta hetojė kėtė ēėshtje.
Nė kėtė temė, nė seancėn e mbrėmshme, pos tjerash, foli edhe pėrfaqėsuesja e Shteteve tė Bashkuara, Rosemary DiCarlo.
“EULEX-i e ka juridiksionin dhe mandatin qė tė merret me krime tė luftės. Ėshtė marrė me ēėshtje tė ngjashme nė tė kaluarėn dhe do ta ketė peshėn e plotė tė Bashkimit Evropian dhe tė partnerėve tė tij pėr ta mbėshtetur kėtė. Ne e pėrshėndesim mbėshtetjen e deklaruar nga qeveritė e Kosovės dhe tė Shqipėrisė pėr hetim tė kėtillė. Ne nuk besojmė se njė mekanizėm ad-hoc i Kombeve tė Bashkuara, ėshtė i domosdoshėm ose ėshtė pėrkatės nė dritėn e mandatit tė Bashkimit Evropian”, theksoi Rosemary Di Carlo.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, ka vlerėsuar nė seancėn e KS tė KB-ve se tre muajt e fundit nė Kosovė janė karakterizuar nga pasiguria dhe paqartėsia politike.
Duke prezantuar raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė KB-ve, Ban Ki Moon, Zanier ka rikujtuar se liderėt kosovarė pas zgjedhjeve tė 12 dhjetorit janė nė procesin e formimit tė qeverisė dhe shfaqi shpresėn se ky proces do tė pėrmbyllet sa mė shpejt.
Zannier ka pėrmendur disa thirrje tė ndėrkombėtarėve, pėr tė cilat ka thėnė se edhe ai vetė i pėrkrah qė “Kosova duhet tė ketė qeveri me duar tė pastra”.
Duke folur rreth raportit tė Dick Martyt, shefi i UNMIK-ut ka vlerėsuar se ky raport duhet marrė seriozisht dhe se nevojitet njė hetim i gjerė.
Ai ka ftuar raportuesin Marty qė t’ia paraqesė sa mė shpejt tė gjitha faktet EULEX-it, si organ pėrgjegjės pėr nisjen e hetimeve preliminare, ndėrsa ka shprehur edhe nevojėn e mbrojtjes sė dėshmitarėve.
Zannier ka theksuar se zyrtarėt e EULEX-it i kanė thėnė se janė tė gatshėm tė ndėrmarrin pėrgjegjėsinė e plotė, e cila u ėshtė ndarė atyre nė lidhje me kėtė rast.
Shefi i UNMIK-ut ka nėnvizuar nevojėn e nisjes sė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, ndėrsa ka potencuar faktin se serbėt nė veri vazhdojnė tė refuzojnė tė pėrfshihen nė shoqėrinė kosovare.
Zanier ka thėnė se situata nė veri ėshtė me rėndėsi pėr stabilitetin e gjithė Kosovės.
Ai ka thėnė se vrasja e komisionarit tė KQZ-sė, i pėrkatėsisė boshnjake, i cili ka bashkėpunuar me institucionet e Kosovės, ka dhėnė tė kuptohet se situata e sigurisė nė veri ėshtė e brishtė.
Zannier ka dėnuar thirrjet pėr bojkotim tė procesit tė regjistrimit tė popullsisė nga ana e komunitetit serb, duke thėnė se kjo do tė ishte nė dėm nė radhė tė parė tė serbėve lokal dhe tė vetė Kosovės. Ai ka pėrsėritur gatishmėrinė e UNMIK-ut pėr tė qenė lehtėsues nė dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit.
Shefi i diplomacisė serbe Vuk Jeremiq, pasi ripėrsėriti se Serbia nuk e njeh, as do ta njohė ndonjėherė pavarėsinė e Kosovės, duke vėnė theksin nė raportin e raportuesit tė KE, Dick Marty, qė tė relativizojė kėshtu krimet e dėshmuara serbe nė Kosovė, i kėrkoi Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara formimin e njė mekanizmi “ad-hoc” qė do tė hetonte pohimet pėr kinse tregti me organe nė Kosovė, por qė kėrkesa e tij u hodh poshtė. Sipas Jeremiq mekanizmi hetues “ad-hoc” do t’i pėrgjigjej Kėshillit tė Sigurimit si formues i tij. Ai ka theksuar se vetėm pėrmes aktivitetit tė KS tė KB-ve mund tė parandalohen standardet e dyfishta, ndėrsa ka shtuar se para se gjithash ēėshtja e hetimeve nuk duhet politizuar.

Nga ana e tij, ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiq ka pėrsėritur se Serbia nuk do ta pranojė kurrė pavarėsinė e Kosovės. Edhe pse mbledhja ishte pėr raportim tė situatės gjatė tre muajve tė fundit, Jeremiq ka pėrmendur tė gjitha “krimet” ndaj serbėve qė nga paslufta. Ai tha se janė mbi 200 mijė serbė tė shpėrngulur, por nuk tha se shumica e tyre janė tė zhvendosur nė veri tė Kosovės, dhe se pakica jetojnė si refugjatė nė Serbi.

Jeremiq ka cituar disa minuta pjesė tė pėrzgjedhura nga raporti i Dick Martyt, duke shprehur habinė e tij se si bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka bėrė asgjė pėr tė hetuar gjoja krimet e ish-drejtuesve tė UĒK-sė tė bėra ndaj serbėve tė zėnė rob gjatė vitit 1999. Ai ka thėnė po ashtu se pėrpjekja e Qeverisė sė Kosovės pėr tė ndryshuar situatėn nė terren, vendosjen e legjislacionit kosovar, derisa flitet pėr fillimin e bisedimeve, mund tė ēojė nė dėshtimin e tyre.

Jeremiq tha se Beogradi ėshtė i pėrkushtuar pėr dialogun e paralajmėruar me Kosovėn, ndėrsa shtoi se bisedimet janė njė rast i mirė pėr zgjidhjen e problemeve tė grumbulluara.
“Serbia vjeshtėn e kaluar paralajmėroi se ėshtė e gatshme pėr dialog. Ne ende presim Prishtinėn dhe shpresojmė se ata do tė jenė sė shpejti tė gatshėm”, tha Jeremiq, duke shtuar se bisedimet kontribuojnė nė vendosjen e paqes, stabilitetit dhe pajtimit nė Kosovė e rajon.
Numri njė i diplomacisė serbe pranoi se gjatė bisedimeve do tė ketė shumė ēėshtje tė komplikuara, por me kohė duhet krijuar besimin dhe mirėkuptimin.
“Rezultatet sigurisht se arrihen nėse tė dyja palėt tregojnė vullnet tė mirė nė arritjen e njė marrėveshjeje konstruktive, e cila do tė jetė e dobishme pėr tė gjithė qytetarėt”, ka thėnė Jeremiq.
Ai tha se “Prishtina zyrtare po vazhdon tė inkurajojė ndėrtimet ilegale tė shtėpive dhe pėrhapjen e dhunės, gjė e cila paraqet sfidė pėr UNMIK-un nė veri tė Kosovės”.
Duke folur pėr procesin e kthimit, Jeremiq theksoi se deri mė tash vetėm 120 serbė tė Kosovės janė kthyer nė shtėpitė e tyre.
Jeremiq tha se Prishtina zyrtare po pėrpiqet tė shtrijė pushtetin nė veri tė Kosovės, pavarėsisht kundėrshtimit tė serbėve lokalė.
Ai pėrkujtoi se UNMIK-u pėr Serbinė ėshtė forma e vetme diplomatike e prezantimit tė Kosovės dhe shfaqi shqetėsimin e thellė pėr shkak tė refuzimit tė palės kosovare qė tė marrė pjesė nėn emrin e UNMIK-ut nė takimet rajonale dhe ndėrkombėtare.
Nga na e saj, ushtruesja e detyrės sė ministres sė Jashtme tė Kosovės, Vlora Ēitaku, duke kujtuar se tė enjten, Kosova do tė festojė trevjetorin e pavarėsisė, i ka ftuar vendet anėtare tė OKB-sė tė cilat nuk e kanė njohur deri mė tani Kosovėn, qė ta marrin kėtė vendim. Ajo ua ka kujtuar ambasadorėve se gjatė tre muajve tė fundit, Kosovėn e kanė njohur edhe pesė shtete anėtare tė OKB-sė, duke thėnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė realitet i pakthyeshėm.
Ēitaku ka pėrmendur sfidat me tė cilat ėshtė pėrballuar Kosova gjatė tre muajve tė fundit, dorėheqjen e presidentit tė Republikės, zgjedhjet e parakohshme dhe raportin e zviceranit Dick Marty. Ajo ka thėnė se procesi zgjedhor ka pėrfunduar me sukses, janė shqyrtuar ankesat e partive, ėshtė bėrė rinumėrimi dhe rivotimi nė disa komuna ku ka pasur parregullsi. Ēitaku ka nėnvizuar pjesėmarrjen e lartė tė serbėve nė zgjedhjet e fundit dhe arritjen e marrėveshjes pėr koalicionin qeverisės, nė tė cilin sipas saj do tė marrin pjesė edhe pakicat.
Sa i pėrket raportit tė Martyt, Ēitaku ka thėnė se Qeveria e Kosovės i ka mohuar akuzat, megjithatė ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė me EULEX-in pėr tė nxjerrė tė vėrtetėn nė shesh. “Raporti pa fakti i Dick Martyt i ka lėnduar ndjenjat e ēdo kosovari. Supozimet pėr transplantim organesh janė hetuar edhe mė parė, por ne mirėpresim hetuesit ndėrkombėtar. Qeveria e Kosovės do tė insistojė qė prokurorėt e EULEX-it, i cili posedon kapacitetet e nevojshme, tė bėjė hetim tė thellė dhe njėherė e pėrgjithmonė tė dal e vėrteta nė shesh. Sepse raportet imagjinare nuk i ndihmojnė tė vėrtetės dhe as pajtimit”.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi