Tre vjet shtet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Super Tre vjet shtet

Mesazh nga D3M1 prej Thu Feb 17, 2011 11:38 am



Prishtinė, 17 shkurt – Republika e Kosovės sot shėnon trevjetorin Pavarėsisė, e cila deri mė tani ėshtė njohur nga 75 shtete tė botės. Pėr nder tė kėsaj dite, mbrėmė presidenti nė detyrė, Jakup Krasniqi, ka organizuar njė pritje, ndėrsa qeveria nė largim, nuk ka parapa tė organizojė asnjė ceremoni festive.
Ushtruesi i detyrės sė presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka thėnė se sė shpejti do tė konstituohen institucionet e reja tė dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, tė cilat para vetes do tė pėrballen me sfida tė reja tė shtet-ndėrtimit. Ai kėto komente i bėri tė mėrkurėn mbrėma, gjatė njė pritjeje me rastin e trevjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, ku morėn pjesė pėrfaqėsues tė institucioneve vendore, partive politike, ambasadorė tė huaj, etj.
Duke folur rreth trevjetorit tė pavarėsisė, Krasniqi theksoi se shpallja e pavarėsisė pėrmbushi aspiratat e brezave tė tėrė qė sakrifikuan veten pėr lirinė.

“Nė kėtė pėrvjetor, ne pėrulemi me respektin e pėrjetshėm, para tė gjithė atyre burrave e grave tė Kosovės, qė bėnė sakrificėn mė sublime pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e atdheut tė tyre tė shtrenjtė. Mė 17 Shkurt, e nė ēdo 17 Shkurt, ne pėrkulemi para Komandantit Legjendar – Adem Jashari dhe Jasharėve tė lavdishėm, pėr flijimin e tyre biblik, pėr frymėn e lirisė e tė paqes qė sollėn nė Kosovėn tonė.

Mė 17 Shkurt, ne kujtojmė me mirėnjohje tė thellė tė gjithė miqtė tanė, qė i kontribuuan lirisė, pavarėsisė dhe ndėrtimit demokratik tė Kosovės”, - ka thėnė Krasniqi.


“Kosova e pavarur e demokratike do tė jetojė e zhvillohet dhe do tė pėrballet me sfidat e rritjes e tė pėrparimit”, ka thėnė ai.

Krasniqi ka shprehur besimin se institucionet e reja tė dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit do tė konstituohen shumė shpejt. Ai uroi tė gjithė qytetaret e Kosovės pėr kėtė festė tė madhe, duke kujtuar familjen e komandantit legjendar tė UĒK-sė Adem Jashari pėr flijimin qė bėri, por edhe miqtė ndėrkombėtarė qė i kontribuuan lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, e cila deri mė sot ėshtė njohur nga 75 vende tė botės.


Ndėrkohė edhe kryeministri nė dorėheqje Hashim Thaēi uroi gjithė qytetarėt e Kosovės mė rastin e tre vjetorit tė pavarėsisė. Ai tha se pavarėsia ėshtė meritė e gjithė popullit tė Kosovės. Ai kujtoi gjithė ata qė flijuan jetėn pėr tė realizuar idealin e shtetit tė Kosovės ndėrkaq falėnderoi edhe gjitha shtetet qė ndihmuan krijimin e shtetit tė Kosovės.

Kosovėn pėr tre vjetorin e pavarėsisė e ka uruar edhe Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar Pieter Feith. Ai tha se pas tri viteve, Kosova ka bėrė progres tė konsiderueshėm. “Ajo po i ndėrton institucionet demokratike tė cilat po funksionojnė gjithnjė mė efektshėm pėr tė siguruar njė Kosovė tė suksesshme, tė qėndrueshme, stabile dhe qė i kontribuon perspektivės evropiane dhe euroatlantike tė vendit. Kjo punė pėrfshin zbatimin e Propozimit Gjithėpėrfshirės pėr Statusin” thotė Feith. Ai ka pėrgėzuar Kosovėn pėr pėrpjekjet dhe rolin e saj nė sigurimin e tė drejtave tė komuniteteve, tė stabilitetit dhe tė bashkėpunimit nė rajon e mė gjerė.

Edhe Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi uroi tre vjetorin e pavarėsisė sė Kosovės pėrmes njė letre urimi drejtuar presidentit nė detyrė Jakup Krasniqi ku shprehu dėshirėn dhe urimet mė tė mira pėr konstituimin sa mė tė shpejtė tė institucioneve legjitime tė Kosovės, tė dala nga zgjedhjet e fundit tė pėrgjithshme.

Mė 17 shkurt 2008, Kosova u bė lajm i botės pėr vendimin historik. Entuziazmi qė pėrjetohet veē njėherė nė jetė shpėrtheu nė secilin skaj tė mundshėm tė vendit. Ishte festa qė duhej tė ndodhte. Por, realiteti i hidhur trokti mė shpejt sesa qė pritej. Vendi qė ka hyrė nė krizėn institucionale e politike nėntorin e kaluar, ende nuk ka krijuar institucionet e reja, as pas katėr muajsh. Koalicioni i pavarėsisė, i ndėrtuar nga Thaēi e Sejdiu, ka pėrfunduar i ndarė vetėm brenda tre vjetėve tė qeverisjes. Premtimi i hershėm i kryeministrit Hashim Thaēi pėr 100 njohje nuk ėshtė pėrmbushur as pėr 3 vjetėsh, ndėrsa vetėm 75 vende e kanė njohur shtetin e ri. Serbia, ka kėrkuar mendimin e Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr legjitimitetin e pavarėsisė, por ka marrė goditje kur ėshtė konfirmuar se pavarėsia ishte nė pėrputhje me tė Drejtėn ndėrkombėtare. Shtete mike tė shumta kanė lobuar pėr Kosovėn, ndėrsa nė Prishtinė njė rivalitet i pazakontė e ka karakterizuar Ministrinė e Jashtme dhe AKR-nė e Behgjet Pacollit. Kosova ėshtė anėtarėsuar nė FMN dhe nė Bankėn Botėrore, ndėrsa organizatat e tjera ndėrkombėtare, kanė mbetur larg dėshirės sė Prishtinės pėr tė marrė ndonjė vend.

Qeveria nė largim e Republikės sė Kosovės, nuk ka planifikuar tė organizojė asnjė aktivitet pėr tė shėnuar pėrvjetorin e tretė tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Ndėrsa, Komuna e Prishtinės ka paraparė qė tė ketė njė shfaqje teatrale, njė koncert pėr fėmijė, por edhe njė koncert pėr tė rritur, vizita tek varret e dėshmorėve, te varri i ish-presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova dhe ndezja e fishekzjarrėve.

_________________

Mos e merrni pėr dobėsi heshtjen time, se nėse foli nuk do tė mund ta pėrballoni!

D3M1
Administrator/e
Administrator/e

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 20774
Mosha : 27
Viti: : 29/01/1989
Vendbanimi: : Drenice
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 30/07/2009

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Super Re: Tre vjet shtet

Mesazh nga ● E.D.W-M ● prej Thu Feb 17, 2011 12:07 pm

Qy more oo pse ma ke marr emrin o vendas :P

Une po ja uroj edhe qetij bukuroshit Datlindjen Eduard Hotit :) :) :) I gzofsh tarzan veq se e paske emrin e mire edhe koke vendas i jemi :P

Mfal Ikud qe dola jash territorit te temes :P

_________________

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------
KESHILLA |

● E.D.W-M ●
Web-Master
Edward
Web-MasterEdward

Gjinija : Male

Numri i postimeve : 12031
Mosha : 27
Viti: : 02/05/1989
Vendbanimi: : N`Zemer te AnG3L .<3
Aktiviteti :
100 / 100100 / 100

Registration date : 04/01/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi